Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Biblotekat Publike
Public libraries

Biblotekat publike mund t’i përdorni falas, janë të hapura për të gjithë dhe përveq librave ofrojnë edhe muzikë dhe filma, informata të dobishme dhe përdorim të kompjuterave. Ju me siguri e keni një afër ku jetoni. Kjo fletushkë spjegon se çka ofrojnë biblotekat dhe çka mund të pritni nëse nuk keni qenë asnjëherë në biblotek.

Mirësevini në biblotekën tuaj

Si mund të më ndihmojnë biblotekat publike?

Vend ku mund të kaloni kohë

Ju nuk keni nevojë të jeni antarë të biblotekës që ta shfrytëzoni atë. Ju mund të antarsoheni vetëm nëse dëshironi të huazoni libra dhe sende të tjera. Çdokush mund të vijë dhe lexojë libra, gazeta apo revista, apo vetëm të gjeni qetësi.

  • punëtorët e biblotekës mund të ju ndihmojnë nëse nuk mund të gjeni se çka kërkoni dhe mund të ju përgjigjen pyetjeve tuaja nëse keni ndonjë, përndryshe ju nuk keni nevojë të flisni me ata.
  • Nëse anglishtja nuk është gjuha juaj amtare, bibloteka mund të ketë libra apo gazeta në gjuhën tuaj.

Gjeni informata

  • Biblotekat publike janë vende të shkëlqueshme për të gjetur informata. Ju mund të përdorni libra dhe kompjutera apo të merrni fletushkat me veti.
  • Punëtorët e biblotekës mund të ju referojnë që t’i kontaktoni njerëzit më të përshtshëm për këshilla në borxhe, edukim, punësim, shëndet, banim, imigrim dhe ndihma sociale. Ata mund të ju ndihmojnë me informata lokale për udhëtim, të ju tregojnë për shërbime lokale që ju duhen apo organizata komuniteti që janë të rëndësishme për ju.
  • Disa bibloteka poashtu kanë dhoma të cilat organizatat e komunitetit mund t’i përdorin për aktivitete dhe ngjarje.

Lexoni, Mësoni dhe Kënaquni

  • Nëse anëtarsoheni në biblotekë publike, të huazoni libra është falas. Ju zakonisht mund të huazoni kaseta, videokaseta, dvd, muzik nga çdo anë të botës dhe sende të tjera, por këto duhen të paguhen me çmim shumë të ulët.
  • Punëtorët mund të ju ndihmojnë të gjeni kurse në internet, të mësoni apo përmirsoni gjuhën angleze apo shkathtësi të tjera dhe të ju ndihmojnë ta shkruani historinë e punësimeve dhe studimeve tuaja (CV) që të kërkoni punësim.
  • Si ta përdorni internetin dhe t’i lexoni lajmet në gjuhën tuaj në biblotekë dhe si të dërgoni e-mail familjes dhe shoqërisë në shtete tjera.
  • Në disa bibloteka fëmijët tuaj mund të kenë ndihmë me detyrat e shtëpisë. Shpesh aty organizohen lexime të librave falas dhe ngjarje tjera që fëmijët mund të marrin pjesë, posaqrisht gjatë pushimeve shkollore. Poashtu ka aktivitete dhe lodra për foshnje.

Nëse unë nuk mund të shkoj në biblotekë a mundet bibloteka të vijë te unë?

  • Shërbimet e biblotekave të lëvizshme mund të ndalen afër shtëpisë tuaj apo kërkoni informata për shërbimet shtëpiake të biblotekës nëse nuk mund të delni jashtë pa ndihmë të dikujt.

Si mund të antarsohem?

  • Ju mund të anëtarsoheni në bibliotekë në çdo moshë, edhe si foshnje.
  • Disa shërbime të biblotekave publike kërkojnë një vërtetim të identitetit tuaj por disa kërkojnë më shumë. Pyetni punëtorët e biblotekës se çka ju duhet saktësisht.
  • Vërtetim i identitetit tuaj mund të jetë ndonjë dokument zyrtatar si fakturat e rrymës apo gazit apo një dokument nga Ministria e Punësve të Brendshme (Home Office) nëse jeni azil kërkues apo refugjatë.

Si mund ta gjej biblotekën më të afërt?

  • Çdo këshill lokal ka webfaqe me hollësira të biblotekave publike në pjesën ku janë të vendosur apo shikoni listën e të gjitha biblotekave publike në Britani të Madhe.

UK public libraries