Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Kujdesi për të lëshuarin nga spitali
Caring for Someone Coming Out of Hospital

Mund të jetë kohë me shumë brenga nëse kujdeseni për dikend që del nga spitali dhe ata nuk mund të kujdesen për vetëveten në të njejtën mënyrë para se kanë shkuar në spital.

Ju ndoshta nuk keni menduar të kujdeseni për dikend deri tani e edhe ju duhet të mësoheni me situatën e re - për shembull ta sjellni në shtëpi një kushëri të moshuar që ka jetuar vetëm përpara.

Ose ju ndoshta jeni kujdesur për dikend në shtëpi por tani nuk jeni të sigurt se a mund të kujdeseni më shumë për atë person që ju nevojitet më shumë ndihmë pasi që kanë dal nga spitali.

Qe pra disa informata që mund të ju ndihmojnë ta ballafaqoni këtë situatë:

  • Kush vendos për leshimin nga spitali.
  • Çka duhen të bëjnë punëtorët e spitalit kurrë pacienti del nga spitali
  • Si mund të ndihmoni për të siguruar se dita kur ata dalin nga spitali është oranizuar mire
  • Çfarë përkrahje ju dhe personi që ju kujdeseni mund të merrë pasi që del nga spitali
  • Çka të bëni nëse mendoni se ju nuk mund të kujdeseni për dikend
  • Si të bëni ankesë

Kush vendos për lëshimin nga spitali

Mjeku përgjegjës vendos për pacientin që është gati të del nga spitali - punëtorët në spital do të bisedojnë me ju për lëshimin nga spitali. Nëse mjeku thotë që pacienti është gati të del nga spitali do të thotë se ata janë të kënaqur që pacienti është mirë të del nga spitali përderisa ndonjë ndihmë e nevojshme vazhdon tu jipet atyre.

Ju duhet më shumë ndihmë? Udhëzimet se si është plani plani i duhur për lëshim nga spitali mund të gjindet nga Departamenti për Shëndet udhëzim për praktikim të mirë 'Libër për Lëshim nga Spitali' mund ta gjeni prej Departamentit për Shëndet PO Box 777 London SE1 6XH, Fax 01623 724524 ose nga Linja për Literaturë të Shëndetit 0800 555 777. Nëse ju duhet të flisni me dikend për këshilla që të vendosni se personi që ju kujdeseni është gati të lëshohet nga spitali.

Si duhet të veprojnë punëtorët e spitalit me lëshimin e pacientit

Kur mjeku vendos se pacienti mund të lëshohet nga spitali, punëtorët e spitalit duhen të kujdesen posaqërisht për ata që:

  • Jetojnë vetëm
  • Janë të shëndetligë dhe të moshuar
  • Personi që kujdeset për ta është i moshuar
  • Kanë sëmundje serioze ose paaftësi
  • Janë të sëmurë mentalisht
  • Kanë nevojë për ndihmë të posaqme (P.sh. ata që nuk mund ta kontrollojnë kohën kur duhen të shkojnë në nevojtore)
  • Kanë vështërsi të komunikojnë (p.sh. janë paralizuar nga goditja te tru)
  • Që kanë sëmundje të pashërueshme

Ky kujdes i posaqëm përfshin të bëj plane për lirim e pacientit (kjo quhet plan për lëshim nga spitali Hospital Discharge plan). Ky plan poashtu përfshin informata se çka duhet të bëhet për të siguruar se pacienti ka kujdes të mirë pasi që lëshohet nga spitali dhe kush është përgjegjës ta jap këtë kujdes.

Si mund të ndihmoni për të siguruar organizimin e duhur të ditës së lëshimit

Lëshimi nga spitali mund të jetë përvojë traumatike për pacientin dhe personin që kujdeset për ta. Punëtorët e spitalit duhen t'i bëjnë disa gjëra për tu siguruar që dita e lëshimit nga spitali të jetë pa presion. Ju mund të siguroheni se a është organizuar me rregull ajo ditë duke shikuar këto në vijim:

  • A është informuar pacientit bile 24 orë para lëshimit nga spitali
  • A është pregaditur transporti sipas nëvojes?
  • A janë kthyer pacientit të gjitha sendet me vlerë?
  • A është njoftuar Mjeku i Përgjithshëm (GP) se pacienti lëshohet nga spitali?
  • A ju kanë dhënë medikamentet e duhura pacientit deri në vizitën me Mjekun e Përgjithshëm?
  • A është informuar pacienti për simptomet të cilat ata duhen të kujdesen dhe ku të marrin ndihmë nëse kanë nevojë?

Ju dhe anëtarët e familjes ose miqtë, mund të ndihmoni që dita ë lëshimit të shkoj me rregull:

  • Nëse të duhura të sjellni rroba për jashtë në spital.
  • Të pregaditni mjet transporti nëse nuk është organizuar nga spitali
  • Të siguroheni që shtëpia e personit që shkon në shtëpi të jetë në rregull (p.sh. të jetë e pastruar dhe në rregull? Të jetë mjaft e ngrohtë. Të ketë mjaft ushqim dhe qumësht në shtëpi)
  • Nëse personi shkon në shtëpi vetëm të siguroheni që dikush të shkoj me të për disa orë ose disa ditë nëse është e nevojshme
  • Të siguroheni se nuk ka ndonjë pengesë në shtëpi (p.sh. diçka që rrëshqet nëse pacienti përdor paterica)

Çfarë përkrahje ju dhe personi që ju kujdeseni mund të merrë pas lëshimit nga spitali

Personi që ju kujdeseni mund të ketë disa nevoja të posaqme për përkrahje kur dalin nga spitali. Ju ndoshta poashtu brengoseni se sa mund të qëndroni pa ndihmë.

Megjithatë, është me rëndësi ta dini saktësisht se çfarë përkrahje mund të kenë - mos harroni, ndoshta është e mundshme që ju ose personi që ju kujdeseni, të keni të drejta ligjore për ndonjë lloj ndihme.Ndihma mund të organizohet (por nuk paguhet gjithmonë) nga Shërbimet e Shëndetit ose nga Shërbimet Sociale të autoritetit lokal. Nëse jo, juve ndoshta mund të ju ofrohet ndihmë pa pagesë prej ndonjë organizate siq janë organizatat vullnetare ose ndonjë grup vetë-ndihmues ose ju duhet të paguani për ndihmë private.

Ndihmat nga Shërbimet e Socialit mund të janë në përdorim të ju ndihmojnë të paguani shpenzimet e tepërta për kujdes. Nëse personit që del nga spitali i duhet ndihmë për nevoja personale ose mbikqyrje ose kanë problem me ecje ose të gjinden përreth ata ndoshta kanë të drejtë për ndihma për të paaftë. Nëse kërkoni njërën prej Fondit për Mbikqyrje Jetësore (Disability Living Allowance) ose Fond për Mbikqyrje kjo mund ta bëj të mundshme për ate që kujdeset për ju të merrë Fond për Kujdes ndaj Invalidëve ose ndonjë drejtë ndihme tjetër. Spitali mund të ketë departamentin e posaqëm i cili mund të ju këshilloj mëtej për ndihma dhe të ju ndihmojë të plotësoni formularet.

Shërbimet Shëndetsore

Shërbimet për Shëndet Kombëtar (NHS) ka për detyrë të paguaj për disa shërbime që ju nevojiten personit që ju kujdeseni. Kjo përfshinë:

  • Punën rehabilituese
  • Mjekim lehtësuese - kjo do të thotë tu jap kujdes e cila përfshinë lehtësim nga dhimbjet
  • Kujdes me afat të shkurtër - kjo do të thotë që personi i zakonshëm që kujdeset të pushojë
  • Përkrahje shëndetsore specialiste

Disa shërbime shëndetsore ofrohen nga spitali pasi që pacienti ka shkuar në shtëpi (p.sh. vizita në shtëpi nga fizioterapisti i spitalit ose terapistit për gjuhë) por shumica e kujdesit shëndetsor ofrohet nga shërbimet shëndetsore lokale.

Varësisht nga nevojat e personit, ndihma nga shëndetësia lokale mund të jipet nga Mjeku i Përgjithshëm (që thirret GP), motra lokale medicinale (district nurse), punëtorja e shëndetit, fizioterapisti/ja, motra psikiatrike nga bashksia komunale, terapistja për komunikim, ose këshilltar përkues, ose motër medicinale nga Macmillan ose Marie Curie.

Shërbimet Sociale

Personi që ju kujdeseni mund të ketë të drejtë të marrë Ndihma me Para prej Departamentit për Shërbime Sociale.

Mënyrat e ndihmave që mund të jipen përfshijnë:

  • Ndihmë praktike në shtëpi (p.sh. pastrim, blerjen e ushqimit, larjen dhe toaletin)
  • Përkrahje me mjete dhe pajisje për të paaftë
  • Adaptim të shtëpisë
  • Ushqime në shtëpi ose diku tjetër
  • Shtëpi të pleqëve
  • Shërbime me shoqërim (p.sh. dikush rrinë për periudhë të shkurtër me personin që ju kujdeseni)
  • Alarm shoqëror (p.sh. një pullë alarmuese ndodhet në shtëpinë tuaj që lidhet me shërbimet urgjente)

Nëse personi ka nevojë për ndihmë, punëtorja e socialit nga spitali ose dikush nga Departamenti Lokal për Shërbime Sociale duhet të ju vizitojë që të bëjë shqyrtimin e nevojat tuaja. Nëse mendoni se personit që kujdeseni i nevojitet shqyrtimin e nevojave dhe askush se ka përmendur deri tani, kontaktoni punëtoren e socialit të spitalit ose Departamentin Lokal për Shërbime Sociale. Numri i telefonit për departamentin lokal për shërbime sociale do të jetë i shënuar në librin e telefonave ndër emrin autoriteti tuaj lokal.

Nëse shqyrtimi tregon që personi ka nevojë për ndihmë, autoritetet lokale prapë duhen të vendosin nëse munden ose nuk munden të rregullojnë ose të ofrojnë shërbimet që janë të nevojshme. Fatkeqësisht nëse nuk ka mjete shërbimet ndoshta nuk mund të ofrohen edhe nëse personit i nevojiten. Edhepse, disa shërbime janë falas, disa duhen të paguhen.

Mos harroni ju mund të kërkoni të shqyrtohen nevojat tuaja nga shërbimet sociale të shihni se ju duhet përkrahje si kujdestare. Për ma shumë informata për vlerësim të kujdestar

Organizatat mirëbarëse dhe organizatat vullnetare

Ka plotë organizata mirëbërëse dhe organizata vullnetare të cilat ofrojnë ndihmë në mënyrë të ndryshme duke përfshirë:

  • Informata dhe këshilla
  • Kredi dhe të holla
  • Plane për pushime
  • Miqësi dhe bisedë me dikend që do të ju dëgjoj (counselling)
  • Mjet transporti

Ju mund poashtu të gjeni se disa organizata ju ofrojnë kujdes pasi që të delni nga spitali - kjo përfshinë të ju ofrojnë rehabilitim dhe tretmane shëndetsore.

Grupe për vetë-ndihmë

Mund të ketë grupe për vetë-ndihmë në pjesën tuaj ku jetoni që ju dhe personi që kujdeseni mund të i bashkangjiteni. Ju mund të takoheni me njerëz tjerë në situatë të njejtë me ju, merrni këshilla dhe informata për problemet i keni ju ndoshta mund të merrni përkrahje të drejtëpërdrejtë.

Ndihmë Private

Të kujdeseni për dikend ose dikush të kujdeset për ju, mund të kushtojë shumë shtrejtë kështu që është me rëndësi që të merrni sa më shumë ndihmë falas e cila ju takon para se të paguani për ndihmë private.

Të merrni ndihmë private ju mund ta bëni shpalljen ose përdorni ndonjë agjension që specializon të jap përkraje që ju duhet. Agjensionet lokale mund t'i gjeni në librin që quhet Yellow Pages (përmban adresa për çdo lloj shërbime). Para sa ta punësoni dikend ju lutem sigurohuni t'i kërkoni karakteristikat e personit - kjo do të thotë që duhet ta kontaktoni njerëzit që ai person ka punuar ma parë që të siguroheni që mund ta bëjnë punën mirë.

Çka të bëni nëse ndiheni që nuk mund të bëheni kujdestar

Mund të jetë shumë vështirë të merrni vendim që mos të vazhdoni të punoni si kujdestar/e për dikend ose pasi që ata lëshohen nga spitali.

Ju ndoshta mendoni që po i zhgënjeni por ju lutem mundohuni të mos ndiheni fajtor. Të kujdeseni për dikend nuk është lehtë ose nuk ju jap kënaqësi dhe të kujdeseni për dikend mund të jetë punë e rëndë fizike, emocionalisht dhe në mënyrë financiare.

Ju jeni kujdesur për dikend për kohë të gjatë dhe tani nuk mund të vazhdoni, ju do të keni vështirë të pajtoheni me këtë vendim. Ju mendoni se eshte afer koha që ju të merrni parasysh që të shkoni të vendbanoni në ndonjë shtëpi ku ju japin kujdes ose shtëpi të pleqëve po nuk jeni të sigurt se po merrni vendim të mirë.

Është me rëndësi që ta dini se ju mund të vazhdoni të kujdeseni për dikend edhe pse nuk jetojni në shtëpi të tyre - vetëm që kujdesi aty ofrohet në mënyrë të ndryshme. Dhe ju mund të gjeni se atje mund të kaloni me ata shumë më mirë se të ktheheni në fund të ditës në shtëpi shumë të lodhur.

Nëse ju nuk mund të vazhdoni të kujdeseni për personin që del nga spitali

Ju ndoshta duhet të merrni vendim të rëndsishëm shpejt pasi personi që ju jeni kujdesur është në spital, por mos u ndjeni të shtyer nga punëtorët e spitalit të cilët mund të ia qëllojnë se sa kohë mund të kushtoni të ofroni kujdes. Nëse ju duhet më shumë kohë të vendosni tregoni punëtorëve të spitalit. Është më mirë të jeni realist se të ngarkoni vetën dhe pastaj të gjeni se nuk mund ta bëni punën.

Nëse punëtorët e spitalit vazhdojnë të ju japin presion, që ju të kujdeseni për personin, edhe nëse ju thëni që nuk mundeni, ju mund të bëni ankesë ose mos pranoni të kujdeseni.

Si të bëni ankesën?

Nuk është lehtë të ankoheni por mund të jetë zgjidhja më e mirë për ju dhe personin që kujdeseni.

Nëse nuk jeni të kënaqur me planet e spitalit për personin që lëshohet nga spitali:

  • Çka duhet të bëni nëse personi që ju kujdeseni lëshohet nga spitali por ju mendoni që ata nuk janë të gatshëm ose ju mendoni që ju nuk mund të kujdeseni për atë
  • Çka të bëni nëse nuk jeni të kënaqur me vendimin që personin që ju kujdeseni ta dërgojnë vendbanim me kujdes ose shtëpi të pleqëve
  • Çka mund të bëni nëse nuk jeni të kënaqur me gjërat tjera nga planet e spitalit për personin që lëshohet nga spitali

Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën e kujdesjes për personin pasi është lëshuar nga spitali:

  • Çka të bëni nëse nuk jeni të kënaqur me përkrahjen nga shërbimet shëndetsore pasi që personi lëshohet nga spitali
  • Çka të bëni nëse nuk jeni të kënaqur me ndihmën nga shërbimet sociale pasi që personi lëshoet nga spitali

Çka duhet të bëni nëse personi që ju kujdeseni lëshohet nga spitali por ju mendoni që ata nuk janë të gatshëm ose ju mendoni që ju nuk mund të kujdeseni për atë

Filloni duke i treguar motrës medicinale përgjegjëse. Nëse nuk arritni sukses atëhere i shkruani kryepunëtorit kryesor të spitalit ose drejtorit (General Manager/Chief Executive) dhe kërkoni që ta rishqyrtojnë rastin për vendimin për lëshim nga spitali personin që ju kujdeseni.

Ju mund poashtu të refuzoni të kujdeseni për dikend kur ata lëshohen nga spitali dhe mundohuni të shtyni shërbimet të bëjnë pregaditjen e planit tjetër për kujdesin e tyre. Ose ju mund ta pyesni që ai person të vazhdojë të rrijë në spital derisa të gjindet ndihma e duhur.

Çka të bëni nëse nuk jeni të kënaqur me vendimin që personin që ju kujdeseni ta dërgojnë në vendbanim me kujdes ose shtëpi të pleqëve

Pacienti mund të refuzojë që të dal nga spitali por ata nuk kanë të drejtë të rrinë në spital gjithmonë. Nëse kjo ndodh atyre duhet të ju ofrohet ndihma në shtëpi. Nëse nuk jeni të kënaqur me kujdesin që ju ofrohet ju mund te kerkoni nga autoritetet lokale për shëndet ku pacienti jeton ta rishqyrtojnë vendimin për mosvazhdimin e kujdesit në spital. Nëse kerkohet nga autoritetet për shëndet ta rishqyrtojnë vendimin ata duhet ti japin sqarimin e vendimit pacientit brenda 2 javëve. Nëse nuk jeni të kënaqur me vendim kontaktoni Funkcionarin për mbrojtjen e drejtave të shërbimeve shëndetsore (Health Service Ombudsman)

Çka mund të bëni nëse nuk jeni të kënaqur me gjërat tjera nga planet e spitalit për personin që lëshohet nga spitali

Ja filloni ankesën jo formale me motrën medicinale të përgjegjëshme. Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjegjen e tyre bëni takim me specialistin. Nëse ende nuk jeni të kënaqur telefononi të bëni takim urgjent me Kryepunëtorin e spitalit ose drejtorin. Nëse prapë nuk jeni të kënaqur bëni ankesë formale me shkrim. Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjegjen e spitalit kontaktoni Funkcionarin për mbrojtjen e drejtave të shërbimeve shëndetsore (Health Services Ombudsman).

Çka të bëni nëse nuk jeni të kënaqur me përkrahjen nga shërbimet shëndetësore pasi që personi lëshohet nga spitali

Ja filloni duke biseduar me profesionalistat shëndetësor por nëse nuk jeni të kënaqur ju mund të bëni ankesën me autoritetet shëndetsore lokale (Health Authorities) ose me Këshillin për shëndet komunal (Community Health Council) ose Këshillin Lokal për Shëndet (Local Health Council (Në Skotlandë).

Çka të bëni nëse nuk jeni të kënaqur me ndihmën nga shërbimet sociale pasi që personi lëshoet nga spitali

Kontaktoni Departamentin për Shërbime Sociale (Social Services Department) dhe kerkoni të bisedoni me personin që merret me ankesa. Nëse nuk keni sukses atëhere i shkruani Drejtorit të shërbimeve sociale ose kontaktoni këshilltarin lokal (Local Councillor).

This document was provided by Carers UK.