Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Mbikujdesi në komunitet – përmbledhje
Community Care - an overview

Përmbledhje e shkurtër

Kjo fletushkë ju jap informata për mbikujdesin në komunitet, vlerësimet, planet e mbikujdesit dhe rishqyrtimet.

  • Çka është mbikujdesi nga komuniteti?
  • Çfarë shërbime janë në dispozicion?
  • Kush ka të drejtë për shërbime të mbikujdesit nga komuniteti?
  • Si mund ta bëjë vlerësimin për mbikujdes?
  • Çka është vlerësimi i mbikëqyrësve?
  • Çka është plani i mbikujsesjes?
  • Shërbimet dhe pagesat direkte
  • Vlerësimet, rishikimet dhe rivlerësimet
  • Ankesat

Përshkrim

Çka është mbikujdesi nga komuniteti?

Mbikujdesi nga komuniteti janë disa lloj shërbime që ju jipen për ti përkrah njerëzve që ju nevojiten. Deprtamenti i shërbimeve sociale lokale e kanë për detyrë të ju shërbejnë me mbikujdes nga komuniteti.

Çfarë shërbime janë në dispozicion?

Mbikujdesi nga komuniteti mund të ju përkrahin me këto shërbime:

Strehim – ofrohet strehim me përkrahje apo strehim i pavarur, mbikujdes residental apo shërbime për mbikëqyrje afat shkurtër

Kujdes shëndetsor – kjo mund të ju ndihmojë me nevoja personale shëndetsore apo me nevoja shëndetsore mentale.

Kujdes personal – ndihmë me veshmbadhje, ushqim apo pastrim.

Nevoja sociale – ndihmë me aktivitete gjatë kohës së lirë dhe përkrahje me punë sociale.

Punësim – kjo mund të ju ndihmojë me pregaditje për punësim apo për punësim të përkrahur.

Arsim – kjo mund të ju ndihmojë nëse dëshironi të vazhdoni të studjoni më tutje.

Financa – kjo mund të ju ndihmojë me fonde.

Kush mund të bëjë kërkesë për shërbime nga mbikujdesi nga komuniteti?

Mbikujdesi nga komuniteti ju ofrohet njerëzve të cilëve ju duhet më shumë ndihmë në një apo në më shumë mënyra tjera. Kjo mund të përfshijë:

  • Njerëzit me aftësi të kufizuara
  • Njerëzit me aftësi të kufizuara fizike apo njerëzit e verbër apo shurdhër
  • Njerëzit me nevoja shëndetsore mentale
  • Pleqët

Shërbimet ju ofrohen fëmijëve dhe të rriturve. Çdokush nuk mund ketë të drejtë për shërbime nga komuniteti. Shërbimet e socialit duhet të vlersojnë nevojat e personave për të shqyrtuar a kanë të drejtë për këto shërbime.

Nëse rastet janë urgjent, shërbimet mund të ju ofrohen para se të bëeht vlerësimet e duhura, mirëpo vlerësimi duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundshme.

Si do të vlerësohen nevojat tuaja?

Vlerësimi nga komuniteti duhet ti konsiderojë të gjitha nevojat e personit duke përfshirë:

  • Strehim
  • Kujdes shëndetsor
  • Kujdes personal
  • Nevojat sociale
  • Punësim
  • Arsim
  • Financa

Vlerësimi mund të bëhet në shtëpinë e personit, qendër shëndetsore, apo në qendrat e shërbimet e socialit. Punëtori/ja e socialit zakonisht e bënë vlerësimin por edhe profesionale të tjerë mund të përfshihen në proces si mjeku personal, infermjeret, apo terapistët. The Valuing People White Paper (2001) që dmth në Britani të Madhe propozim për ndonjë lloj ligji apo aksioni rekomandon që personat që kujdesen për ndonjë person me nevoja për mbikëqyrje apo personat që punojnë me personat me nevoja për mbikëqyrje duhet të jenë prezent gjatë vlerësimit.

Gjatë vlerësimit personi në pyetje duhet të i përgjigjet disa pyetjeve si:

  • Gjërat që janë në gjendje apo nuk janë të gjendje të i bëjnë
  • Gjërat që kanë vështërsi të i bëjnë
  • Nevojat e tyre të posaqme siq janë ushqimet që i ngrëjnë apo fenë të cilën e vijojnë

Si mund të bëjë këtë vlerësim?

Nëse mendoni se keni nevojë për këto shërbime ju mund ta kontaktoni departamentin lokal për shërbime të socialit dhe kërkoni për vlerësim të mbikujdesit nga komuniteti (Community Care Assessment).

Personi që kujdeset për ju, anëtarët e familjes, miqtë apo profesionalët shëndetsor mund të bëjnë kërkesë për këtë lloj vlerësimi nëse ata mendojnë që ndonjë person ka nevojë për shërbime.

Shërbimet e socialit e kanë për detyrë që ta vlerësojnë çdo person që mendon se ka nevojë për shërbime nga mbikujdesi nga komuniteti. Disa nga departamentet e shërbimet e socialit mund të ju telefonojnë për rastin tuaj të vendosin se sa urgjent është rasti juaj.

Ju mund të bëni kërkesë për vlerësim nëse ju apo për dikend që ju e njihni ka:

  • Ka nevojë për përkrahje dhe mbikujdes social
  • Nëse ju shpërnguleni të jetoni në një vend tjetër

Udhëzimi nga autoritetet lokale thotë që vlerësimet duhet të bëhen për një kohë teë shkurtër, kjo mëvaret nga rastet individuale. Që vlerësimet të bëhen për një afat kohe të arsytueshme shërbimet e socialit nuk mund të përdorin si arsyetim mungesën e punëtorëve për vlerësimet e bëra me vonesë.

Shërbimet e socialit mund të refuzojnë vlerësimet për mbikujdes nga komuniteti. Mirëpo ata duhet të ju japin arsyet për vendimin e tyre.

Çka do të thotë vlerësimi i personit mbikëqyers?

Nëse ju jeni person që kujdeseni rregullisht pa pagesë për ndonjë person me aftësi të kufizuara ju mund të bëni kërkesë për vlerësim për nevojat tuaja si mbikëqyrës.

Mbikëqyrësi mund të kërkojë për vlerësm edhe nëse personi që ata kujdesn nuk dëshiron të vlerësohet.

Çka do të thotë Plani i kujdesit (Care Plan)?

Plani i kujdesit është vlerësimi i shënuar me shkrim. Plani për kujdes duhet ti përfshijë këto në vijim:

  • Objktivat; specifike dhe ato të përgjithshme
  • Kriteriet për ti vlerësuar objektivat
  • Shërbimet në dispozicion
  • Agjensionet e inkuadraura
  • Shpenzimet e personit me nevoja
  • Opcionet e tjera që janë konsideruar
  • Nevojat që nuk mund të përmbushen
  • Personi i emëruar që është përgjegjës për ta zhvilluar planin për kujdes
  • Datën e rishikimit të parë të rastit

Shërbimet e socialit e kanë për detyrë të ju shërbejnë me atë shërbime që i kanë pranuar me shkrim në planin e kujdesit. Këto shërbime duhet të ia fillojnë brenda një kohe të arsyetueshme. Nëse do të ketë vonesa, shërbimet e socialit mund të ju ofrojnë këto shërbime me afat të shkurtër. Nëse do të ketë vonesa afat gjate ju duhet të informoheni se sa gjatë duhet të pritni dhe për arsyet e vonimit. Ju duhet ta keni një kopje të planit për kujdes.

Shërbimet dhe pagesat direkte

Shërbimet e shkruara në planin për kujdes zakonisht jipen direkt nga shërbimet e socialit apo nga mbikëqyrësit e pamëvarur. Nëse mbikëqyrësit e pamëvarur ju ofrojnë kujdes, shërbimet e socialit ende e kanë për detyrë të takojnë nevojat e personit për mbikujdes nga komuniteti. Personi mund të ketë opcion që pagesat të bëehen nga shërbimet e socialit që personi me nevojë të paguajë për shërbime, kjo ndodh nëse personi është në gjendje të punojë me të holla vetëvetiu apo me ndihmë nga dikush.

Vlerësimet, Rishqyrtimet e rastit dhe rivlerësimet

Shërbimet nuk mund të redukohen, të ndalohen apo të ndryshohen para se të bëhet rivlerësimi. Megjithatë shërbimet mund të ndryshohen përderisa i takojnë nevojat e personit.

Personat duhet të bëjnë kërkesë për rishqyrtim të rastit apo rivlerësim nëse:

  • Janë të pakënaqur me ndonjë pjesë të plani për kujdes
  • Ju duhet shërbime plotësuese apo shërbime të tjera
  • Diçka në jetën e tyre ka ndryshuar përshembull janë shpërngulur të jetojnë në një vend tjetër apo ju ka lindur foshnja
  • Në disa raste pasi që është kompletuar rivlerësimi nga shërbimet e socialit ata mund të vendosin të i ndërprejnë apo redukojnë apo ndryshojnë shërbimet nëse nëse njëra nga disa këto kushte në vijim janë gjetur:
  • Nevojat e personit kanë ndryshuar
  • Nevojat e personit mund të takohen në mënyra të tjera
  • Kriteriet e autoriteteve për pranushmëri janë ndryshuar, kështu që personi
  • nuk ka më të drejta për shërbimet në dispozicion
  • personi nuk dëshiron të i pranojë ato shërbime
  • personi sillet në mënyrë të parsytueshme

Ankesat

Nëse personi që është duke i pranuar këto lloj shërbime dhe nuk është i kënaqur me vlerësim apo procesin e planit për mbikëqyrje ka të drejtë të bëjë ankesë. Ligji kërkon që të gjitha departamentet e shërbimeve të socialit ta kenë procedurën e tyre të ankesave dhe kopjet e tyre mund ti gjeni në departamentin lokal të shërbimeve të socialit.

Termet e përdorura në këtë fletushkë:

  1. Eligibilty Criteria – kriteriet e pranushmësrisë
  2. Means test – është një lloj testi që i shikon të ardhurat e personit për të shikuar se a kualifikohet ai pëerson për ndihmë financiare
  3. Advocate – është një person që i ndihmon dikujt me aftësi të kufizuara mentale apo fizike për të tu siguruar që ai person i merr shërbimet e duhura poashtu edhe të flet për të drejtat e atij personi
  4. Care manager – është personi i cili/a i shkruan dhe i implementon shërbimet për personat me aftësi të kufizuara
  5. Income – të ardhurat në një familje pas pagesave të taksave. Kjo përfshin pagat, kreditet taksore, ndihmat financiare dhe të hollat tjera.
  6. White Paper – raport që përshruan hollësirat e ndryshime që do të bëhen nga shteti.

Weblinks:

Të gjeni më shumë informata për udhëzime ligjore pët të drejtat e mbikëqyrëve shikoni uebfaqen

http://www.carersnet.org.uk/acts/html

Më shumë informata për mbikëqyrje nga komuniteti

http://direct.gov.uk/DisabledPeople/HealthandSupport/HealthandSocialCareAssessments/fs/en

http://www.direct.gov.uk/CaringforSomeone/fs/en

Për informata të mëtutjeshme për pagesat direkte shikoni

http://www.dh.gov.uk/assetRoot/04/06/92/62/04069262.pdf

This document was provided by Mencap, http://www.mencap.org.uk