Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Shërbimet vazhduese për kujdes shëndetsor nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS)
Continuing NHS health care services,

si rezultat i invaliditetit; sëmundjeve kronike apo pas tretmaneve në spital

Nëse i plotësoni kushtet ju mund të pranoni shërbime shëndetsore nga disa vende – në spital, në shtëpinë tuaj, në qendra kujdesi, në spitale apo në qendra ditore, ose në qendrat ku kujdesen për gjendjen emocionale dhe shpirterore të pacientëve me sëmundje terminale (hospice). Udhëzimet nga autoritetet cekin se mbikëqyrja e vendosur nuk është e vetmja dhe e drejtë vendimtare për të vazhduar mbikëqyrjen shëndetsore nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS).

Shërbimet mund të përfshijnë:

  • kujdesi i plotë shëndetsor në shtëpinë tuaj apo në qendra tjera;
  • rehabilitimi dhe shërbimet shëruese;
  • përkujdesje lehtësuese - lloj përkujdesje nga specialistët shëndetsor për t’i lehtësuar simptomet e pacinetëve me sëmundje terminale;
  • ky sherbim i ofrohet pacientit me nëvoje për ndihmë të vazhdueshëm, jipet për kohë të shkurtër, zakonisht të zëvendësohet personi i cili rregullisht kujdeset për pacientin dhe i nevojitet pushim apo janë të sëmurë;
  • përkrahje me kujdes special shëndetsor;
  • pajisje speciale shëndetsore;
  • transport të posaqëm;

Kujdesi i plotë shëndetsor në shtëpinë tuaj apo në qendra tjera

Nëse shqyrtohet situate juaj banesore dhe shëndetësore por kujdesi shëndetsor është primar, kujdesi është përgjegjësi dhe do të financohet nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS).

Në shumë raste, kujdesi do të jipet në qendra te posaqme dhe të gjitha shpenzimet si strehimi, kujdesi personal dhe shëndetsor janë përgjegjësia e Kujdesit Primar (Primary Care Trust). Mirëpo kujdesi mund të ju jipet në qender përkujdesi, spital, në qendra përkujdesje lehtësuese nga një numër i madh i specialistëve shëndetsor për pacinetët me sëmundje terminale apo në shtëpinë tuaj.

Rehabilitimi dhe shërbimet për shërim

Rehabilitimi dhe shërbimet për shërim duhet ta nxitin shërimin dhe pavarësinë tuaj dhe ofrohet nëse keni pas operim të rëndësishëm, keni vuajtur nga sulmi në zemër, goditje apo nëse vuani nga ndonjë sëmundje terminale dhe keni tejkaluar një periudhë shumë të vështirë. Këto shërbime mund të vazhdojnë për disa javë apo muaj dhe mund të përfshijnë terapi për të folur apo me gëlltisje, fizioterapi për të ju ndihmuar me lëvizje apo shkathtësi apo terapistët të cilët i idetifikojnë nevojat tuaja për t’i përballuar kujdesin personal dita më ditë dhe të ju ndihmojnë me përdorimin e pajisjeve të përshtatshme dhe adaptimet me pajisje në shtëpinë tuaj. Poashtu mund të përfshijë edhe ndihmë për periudhën e shërimit që të fitoni vetëbesim të ktheheni në shtëpinë tuaj pasë një tretmani kritik në spital. Kujdesi ndërmjetësues ka për qëllim të plotësoj të njejtin rol por është rreptësisht i kufizuar në kohë.

Përkujdesje lehtësuese (Palliative Care) - lloj përkujdesje nga specialistët shëndetsor për t’i lehtësuar simptomet e pacinetëve me sëmundje terminale

Ky term përdoret për të përshkruar kujdesjen nga shumë ekipe profesionale. Është i projektuar për të përkrahur juve dhe familjen tuaj kur ndonjë sëmundje mund të shkakton vdekje dhe tretmanet nuk ju ndihmojnë. Këto shërbime janë të dizajnuara për të ju rehatuar dhe për tu siguruar jetë të mirë kualitative për ju dhe famijlen tuaj. Kështu që kjo mund të përfshijë kontrollim dhe kujdesje për dhimbjet tuaja dhe simptomet e tjera fizike.

Përkrahjaemocionale gjatë sëmundjes janë komponentët krysor të këti lloj kujdesi. Shikojeni pjesën nën ‘organizata të dobishme’ ku mund të gjeni iformata për organizatat bamirëse që ofrojnë përkrahje për pacientët me sëmundje terminale, pacientët me kancer dhe familjet e tyre.

Kujdes zëvendesues (Respite Health Care) Ky lloj kujdesi ofrohet për kohë të shkurtër, zakonisht kur personit që kujdeset për pacientin i nevojitet pushim apo janë të sëmurë

Kujdesi I përkohshëm shëndetësor e përshkruan një periudhë zëvendesimi i personit i cili kujdeset rregullisht për pacient në shtëpinë e tyre, zakonisht ndonjë i afërm apo shok/shoqe i/e afërt. Kjo lloj ndihme ofrohet kur ky personi është sëmurë apo ju nevojitet pushim.

Nëse ju nuk keni të drejtë për këtë lloj ndihme nga organizata për shëndet primar atëherë ju mund ta rregulloni këtë nga autoritetet lokale. Në këtë rast ndoshta kërkohet nga ju që të paguani për këtë lloj përkujdesje. Nëse autoritetet lokale kërkojnë nga ju që të paguani për shpenzimet e këtë lloj përkujdesje dhe rregullon që ju të shkoni në qendër për mbikëqyrje, atëhere Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS) duhet ta kenë përgjegjësinë për shpenzime. Këta poashtu duhen të rregullojnë dhe paguajnë për këtë lloj përkujdesje të nivelit adekuat posaqërisht për ata pacientë që gjatë kësaj periudhe ju nevojitet apo përfitojnë nga rehabilitimi aktiv.

Organizata vullnetare që quhet ‘Crossroads’ mund gjithashtu të ju ndihmojë me këtë lloj ndihme – në shtëpinë tuaj në vend se në qendra tjera me apo pa lidhje me shërbimet e sigurimit. Ju ndoshta duhet të paguani për këtë lloj shërbimi. Shikoni pjesën nën ‘organizata të dobishme’ nëse këto organizata ofrojnë shërbime në vendin ku jetoni.

Tranporti i posaqëm

Ambulancadhe format tjera të posaqme të transportit mund të përdoren nëse gjendja juaj shëndetësore kërkon të pranoni tretmane special shëndetësore. Kjo mund të përfshinë:

  • transporti në spital apo qendra tjera shëndetsore;
  • transporti urgjent në qendër përkujdesje;
  • udhëtime jo urgjente në dhe nga qendrat shëndetsore për njerëzit që jetojnë në shtëpi të tyre apo në shtëpi përkujdesje.

Ky lloj transporti mund të miratohet dhe organizohet nga punëtori shëndetsor (mjeku, infermjerja etc).

Përkrahje dhe pajisje specialiste shëndetsore

Shërbime të tjera për të cilat keni të drejtë dhe nuk paguhen dhe nëvojat për shërbime ju janë shqyrtuar përfshijnë:

  • këshilla dhe tretmane specialiste mjekësore të rralla por të vazhdueshme;
  • kujdes special siq janë këshilla për njerëz me probleme të mbajtjes së urinës, kujdes për personat që kanë vrimë të hapur në trupin e tyre nga kirurgu për shkaqe shëndetsore, këshilla për diabetët apo shërbimet nga komuniteti siq janë fizioterapia, terapi për gjuhë dhe të folur dhe kiropodi;
  • vata vetëpërmbajtëse, pajisje të rëndsishme dhe pajisje për përkujdesje;
  • disa lloje të shërbimeve nga komuniteti për pajisje duke perfshire ulese per lirimin e nevojave personale, pajisje për lehtësimin e lëndimeve gjatë shtrirjes së gjatë në shtrat;
  • pajisje speciale mjekësore si pajisjet speciale për ushqim këto mund të merren vetëm nga spitali nuk mund të përshkruhen nga mjeku.

Nevojate vazhdueshme për kujdes primar dhe shërbimet shëndetsore nga komuniteti

Pa marrë parasysh se ku jetoni, ju keni nevojë për mjek të përgjithshëm (GP) dhe mund të keni nevojë për shërbime tjera shëndetsore nga komuniteti si për dentist dhe mjekë të syve (okulist).

Ju duhet të jeni të regjistruar me mjek të përgjithshëm dhe të pranoni të njejta shërbime pa marrë parasysh ku jetoni në shtëpinë tuaj apo në ndonjë qendër tjetër shëndetsore. Ju nuk keni nevojë të paguani më shumë nëse jetoni në qendra shëndetsore. Ju gjithmonë duhet të keni mundësi të përdorni shërbimet e dentistëve dhe mjekëve të syve. Nëse për shkaqe shëndetsore ju nuk mund ti vizitoni këta në qendrat e tyre, ju nuk keni nevojë të paguani më shumë nëse ju vizitojnë në shtëpi. Në disa raste është e nevojshme të shkoni në qendrat e tyre nëse ju nevojiten të përdoren pajisje specialiste që nuk mund të barrten në shtëpinë tuaj.

Shënim: Përkujdesja nga infermjeret dhe përkujdesi ndërmjetësues të paguara dhe të regjistruara nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS) mund të jenë opcion për dikend me nevoja të vazhdueshme shëndetsore. Këto nuk hyjnë nën kategorinë e shërbimeve shëndetsore të vazhdueshëm nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare.

Organizata të dobishme

Commission for Social Care Inspection (CSCI), 33 Greycoat Street, London SW1P 2QF, helpline 0845 015 0120 (local call rate), website: www.csci.org.uk. CSCI është organizatë që ka përgjigjësi për regjistrimin dhe inspektimin e shërbimeve të përkujdesjes duke përfshirë edhe qendrat e tjera për përkujdesje në Angli. Ju mund të bëni ankesë në kët organizatë nëse jeni të paknaqur me kujdesin që ju japin në qendër përkujdesi. Nëse telefononi linjën për ndihmë ata mund të ju japin hollësirat e zyrës që është përgjegjëse për qendrat e përkujdesjes në pjesën ku ju jetoni.

The Healthcare Commission, Finsbury Tower, 103-105 Bunhill Row, London EC1Y 8TG, tel: 020 7448 9200, website: www.healthcarecommission.org.uk Email: [email protected] Kjo organizatë është rregullatore e kujdesit shëndetsor privat, vullnetar dhe nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare në Angli.

Health Service Ombudsman, Millbank Tower, Millbank, London SW1P 4QP, tel: 020 7217 4051, enquiryline: 0845 015 4033 (local call rate), website: www.ombudsman.org.uk. Raportet e publikuara nga kjo organizatë mund të gjinden në uebfaqen e tyre ose mund të telefononi për ti blerë këto raporte.

NHS Direct, 0845 46 47 (local call rate) është linjë telefonike për ndihmë 24 orë nga NHS. Mund të ju jap hollësira për pjesët që mbulohen nga Organizatat për Kujdes primar në Angli. Poashtu mund të ju jap procedurat e ankesave dhe si të kontaktoni me Shërbimet ndërmjetësuese dhe këshilla për pacient (PALS).

Office of Fair Trading, Fleetbank House, 2-6 Salisbury Square, London EC4Y 8JX, tel: 020 7211 8000, consumer helpline 08457 22 44 99 (local call rate), website: www.oft.gov.uk. The booklet Fair Terms for Care can be ordered by writing to OFT PO Box 366, Hayes UB3 1XB or by calling 0870 60 60 321 (national call rate).

Hospice Information, Help the Hospices, Hospice House, 34-44 Britannia Street, London WC1X 9JG, tel: 0870 903 3 903 (national call rate), website: www.hospiceinformation.info/index.asp. Informatat janë të prodhuara së bashku me St Christofer’s hospice dhe Help the Hospices dhe ofron shërbime publikut dhe profesionalve informata për kujdesin lehtësues nga një numër i madh i specialistëve shëndetsor për pacientët me sëmundje terminale Britani të Madhe dhe anembanë botës.

Macmillan Cancer Relief, 89 Albert Embankment, LondonSE1 7UQ. Cancerline 0808 808 2020 (free call), website: www.macmillan.org.uk. Macmillan mund të mundëson përkrahje profesionale me infermjere të macmillan dhe profesionalët e tjerë shëndetsor. Ofron edhe shërbime për fonde për pacientët dhe informata dhe përkrahje emocionale nga linja telefonike falas që quhet Cancerline.

Marie Curie Cancer Care, 89 Albert Embankment, London SE1 7TP, tel: 020 7599 7777, website: www.mariecurie.org.uk. Marie Curie Cancer Care jap ndihmë për pacientët me sëmundje të kancerit dhe familjet e tyre në shtëpi të tyre apo në qendra shëndetsore për pacientët me kancer çdokund në Britani të Madhe. Kjo organizatë poashtu bënë edhe studime të mëtutjeshme për kancer dhe shkaqet e kancerit.

Crossroads - Caring for Carers, 10 Regent Place, Rugby, Warwickshire CV21 2PN, tel: 0845 450 0350 (local call rate), website: www.crossroads.org.uk. Kjo skemë është e udhëhequr nga mbikëqyrësit me më shumë se 200 skema të pamëvarura në Angli dhe Uells. Ata mund të japin mbikëqyrje praktike me një mbikëqyrës të trajnuar për të zavendësuar mbikëqyrësin që rregullisht kujdeset për pacientin. Kjo mund të zgjat për një orë në javë apo gjatë tërë natën apo të lejojë mbikëqyrësin e rregullt të shkojë në pushim. Këto shërbime ndryshojnë prej një skeme nga tjetra dhe mëvaret nga nevojat lokale dhe fondet në dispozicion.

This document was provided by Age Concern, May 2004. www.ageconcern.org.uk