multikulti

Si merrni prodhime për lehtësimin e jetës

Getting Products that Help Make Someone's Life Easier

Ekzistojnë shumë prodhime - duke ja filluar prej gotave me dy mbajtëse deri te karriga elektrike - të cilat janë të përpiluara t'i ndihmojnë njerëzve të paaftë ta kalojnë jetën më lehtë.

Është e vlefshme të kaloni kohë ta shikoni këtë. Ju mund të gjeni përkrahje nga ndonjë ndihmë që bënë ndryshim të madhë në personin që ju kujdeseni. Ju poashtu mund të merni ndihmë me çmimet për prodhimet ose bile t'i merrni falas.

Ku mund t'i merrni prodhimet për përkrahje?

Ka disa vende ku mund të merrni ndihmë për përkrahje dhe pajisje,varet se çka ju duhet. Disa organizata - siq janë këshilli lokal ose autoritetet për shëndet - ndoshta mund të ju japin disa prodhime falas ose për çmim shumë të volitshëm kështu që është e vlefshme të shikoni sëpari se çka mund të ju ofrojnë.

Prodhimet për përkrahje shëndetsore ju mund t'i kërkoni nga autoritetet shëndetsore

Ju duhet ta kontaktoni mjekun e përgjithshëm (GP) të personit që ju kujdeseni nëse ju duhet njëra prej këtyre prodhimeve ose prodhime tjera shëndetsore:

Nëse personi që ju kujdeseni sapo është duke dalur nga spitali, specialisti në spital duhet të ju jap pajisjet që ju nevojiten kurrë kthehen në shtëpi.

Ju lutem mos harroni shumica e këtyre prodhimeve janë falas ose duhet të paguani pak të holla.

Prodhimet për përkrahje jo-shëndetsore ju mund t'i merrni nga këshilli lokal

Kontaktoni departamentin lokal të këshillit për shërbime sociale (Local Councils Social Services Department) nëse ju duhet përkrahje jo-shëndetsore me ndihmë dhe pajisje të ju ndihmojë me jetën e përditshme (p.sh. pajisje për ndihmë që të ecni etj.)

Ju duhet ta kontaktoni Departamentin për Punë Sociale (Social Work Department) nëse jetoni në Skotlandë ose Shëndet dhe Shoqëria për Shërbimet Sociale (Social Services Trust) nëse jetoni në Irlandën Veriore.

Ju lutem mos harroni shumica e këtyre prodhimeve janë falas ose duhet të paguani pak të holla.

Prodhimet që ju mund t'i merrni nga Departamenti për Punë dhe Pensione t'i ndihmojnë me punën e tyre

Departamenti për punë dhe pensione ka disa plane që japin ndihmesa dhe pajisje që të ju ndihmojnë njerëzve me paaftësi ta bëjnë punen e tyre. Kjo përfshinë sende si kompjutera të posaqëm dhe numërues që flet të cilat jipen falas.

Bursat janë poashtu në posedim për t'i ndihmuar punëdhënsve ta bëjnë vendin e punës më të përshtatshme për personat e paaftë.

Ju lutem kontaktoni Qendren Lokale për Punësim (Job Centre) për më shumë informata.

Huazimet, merrni me qirra ose t'i bleni nga organizatat bëmirëse, organizatat mirëdashëse dhe grupet për vetë-ndihmë

Eksizton një numër i madh i organizatave që huazojnë, japin me qirra ose shesin ndihmesa dhe pajisje:

Kompaniat nga të cilat ju mund të bleni prodhime

Ju mund të bleni pajisje nga disa kompania në shumicën prej tyre mund t'i porositni dhe ata të ju dërgojnë me postë për personat që nuk mund t'i vizitojnë dyqanet. Para se të bleni diçka me postë është ide e mirë nëse këshilloheni nga terapistja në detyrë (Occupational Therapist) nga Departamenti Lokal për Shërbime Sociale.

Fondacioni për Jetën e të Paaftëve (Disabled Living Foundation) mund të ju jap informata për prodhime. Ata mund të kontaktohen në 0845 130 9177.

Çka të bëni nëse doni t'i ndërtoni pajisjet dhe ndihmesat vetë

Nëse dëshironi të ndërtoni ndihmesat dhe pajisjet vetë ja disa libra që ju rekomandojmë të filloni punës:

Handmade helps for disabled living, nga Stuart Granger
Batsford £12.99 ISBN 0 7134 3935 1

I can do it myself nga Wounter Van Leeuwen and Hans Elzenger
£6.95 ISBN 0 907 349315

Ku mund t'i shikoni dhe provoni prodhimet për përkrahje para se t'i bleni, huazoni ose i merrni me qirra?

Ka disa mënyra në të cilat ju mund të caktoni takim për t'i shikuar ndihmesat dhe pajisjet para se t'i bleni, huazoni ose i merrni me qirra:

Qendra për Jetë të Pavarur për të Paaftë (Disabled/Independent Living Centre)

Nëse shkoni në qendër bisedoni me terapisten në detyrë - specialiste në paaftësi - se çka ju duhet dhe pastaj t'i provoni prodhimet për përkrahje.

Të gjeni se ku është qendra lokale për ju kontaktoni Këshillin e Qendrave për Jetë të Pavarur.

Qendra për mjete për të verbër dhe për njerëz me pamje të dobët

Ka përreth 50 qendrave në Britani të Madhe ku mund të këshilloheni për prodhime për përkrahje për të verbër dhe njerëz me pamje të dobët. Të gjeni se ku është qendra lokale kontaktoni Royal Institute for the Blind.

Qendrat për jetesë kanë poashtu lloj ndihmesa dhe pajisje për njerëz me pamje problematike.

Të gjeni se ku është qendra lokale për ju kontaktoni Këshillin e Qendarve për Jetë të Paaftëve.

Qendërat për të shurdhër dhe njerëz me humbje të dëgjimit

Njerëzit me humbje të dëgjimit mund të shkojnë në qendra për vlerësim, këshilla, stërvitje dhe prova të pajisjeve. Të gjeni se ku është qendra lokale kontaktoni Royal National Institute for Deaf People.

Poashtu ka qendra për mjete komunikimi të cilat specializojnë në pajisje për njerëz me probleme me të folur dhe dëgjim. Terapistja për të folur (Speech Therapist) e personit mund të ju referojë nëse është e nevojshme.

Si të kurseni të holla duke mos paguar taksa (VAT) në prodhime për përkrahje

Ju nuk duhet të paguani taksa (VAT) - taksë që paguhet kurrë njerëzit blejnë sende ose shërbime - në disa pajisje për përkrahje. Që të mos paguani taksa ju duhet ta nënshkruani një formular të theni se mjetet janë për dikend që ka sëmundje kronike ose janë të paaftë. Ju mund të merrni fletushkë se si mos të paguani taksa dhe formularin nga zyra lokale doganore.

Si të merrni ndihmë për t'i paguar prodhimet për përkrahje

Shumica e prodhimeve që jipen nga autoritete shëndetsore ose këshilli lokal jipen falas ose janë me çmim shumë të volitshëm.

Megjithatë, nëse ata nuk munden ose nuk do të ju japin përkraje të përcaktuar me ndihmesa ose pajisje ju mund të merrni ndihmë që t'i paguani ato:

Fondi Social

Nëse personi që ju kujdeseni është duke marrur Ndihmë me Para (Income Support) ata ndoshta munden të marrin Bursë për Kujdes të Komunitetit (Community Care Grant) Që ta bëni kërkesën kontaktoni agjensionin lokal për ndihma.

Organizata bamirëse ose organizata për të paaftë

Shumica e organizatave të mëdhaja bëmirëse dhe disa organizata për të paaftë japin bursa të cilat mund ta bëni kërkesën në mes punëtores sociale ose vizitores së shëndetit. Më shumë informata mund të merrni prej librit që thirret A-Z Guide to Grants for Individuals in Need, e cila mund të gjindet në shumicën e biblotekave dhe qendrave për këshilla.

Fondi familiar

Fondi familiar mbahet nga Joseph Rowntree Foundation ndonjëherë mund të japin pajisje për fëmijë të cilët kanë paaftësi ose vështërsi me mësime të rënda.

This document was provided by Carers UK.

Document Links

Carers UK
Carers UK
http://www.carersonline.org.uk/
www.multikulti.org.uk