Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Vetëdije shëndetsore
Health Awareness

Vetëdije shëndetsore do të thotë të jeni më të vetëdijshëm se si duket dhe ndjehet trupi juaj dhe çka është normal për ju dhe si ti dalloni ndryshimet në trupin tuaj.

Kjo fleushkë është udhëzim se për çfarë shenja dhe simptome duket të shikoni.

Çdo ndryshim apo simptom që e gjeni në trup rrallë do të thotë që ju keni kancer. Në të vërtet gati çdoherë shkaktohen nga diçka shumë më pak më serioze dhe disa nga këto ndryshime dhe simptome largohen.

Por nëse ndryshimet apo simptomet zgjasin më shumë se dy javë dhe nuk shërohen, ju lutem vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm (GP) sa më shpejt që mundeni për kontroll.

Mos pritni të ndjeni dhimbje sepse kanceri nuk shkakton dhimbje në fazat e para.

Zbulimi i hershëm dhe tretmani i duhur e shton numrin e mbijetesës.

Reziku i kancerit rritet nëse nëse ju e keni njërën prej këtyre:

  • Keni histori të kancerit në familje
  • Jeni duke përdor apo keni përdor produkte të duhanit, siq janë cigaret apo shish (llull e posaqme për të pirë duhan).
  • Konsumim i rregullt i alkoholit
  • Ushqim që përmban yndyrë të lartë gjatë tërë jetës tuaj.
  • Ekspozim i lartë të rrezatimeve siq janë rëntgenogram dhe rrezet ultraviolete nga ekspozimi i madh nga dielli. Nga përdorimi i llampave diellore dhe aparateve për nxirrje të lëkurës. Rrezet ultraviolete nga aparatet për nxirrje të lëkurës mund të jenë më të rrezikshme se dielli sepse prodhojnë rreze më të forta.
  • Ekspozim nga kemikalet posaqërish nëse punoni me ato siq janë metalet apo pesticidet. P.sh. azbesti, nikeli, kadmiumi, uraniumi, benzeni.

Shenjat që ju duhet të shikoni

Ndryshime me zorrë apo me jashtëqitje: Ju duhet të shikoni për kapsllëk kronik, jashtëqitje të shpeshtë, ndryshim në madhësi të feqeve, dhimbje gjatë urinimit, gjak në urin apo ndryshime në zorrë.

Ndonjë lëndim çdokund në trup apo në gojë që nuk shërohet: Shikoni për lëndime që nuk shërohen në gojë posaqërish nëse pini duhan, përtypni duhan apo pini alkohol shpesh. Poashtu shikoni për njolla apo gunga që nuk largohen për një kohë të gjatë, për çarje, ithatë apo gunga në buzë apo brenda në gojë që nuk shërohen apo janë ngjyrë të bardhë apo të kuqe brenda gojës.

Gjakderdhje të pazakonshme apo shkarkesa: Shikoni për gjak në ballgem, apo gjak në nevojë (Nevojë të zezë apo ngjyrë të mbullët) gjak në urinë apo gjakderdhje nga gjinjtë.

Gunga të pazakonshme apo trashësim të lëkurës apo ajësim çdokund në trup:Shikoni për gunga në gjinjë, testise apo nyjet limfatike, shikoni për gunga të rrumbullakta, gropëza, trashësim, ajësim, shkarkesa apo ndryshime abnormale në form apo ngjyrë. Shumica e gungave nuk janë kanceroze, shpesh janë tumore si cista.

Mostrejtje apo vështërsi me përbimje: Shikoni për vështërsi dhe dhimbje kur përbini ushqim apo kur pini langje.

Ndryshime të dukura në lyrtha dhe nishane (benga): shikoni për nishane që nuk i keni pasur përpara, të cilat rriten mbi lëkurë apo në organe të tjera dhe ndryshime të tjera në nishane p.sh. ajësim, ngjyrë, madhësi, kruamje, gjakderdhje.

Kollitje të besdisur apo ngjirje: Shikoni për dhimbje të forta kur kolliteni apo për gjak në ballgem.

Humbje të peshës të pasqaruar: Shikojeni peshën posaqërisht nëse humbni peshë padëshirë përreth 5 kilogram.

Temperaturë të lartë apo ndjersitje gjatë natës: Vëzhgojeni temperaturën, nëse tempertura është më shumë se 38 gradë dhe ndejeheni të skuqur dhe nëse keni resistencë të ulët për infekcione dhe shpesh infektoheni me grip apo ftohje.

Plogështim: Shikoni për lodhje të përhershme dhe plogështim.

Dhimbje: Shikoni për dhimbje në eshtra, apo në pjesë të tjera të trupit.

Ndryshime në lëkurë: Shikoni për ndryshime të dukura në lëkurë si errësim, verdhëzim, kuqësim apo kruamje.

Dhimbje koke: Shikoni për dhimbje koke të forta duke përfshirë vjellje që ju bënë të ndjeheni ndryshe nga zakonisht dhe nuk përmisohet gjendja me medikamente për dhimbje.

Faktet e kancerit

  • Më shumë njerëz në këtë shtet e ballafqojnë kancerin më shumë se përpara përshakak se kanceri zbulohet më heret dhe tretmane janëmë të mira.
  • Nëse dini për çka të shikoni ju jap shanca më të mira që ta detektoni kancerin më herët.
  • Është me rëndsi që ta njihni trupin tuaj kështu që mund ti dalloni ndryshimet dhe shkoni te mjeku juaj i përgjithshëm nëse këto ndryshime zgjasin më shumë se dy javë.
  • 1 në 3 njerëz do të ju vendoset diagnoza e kancerit në ndonjë fazë të jetës tuaj.
  • Shumica, por jo të gjitha kanceret ndodhin në njerëzit mbi moshën 60 vjeqare. Disa lloj kancereve siq janë kanceri i testikule në përgjithësi ndodh te meshkujt nën moshën 35 vjeqare. Kanceri poashtu mund të ndodh në fëmijët nën moshën 14 vjeqare.
  • Ekzistojnë mbi 200 lloje të ndryshme të kancerit kështu që mund të shkaktojnë simptome të ndryshme.

Këshilla

  • Mos pini duhan
  • Pini alkohol me kontroll. Mos pini shumë alkohol.
  • Hani sa mës humë pemë dhe perime dhe ushqime që përmbajnë fibër.
  • Jeni aktiv. Mundohuni të mos shtoni peshë.
  • Mbrohuni nga dielli. Mos lejoni që t ju djeget lëkura.
  • Keni kujdes me kemikale. I vijoni udhëzimet për shëndet dhe mbrojtje.
  • Kontrolloni vetën. Shikoni për ndryshime në trupin tuaj.
  • Kontrollohuni nga mjeku rregullisht.

Për më shumë informata, këshilla dhe përkrahje kontaktoni

NHS Direct 0845 46 47 gjatë 24 orëve

www.nhsdirect.co.uk

Televizion Digital

The Afiya Trust

Afiya Trust është një organizatë kombëtare vullnetare. Për qëllim e ka që të redukojë pabarazit në shëndet dhe kujdes social në grupe të ndryshme etnike.

Projektet që punojnë janë:

Black and Minority Ethnic (BME) Carers Network, Black and Minority Ethnic (BME) Mental Health, Cancer Information Provision

Kjo organizatë është është e inkuadruar në mënyrë active së bashku me autoritetet shtetërore, shërbimet shoqërore dhe sociale dhe me sektorin vullnetar.

Cancer Equality punon me minoritete dhe me zezakë për të publikuar informata për kancer për ta rritur vetëdijen e njerëzve përreth kancerit dhe si mund të redukohet rreziku I kancerit. Kjo organizatë punon në bashkësi me organizatat që pajisin dhe zhvillojnë shërbime për ti theksuar nevojat e zezakve dhe minoriteteve.

Kjo fletushkë është krijuar nga organizata Afiya Trust me përkrahjen e departamentin e shëndetit.

The Afiya Trust, BME Cancer Awareness, 27-29 Vauxhall Grove, London, SW8 1SY

Telefoni: 0207582 0400, Faksimili: 0207582 2552

http://www.afiya-trust.org

This document was provided by The Afiya trust, http://www.afiya-trust.org