Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Ndihmë për shpenzimet shëndetsore për të moshuarit
Help with health costs for older people

Shume informata kërkohen nga Age Concern (organizatë për të moshuar), në lidhje për ndihmë me shpenzime të dentistëve, syza dhe udhëtimet në spital për personat e moshuar me pension të ulët por që nuk kanë të drejtë për ‘kredit të garantuar’, ndihmë shtesë e pensionit.

Shënim: Nëse ju merrni ‘kredit të garantuar’ pjesë përbërse e pensionit ju keni të drejtë për shpenzime shëndetsore dhe nuk keni nevojë të bëni kërkesë të posaqme në deprtamentin për ndihma shëndetsore (Health Benefit Division) për –

  • dentist nga shërbimet kombëtare (NHS)
  • bona për pagesa të syzave apo thjerrzave
  • pagesat e duhura për shpenzimet e udhëtimeve për në spital për tretmane.

Kjo fletushkë informative është për ata persona me të ardhura të ulta por me të ardhura që ju lejon të marrin kredit të garantuar, pjesë përbërse nga krediti i pensionit. Kjo sqjaron se si skema për të ardhura të ulëta (Low Income Scheme) mund të ndihmojë për dentist shtetëror, syza dhe udhëtimet për në spital për ndonjë tretmane.

Shërbime shëndetsore falas për të moshuarit

Në vijim pasojnë shërbimet FALAS PËR PERSONA MBI MOSHËN 60 VJET:

  • Recetat nën NHS (Shërbimet Nacionale Shëndetsore)
  • Teste të syve nën NHS
  • Dentistët nën NHS nëse jetoni në Uells

Çdonjeri me dëgjim të dëmtuar ka të drejtë për aparat dëgjimi nga NHS. Bisedoni me mjekun tuaj të përgjithshëm nëse jeni të brengosur për dëgjimit tuaj dhe mendoni se keni nëvojë të testoni dëgjimin.

Skema për të ardhura të ulëta nga NHS (Shërbimet Kombëtare Shëndetsore)

Kjo skemë mund të ju ndihmojë nëse momentalisht paguani për:

  • Tretmane tëdentistit nën NHS;
  • Syza apo thjerrëza;
  • Shpenzimet e udhëtimit në spital për tretmane dhe vizita derisa jeni nën kujdes të specialistëve të spitalit.

Ju keni të drejtë nëse ju apo partneri juaj keni

  • të ardhura të ulta
  • të holla të kursyera jo më shumë se 12.000 mijë funta (8000 funta nëse jeni nën moshën 60 vjeqare)
  • të holla të kursyera jo më shumë se 20.000 nëse jetoni përhershëm në shtëpi të pleqëve

Shënim: nëse ju keni partner/burrë apo grua, dhe ata kanë të holla të kursyera ato numërohen për të vlerësuar se a keni drejtë për ndihmë.

* të holla të kursyera përfshijnë: të holla të gatshme apo të kursyera në xhirollogari të postës, bankë apo xhirrollogari nga shoqata kreditore (building society); keni çertifikatë nga kursimet kombëtare; bono llotarie (obligim shtetëror që lejon të marrësh pjesë në një llotari); përqindje në ndonjë organizatë; investime në bashki apo investime të tjera dhe ndonjë pronë ku ju jeni pronar por jo prona ku jetoni.

Si ta bëni kërkesën nëse mendoni se keni të drejtë për ndihmë

Formën mund ta merrni te dentisti, mjeku i syve (okulisti) apo në zyret e sigurimit social apo e kërkoni në spitalin ku jeni duke pranuar tretmane. E kërkoni formën që quhet HC1, kjo përfshin edhe zarfin e parapaguar. Dentistët dhe mjekët e syve (okulistët) i mbajnë këto forma mirëpo disa jo.

Nëse jeni çift dhe besoni se të dy keni drejtë për ndihmë e plotësoni vetëm një formë. Njëri apo të dytë mund ta nënshkruani formën. Nëse të dytë keni të drejtë atëherë departamenti për ndihma shëndetsore do të ju dërgojë një fletlëshimin për çdo person.

Forma HC1 i ka 15 faqe. Megjithëatë rrallë keni nevojë të kompletoni të gjitha pjesët në form, sepse kjo form plotësohet nga personat të ndryshëm si pensionistët, studentat apo personat e punësuar.

Forma me shkronja të zmadhuara është në dispozicion nëse e telefononi këtë numër 0845 610 1198.

E dërgoni formën e kompletuar dhe të nënshkruar në zarfin e parapaguar. Deri vonë kërkesat janë shqyrtuar nga departamenti për ndihma shëndetsore. Tani ato janë të shqyrtuara nga departamenti për shërbimet e pacientëve nga autoritet që vendosin çmimin e medikamenteve (Patient Services Division of the Perscription Pricing Authority, PPA). Nëse në zarfin e parapaguar është e shënuar ‘Health Benefits Division’ kjo do të ri drejtohet në adresën e saktë. Ju do ta merrni vendimin brenda 15 ditëve prej asaj date kur ata e marrin formën. Nëse nuk merrni përgjegje brenda kësaj kohe apo keni ndonjë pyetje ju mund të telefononi për ndihmë në këtë numër 0845 850 1166. Ju poashtu mund të ju shkruani atyre në këtë adresë Sandyford House, Newcastle upon TyneNE1DB.

Si vendim të kërkesës tuaj juve do të ju dërgohet njëra prej këtyre:

  • fletëlëshimin HC2
  • OSE fletëlëshimin HC3
  • OSE shkakun pse nuk ju keni drejtë për ndihmë nga kjo skemë.

FletëlëshimiHC2 e lejon personin e emëruar në fletëlëshim për ndihmë me shpenzimet e plota për tretmane nga dentistët shtetëror (NHS), bona me vlerë maksimale për çmimin e syzave dhe shpenzimet e udhëtimeve për në spital përderisa pacienti është nën kujdes të specialistëve në spitalet shtetërore.

FletëlëshimiHC3 e lejon personin e emëruar në fletëlëshim për ndihmë të kufizuar me shpenzimet shëndetsore të përmendura më lartë. Fletëlëshimi tregon çmim të caktuar të shpenzimeve maksimale që pritet të paguani për tretmane nga dentistët shtetëror, për shpenzimet e syzave apo për udhëtimet në spital përderisa pacienti është nën kujdes të specialistëve në spital.

Fletëlëshimivlen për një vit.

Çka duhet të bëni kur shkoni te dentisti apo mjeku syve apo udhëtoni në spital për tretman

Dentistët

Kur telefononi të caktoni takim me dentist për tretmane nën NHS tregoni se keni fletëlëshim HC2 apo HC3. Kur shkoni te dentisti e merrni fletëlëshimin me vete dhe ia tregoni personit që punon në sportel.

Nësee keni fletëlëshimin HC2 – ju duhet të nënshkruani (firmosni) formën e cila vërteton tretmanin e kompletuar dhe nuk keni nevojë të paguani.

Nësekeni fletëlëshim HC3 – ju duhet të nënshkruani (firmosni) formën e cila vërteton tretmanin e kompletuar. Ju duhet të paguani pagesën më të ulët, pagesën e caktuar në fletëlëshim, pagesën e tretmanit apo pagesën maksimale që mund të paguhet për tretmanet nga pagesat shtetërore. p.sh. nëse në fletëlëshimin tuaj shkruan që ju duhet të paguani 30 funta dhe tretmani kushton 45 funta ju duhet të paguani vetëm 30 funta.

Mjekët e syve (Okulistët)

Në përgjithësi popullata duhet të bëjë test të syve çdo 2 vjet por për personat e moshuar mbi 70 vjet duhet të bëjnë test të syve çdo vit. Konsultohuni me mjekun e syve se sa shpesh keni nevojë të bëni testin.

Jo të gjithë mjekët e syve ofrojnë test të syve nga fondi shtetëror, disa ofrojnë vetëm teste private, kështu që kur caktoni takim me atë mjek që ofron teste jo private. Testi i syve nga fondi shtetëror është falas për personat mbi moshën 60 vjeqare. Siguroni nga mjeku i syve për testin që e bëjnë a përfshin edhe testin për sëmundjet e syve që të moshuarit janë në rrezik si përshembull glukoma, sëmundjet e syve që ndodhin nga komplikimet në personat me sëmundjet e sheqerit (diabetit) apo degjenerimin e muskujve të syve nga mosha.

Nësenuk jeni në gjendje të shkoni te mjeku i syve për shkak të ndonjë sëmundje apo paftësie është e mundshme që mjeku të ju vizitojë në shtëpinë tuaj. Megjithëatë kjo nuk do të thotë se të gjithë mjekët e syve e ofrojnë këtë shërbim.

Kurcaktoni takim me mjekun e syve i tregoni personit që punon në sportel se ju keni fletëlëshim për ndihmë për çmimin e syzave të reja.

Pasi që ta bëni testin, mjeku i syve do të ju përshkruan rezultatin e testit dhe llojin e syzave që ju nevojiten. Ju mund të kërkoni një kopje të rezultatit.

Nëse ju keni të drejtë për ndihmë me shpenzimet e syzave juve do të ju lejohet një kupon për syza. Nëse juve ju nevojiten dy lloje të syzave, një parë për lexim, një parë për largësi –ju takojnë dy kupona.

Junuk jeni të obliguar ti bleni syzat nga mjeku i syve i cili/a ju ka bërë testin. Ju mund të shkoni në cilido optikë me përshkrimin e testit. Por nëse ju nuk e merrni kuponin kur ju e bëni testin e syve dhe i bleni syzat nga një optikë tjetër, ju duhet të kërkoni ti paguani syzat me kuponat për testin e syve. Nëse kjo optikë nuk ofron teste nga fondi shtetëror atëherë, kjo optikë nuk do të ketë formular për kërkesa të kuponave. Kështu që ju duhet të i merrni kuponat nga mjeku i syve i cili/a ju ka bërë testin e syve.

Vlera e kuponit varet nga lloji i syzave që ju nevojiten – syzat që janë më të fuqishme kanë vlerë të kuponit më të lartë.

Nëse ju e keni fletëlëshimin HC2 – ju do të keni drejtë për vlerë të plotë të kuponave për llojin e gjamave të syzave tuaja. Nëse syzat kushtojnë më shumë se vlera e kuponit ju duhet ta paguani ndryshimin vetë.

Nëse ju e keni fletëlëshimin HC1 – në fletëlëshim do të caktohet shuma që ju duhet të kontriboni për çmimin e syzave tuaja për shembull nëse në fletëlëshim thotë që ju duhet të paguani 15 funta dhe vlera e kuponit është 46.50 funta, juve ju lejohet 31.50 funta për pagesën e syzave.

Ndihmë me pagesat për riparimin apo zavendësimin e syzave me kupona

Nëse i keni humbur apo dëmtuar syzat si rezultat të ndonjë sëmundje, bisedoni me mjekun e syve. Mund të jetë e mundshme të merrni ndihmë nëse ju i keni fletëlëshimin HC2 apo HC3.

Ju nuk mund të merrni ndihmë për dëmtimet e përgjithëshme nga përdorimi i përditshëm i syzave apo nga ndonjë aksident. Megjithëatë ne ju këshillojmë që ta përdorni garancionin që vjen me çmim të syzave apo me rregullat e sigurimit për riparim apo zavendësim të syzave.

Udhëtimet për në spital

Nëse ju keni fletëlëshimin HC2 apo HC3, spitali ka pëgjegjësi të ju paguajë udhëtimin. Megjithëatë, gjithmonë bisedoni me ata para se të udhëtoni në spital nëse keni ndonjë pyetje për të drejtën për ndihmë.

Nëse për arsye shëndetsore keni nevojë të udhëtoni me dikend tjetër me ju, shpenzimet e personit që udhëton me ju mund ti kërkoni vetëm nëse mjeku apo ndonjë profesional tjetër shëndetsor mendon që ju ju duhet të keni dikend të udhëtojë me ju. Gjithmonë siguroni ta keni miratimin e nevojshëm para se të udhëtoni. Kjo nuk vlen nëse ju shkoni ta vizitoni dikend në spital.

Ju duhet të mundoheni që të udhëtoni me transportin më të volitshëm në kohën kur ju keni nevojë të udhëtoni. Spitali vendos se çka është e nevojshme. Ata e konsiderojnë transportin publik, përdorimin e veturës private por e paguajnë vetëm benzinën, përdorimin e veturave nga skemat vullnetare. Taksit merren parasysh në raste të posaqme. nëse taksi është mënyra e vetme e transporitit, bisedoni me spital për këtë para se të udhëtoni.

Bisedoni me spital nëse keni vështërsi ta paguani transportin dhe pastaj ti merrni paratë. Ata mund të ju dërgojnë paratë para udhëtimit.

Gjithmonë merrni me vete fletëlëshin HC2 apo HC3 si vërtetim për të drejtën me ndihma.

Me fletëlëshimin HC2 ju keni të drejtë për shpenzime të plota të volitshme.

Me fletëlëshimin HC3 në ate tregon se çfarë shume ju duhet të kontriboni për trannsport sa herë që udhëtoni në spital. Për shembull nëse aty shkruan që ju duhet ti paguani 10 funta dhe shpenzimet tuaja janë 15 funta, spitali ju kthen 5 funta.

Çka duhet të bëni nëse keni paguar për ndonjë tretman shëndetsor në tre muajt e fundit por mendoni që ju mund të keni të drejtë për ndihmë me shpenzimet nga kjo skemë

Nëse rrethanat tuaja financiare nuk kanë ndryshuar nga koha kur keni paguar për tretman të dhëmbëve, syza të reja apo transport për spital ju mund ta bëni kërkesën për kompenzim në të njejtën kohë kur e kompletoni formularin HC1. E kompletoni edhe formën HC5 që është formular për kompenzim dhe e dërgoni bashkë me formularin HC1. Dentistët, mjekët e syve apo spitali mund ti kenë formularët HC5. Departamenti për ndihma shëndetsore do ta shqyrëtoj kërkesën tuaj se a keni të drejtë për ndihmë nga kjo skemë dhe do të ju lajmërojë se a keni të drejtë për kompenzim.

Afati për të kërkuar kompenzim është tre muaj. Ky afat mund të shtyhet nëse keni rast të jashtëzakonshm për të bërë kërkesën me vonesë.

Shënim

Personat që vazhdojnë të punojnë pas moshës së pensionimit është e mundshme që ata të bëjnë kërkesë për ndihmën Kredit nga taksat e punësimit (Working Tax Credit). Në disa raste ata mund poashtu të marrin ndihma me shpenzime shëndetsore. Për informata të mëtutjeshme telefononi linjën telefonike për ndihma nga taksat kreditore 0845 300 3900 apo Minicom (linjë e posaqme telefonike për të shurdhërit) 0845 300 3909. Këta dy numra janë lokal.

Nëse këto informata ju duhen të shtypura në format të madh, telefononi falas 0800 00 99 66 apo shkruani në këtë adresë Age Concern FREEPOST (swb 30375), Ashburton, Devon TQ13 7ZZ.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për Age Concern në Angli vizitoni uebfaqen www.ageconcern.org.uk

This document was provided by Age Concern, May 2005. www.ageconcern.org.uk