Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Aftësitë e kufizuara mentale
Learning disability

Përmbledhje

Kjo fletushkë është një parathenie për aftësitë e kufizuara mentale (Learning disability).

  • Çka do të thotë aftësi të kufizuara mentale?
  • Sa njerëz kanë aftësi të kufizuara mentale?
  • Si mund të dalloni nëse dikush ka aftësi të kufizuara mentale?
  • Me çfarë probleme mund të ballafaqohen njerëzit me aftësi të kufizuara mentale?
  • Çfarë të drejta kanë njerëzit me aftësi të kufizuara mentale?

Përshkrim

Çka do me thënë aftësi të kufizuara mentale?

Ky lloj i aftësive të kufizuara është njëra nga llojeve më të zakonshme të paftësive në Britani të Madhe. Ekzistojnë plot lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara mentale, ato mund të jenë atësi të kufizuara metale:

  • E lehtë
  • E moderuar
  • E rëndë
  • Shumë serioze

Këto gjendje janë të përjetshme. Aftësitë e kufizuara mentale ndikojnë në aftësitë e personit për të mësuar, komunikojnë apo vështërsi me gjërat ditore. Nuk është sëmundje. Përpara në gjuhen angleze e poashtu edhe në gjuhën shqipe aftësitë e kufizuara mentale (Learning disability) është quajtur ‘handikap mental’ por ky term nuk përdoret më përshkak se njerëzit me aftësi të kufizuara ju duket term ofendues.

Shumë njerëz me aftësi të kufizuara mentale e kanë më vështirë se njerëzit e tjerë për të mësuar dhe kuptuar gjërat. Kështu që atyre ju nevojitet përkrahje me gjëra ditore si të vishen apo me pregaditje të ushqimit apo me komunikim. Njerëzit më aftësi të kufizuara të rënda mund të kenë nevojë për mbikëqyrje gjatë 24 orëve, posaqërisht për njerëzit me aftësi të kufizuara mentale shumë serioze dhe me aftësi të kufizuara të shumëfishta.

Shumë njerëz me aftësi të kufizuara metale jetojnë jetë të pavarur. Është me rëndsi për të kuptuar që njerëzit me aftësi të kufizuara mentale janë individual me personalitete të veta, me gjëra që ju përqejnë apo nuk ju pëlqejnë, kanë ambicje dhe synime. Nëse ju jipet përkrahje e duhur personat me aftësi të kufizuara mentale vazhdojnë të mësojnë dhe arrijnë shumë në jetën e tyre.

Sa shumë njerëz kanë aftësi të kufizuara mentale?

Besohet që Në Britani të Madhe janë përafërsisht 1.5 milion njerëz me aftësi të kufizuara mentale. Kjo do të thotë që 3 prej 100 personave, dhe këto shuma po shtohen. Përreth 200 foshnje në javë lindin me aftësi të kufizuara mentale. Njerëzit me aftësi të kufizuara tani jetojnë më gjatë se përpara.

Si mund të dalloni nëse dikush ka aftësi të kufizuara mentale?

Nuk është e mundshme të dalloni nëse dikush ka aftësi të kufizuara mentale nga pamja e tyre. Disa njerëz mund të kenë tipare fizike që mund të tregon që kanë aftësi të kufizuara mentale siq është Sindromi i Downit. Mënyra se si komunikon një person mund të tregon se ata kanë aftësi të kufizuara si p.sh. të folur të ngadalësuar. Disa njerëz me aftësi të kufizuara mentale mund që nuk kanë mundësi të komunikojnë verbalisht dhe mund të përdorin një lloj gjuhe speciale apo gjuhë me simbole siq janë gjuha Makaton dhe Signalong për të ju ndihmuar atyre me komunikim.

Me çfarë probleme mund të ballafaqohen njerëzit me aftësi të kufizuara mentale?

Ekzistojnë shumë probleme që njerëzit me aftësi të kufizuara mentale ballafaqohen. Ata/ato mund të kenë problem ti përdorin shërbimet më elementare siq janë shërbimet shëndetsore, arsimore dhe në lidhje me strehim.

Shpesh ata ballafaqohen me ngacmime dhe viktima të krimeve. Poashtu mund të diskriminohen nga punëdhënsit e tyre. Aftësitë dhe nevojat e tyre shpesh nuk kuptohen nga publiku në përgjithësi, punëdhënsit, mediat, autoritetet lokale dhe kombëtare.

Çfarë të drejta kanë njerëzit me aftësi të kufizuara mentale?

Personat me aftësi të kufizuara mentale duhet të kenë të drejta të njejta si personat me pa aftësi të kufizuara mentale. Gjatë viteve të fundit, shumë nga këto të drejta janë shëndruar në ligj:

Në vitin 1970 ligji për arsim e ka bërë të mundur që çdo fëmijë me aftësi të kufizuara mentale ka të drejtë për arsimim elementar.

Në vitin 1990 ligji për mbikujdes nga komuniteti e ka përkrah të drejtën që njerëzit me aftësi të kufizuara kanë të drejtë të jetojnë në komunitet. (Në Irlandën Veriore ligji ndryshon mirëpo besimet për këto të drejta janë të njejta).

Në vitin 1995 ligji kundër diskriminimit për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike apo mentale e kanë bërë hapin e parë për të plotësisht njohur të drejtat qytetare për njerëzit me aftësi të kufizuara mentale. Kjo i sjell të drejtat e barabarta për njerëzit me aftësi të kufizuara mentale.

Në vitin 2001 The Valuing People White Paper (2001) që dmth në Angli propozim për ndonjë lloj ligji apo aksioni, dhe ‘Fullfilling the Promises’ në Uells dhe ‘Regional Strategy and Priorities for Action’ në Irlandë Veriore i jap personave zgjidhje në qendër të shërbimeve për njerëzit me aftësi të kufizuara mentale. Kjo ju jap të drejtën njerëzve me aftësi të kufizuara mentale që të vlerësohen si çdo njeri tjetër.

Në vitin 2005, ligji kundër diskriminimit për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike apo mentale është ndryshuar duke ju japur rregulla të reja shërbimeve publike siq janë: shëndetsia dhe arsimit. Këto rregulla përfshijnë:

  • Për ti bërë të gjithë trenat me hyrje të posaqme për njerëzit me aftësi të kufizuara
  • Duke i përfshirë njerëzit me aftësi të kufizuara fizike që përdorin karroca për të udhëtuar
  • Duke e ndërruar ligjin për parkingje nga skema për parkim (Blue Badge Prking Scheme) për njerëzit me aftësi të kufizuara
  • Detyrat e qirradhënsve dhe
  • Të tjerëve që i udhëheqin ndërtesat e lëshuara me qirra

Poashtu në vitin 2005, ligji për kapacitet mental është krijuar për të jap strukturë ligjore dhe për ti aftësuar dhe mbrojtur njerëzit pambrojtur të cilët nuk janë në gjendje të amrrin vendime vetëvetiu.

Edhepse njerëzit me aftësi të kufizuara duhet ti kenë të drejtat e njejta si çdokush tjeter, ata ndonjherë nuk përfshihen dhe diskriminohen. Pa të drejta si njerëzit e tjerë apo shërbime që ju nevojiten njerëzit me aftësi të kufizuara mentale nuk mund të marrin vendime të vërteta në jetën e tyre.

Termet kyqe

  1. Aftësi të kufizuara mentale (Learning disability) – do të thotë aftësi e kufizuar mentale që është e përjetëshme që ndikon aftësitë e personit për të mësuar.
  2. është gjendje gjenetike që shkakton aftësi të kufizuara mentale. Në shumicën e rasteve shkaktohet nga shtesa e kromozomeve 21.
  3. Makaton – është një lloj gjuhe me simbole e shkruar.
  4. Singnalong – është lloj gjuhe që përdor shenja dhe është e bazuar nga gjuha Britaneze me shenja.

Më shumë informata në uebfaqe

Valuing People Support Team – për më shumë informata për ligjet që propozohen të hyjnë në aksion nga shteti dhe me çka merret ekipi për përkrahje nga projekti Valuing People Support

http://www.valuingpeople.gov.uk/

Departmamenti për shëndet – për më shumë informata për aftësi të kufizuara mentale dhe shëndet

http://www.dh.gov.uk/Home/fs/en

Disability Rights Commission – për më shumë inforamta për aftësi të kufizuara fizike apo mentale

Ligji për kundër diskriminim I vitit 1995 dhe 2005

http://www.drc-gb.org/thelaw/thedda.asp

Disability Rights Commission – për më shumë informata për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara mentale

http://www.drc-gb.org

Making Decisions Alliance – për më shumë informata në kapacitet http://www.makingdecisions.org.uk

NHS Direct – për informata në shëndet

http://www.nhsdirect.nhs.uk

Department for Constitutional Affairs – për më shumë informata në ligjin për kapacitet mental të vitit 2005

http://www.dca.gov.uk/menincap/bill-summary.htm

National Health and Community Care Act 1990 – për hollësira të plota të këtij ligji

http://www.opsi.gov.uk/acts/acts1990/Ukpga_19900019_en_1.htm

British Institute for Learning Disabilities (BILD) – për më shumë informata në aftësitë e kufizuara mentale

http://www.bild.org.uk

Contact a Family (CaF) – për më shumë informata për fëmijët me aftësi të kufizuara metale dhe gjendje specifike

http://www.cafamily.org.uk

Epilepsy Action – për më shumë informata në epilepsy dhe aftësi të kufizuara mentale

http://www.epilepsy.org.uk

Foundation for People with Learning Disabilities - për më shumë informata në aftësitë e kufizuara mentale

http://www.learningdisabilities.org.uk

Foundation for People with Learning Disabilities – për statistikat e njerëzve me aftësi të kufizuara mentale

http://www.learningdisabilities.org.uk/page.cfm?pagecode=ISBISTBI

Down's Syndrome Association - për më shumë informata në Down's

Syndrome

http://www.downs-syndrome.org.uk

Makaton Vocabulary Development Project - për më shumë informata për komunikim dhe projektin Makaton

http://www.makaton.org

Signalong - për më shumë informata për komunikim dhe projektin Signalong

http://www.signalong.org.uk

This document was provided by Mencap, http://www.mencap.org.uk