Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Shërbimet të tjera elementare kujdesi nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS)
Other NHS primary care services

Profesionalët për kujdes elementar nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS)

Mjeku juaj i përgjithshëm (GP) mund të ju referojë te profesionalët e shëndetit me ekspertizë të trajtojnë gjendje të posaqme shëndetsore. Ata mund të ju vizitojnë në shtëpi apo të organizojnë kilinka në qendrën tuaj mjekësore, në ndonjë klinikë tjetër apo qendra shëndetësore komunale. Në rastet kur ju nevojiten pajisjet specialiste mund të jetë e nevojshme të shkoni në spitalin lokal.

Ju mund të shiheni me infermjeren e rrethinës, mjekë që merren me sëmundjen e këmbëve (chiropody/podiatrists), fizioterapist, terapist profesional, terapist për gjuhë dhe të folur, specialist për ushqim, infermieret për lehtësimin e sëmundjeve si infermieret Macmillan apo Marie Currie (imfermiere që japin këshilla dhe përkrahje pacientëve me sëmundje terminale dhe kanceroze) nga mjeku juaj i përgjithshëm.

Për shërbimet si chiropody (mjekësi që merret me sëmundjet e këmbëve) janë disa kriterie që duhet t’i plotësoni të trajtoheni si pacient nga shërbimet shëndetsore kombëtare. Shërbimet si prerja e thonjëve, përveq nëse keni gjendje të tjera shëndetsore, ju me siguri nuk do të keni të drejtë për tretman nga shërbimet shëndetsore kombëtare. Mjeku juaj mund të ju këshillojë për këtë.

Fizioterapistët përdorin disa teknika për përmirësimin e lëvizjeve dhe funksionet në trup. Përveq shpindës dhe lëndimet e muskujve ata mund të ju ndihmojnë me gjendje të tjera si osteporosis dhe astmën.

Terapistët profesional mund të ju këshillojnë per adaptime dhe pajisje që mund të jenë të dobishme në shtëpi për ta përmiresuar pavarsinë me lëvizje për persona me aftësi të kufizuara fizike. Ju mund të shiheni me ata nga mjeku juaj i përgjithshëm apo shërbimet e socialit.

Terapistët për gjuhë dhe të folur mund të ju ndihmojnë jo vetëm me vështërsi komunikimi por edhe me ngrënje dhe nëse keni vështërsi me përbirje. Këto mund të ndodhin nëse keni pasur goditje apo pacientë me dementi. Mund të shiheni me ata nga shërbimet e socialit.

Dietistët janë expert për ushqim. Ata mund të ju këshillojnë për shujta të përshtatshme dhe mënyrat e ngrënjes të lidhura me sëmundje si Sindromin e Çregullimit të Jashteqitjes. Ata poashtu mund të ju këshillojnë për listën e gjellrave që shërbehen në shtëpitë me mbikëqyrje dhe të ju japin këshilla të përgjithshme për ata që dëshirojnë të ushqehen me gjëra të shëndetshme.

Terapistët plotësuese

Interesimi për terapi plotësuese si akupunkturë, kiropraktikë, mjekësi bimore, homopathi dhe osteopathi është rritur viteve të fundit. Këto shpesh nuk janë në dizpozicion nga shërbimet shëndetsore kombëtare. Nëse ju e konsideroni njërën nga këto terapi privat ne ju këshillojmë të bisedoni me mjekun tuaj të përgjithshëm. Kjo posaqrisht është me rëndsi nëse jeni duke marrë medikamente dhe që ju mund të rekomandoheni të merrni medikamente të tjera apo ilaqe bimore nga terapisti/ja. Është me rëndsi që terapistët të kanë kualifikimet dhe sigurimin e posaqëm për të ju trajtuar.

Konsultimi

Në disa klinika, mjekët janë në gjendje të ju referojnë te specialisti. Megjithatë lista e pritjes për takim mund të jetë e gjatë. Mjeku do të jetë i sigurtë për kualifikimet dhe kompetencat e specialistit që ju referon.

Pajisjet komunale

Kjo përfshin një numër të madh të pajisjeve për shtëpi nën kujdes të infermiereve zakonisht që jipen nga shërbimet shëndetsore kombëtare si dyshekët e posaqëm dhe komodet. Poashtu përfshin pajisjet për nevoja të përditshme që zakonisht jipen nga shërbimet e socialit si karriga për dush, karriga të posaqme për nevojtore dhe kroje. Pajisje për komunikim si pajisje për pamje të ulët dhe telefona me dritë të lëvizshme janë poashtu të përfshira.

This document was provided by Age Concern www.ageconcern.org.uk