Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Tretmanet specialiste dhe shërbimet e spitaleve nga Shërbimet Kombëtare Shëndetsore (NHS)
Specialist NHS treatment and hospital services

Takimet për pacientët në spital dhe jashtë spitalit

Nëse gjendja juaj kërkon mendimin e një specialisti, ju mund të referoheni te konsultuesi specialist në degën e mjekësisë. Takimet zakonisht mbahen në spitalin lokal. Megjithatë në disa pjesë të këtij shteti, konsultuesit mbajnë klinika në qendrat shëndetsore apo në ambulancë të mjekut të përgjithshëm për pacientët që nuk janë në spital.

Konsultimi me pacientët para shtrimit të planit të Shërbimeve Kombëtare Shëndetsore (NHS) janë ankuar për kohën që duhen të presin për takim dhe anulimet e takimeve dhe tretmanave. Plani i NHS i ka caktuar disa objektive se si t’i përmirësojnë kohën e pritjes për takim. Prej muajit mars 2003, njerëzit pasi që janë referuar në spital nga mjeku i përgjithshëm nuk duhen të presin më shumë se 21 javë për takim për pacientët që nuk janë të vendosur në spital. Për pacientët që janë duke qëndruar në spital ata nuk do të presin më shumë se 12 muaj për tretman. Nga viti 2005 shpresohet që këto kohë do të redukohen për pritje maksimale në 3 muaj për pacientët jashtë spitalit dhe 6 muaj për ata në spital.

Tretmanet specialiste për të cilat pritet më së shumti përfshijnë operacion të kukave, gjunjëve, katarakt (pëlhura në sy) dhe operacionit të zemrës. Inicativa të shumta janë marrë për ta adresuar situatën. Në vitin 2002 në ”iniciativën e pacientave që të kenë zgjidhje” është prezentuar për të gjithë pacientët të cilët kanë pritur 6 muaj apo më shumë për operacion të zemrës. Atyre ju kanë ofruar zgjidhje për operacion në një spital tjetër ku mund ta fillojnë tretmanin më shpejt. Për të ardhmen kjo do të thotë që pacientët do të kenë më shumë zgjidhje se ku dhe kurrë ata do të kenë tretmanin.

Edhe një iniciativë që është marr për të ndihmuar reduktimin e kohës për pritjes është paraqitja e qendrave për diagnozë dhe tretmane nëpër pjesët e ndyshme të shtetit. Këto qendra fillimisht janë dedikuar për të bërë testet të cilat vetëm janë caktuar për diagnozë dhe operacione në ortopedi dhe okulistikë. Disa qendra ofrojnë edhe tretmane për pacintët në urologji dhe vesh, hundë dhe fyt. Tretmanet që janë të pa planifikuara dhe urgjente nuk do të ofrohen. Tani për tani janë të hapura 10 qendra dhe me 19 të planifikuara të hapen në vitin 2004/05. Bisedoni me mjekun tuaj të përgjithshëm për informata të mëtutjeshme për iniciativat lokale.

Takimet që nuk mbahen për shkak se pacientët nuk vinë në takim shkaton pritje më të madhe. Takimet e caktuara nga spitali i bën pacientët më shpesh të mos shkojnë për takim. Spitalet kanë filluar të ju ofrojnë takime në kohën kur ju konvenon pacientëve, bile në dy tretmane specialiste që duhet të pritet kohë e gjatë. Njëherë kur do të ketë sistem kompjuterik të përshtatshëm, pacientët mund të zgjedhin datën/kohën për takim të pacientëve që nuk janë të vendosur në spital nga ambulanca e mjekut të përgjithshëm apo pacientët që janë të shtruar në spital derisa janë në spital.

Transportimi në dhe prej spitalit

Shumica e spitaleve ofrojnë shërbime të udhëtimit për pacientët jo urgjent që të ju ndihmojë atyre të cilët nuk janë në gjendje të udhëtojnë dhe nuk kanë lloj tjetër transporti. Në disa pjesë ekzistojnë projekte ku vullnetarët ju ndihmojnë atyre të cilët kanë vështërsi që ta përdorin transportin publik. Këto projekte organizohen nga organizatat duke përfshirë Shoqatën për shërbime vullnetare (Council for Voluntary Services), Womens Royal Volunary Services, Kryqi i kuq i Britanisë Madhe dhe buroja për vullnetarët lokal. Shoqata për transport të komunitetit mund të ju jap hollësirat se si t’i kontaktoni projektet për transport në komunitet në pjesën ku jetoni.

Ka edhe projekte të cilat ju ndihmojnë pacientëve me ardhura të ulta, të cilët kanë vështërsi të i paguajnë shpenzimet e transportit për të shkuar në spital për takime dhe tretmane me specialistin.

Ilaqet janë falas për ata mbi moshën 60 vjeqare

Çdonjeri mbi moshën 60 vjeqare apo përmbi nuk kanë nevojë të paguajnë për ilaqe të përshkruara nga Shërbimet Shëndetsore Kombtare (NHS). Prapa reqetës është një kuti ku duhet ta nënvizoni. Disa mjekë të përgjithshëm kanë sistem kompjuterik për ti përshkruar reqetë të cilat e tregojnë datën e lindjes tuaj në reqetë. Nëse kjo nuk ndodh atëherë ju duhet të tregoni vërtetim për moshën tuaj. Kjo zakonisht ndodh nëse nuk e përdorni të njejtën barnatore.

Disa barnatore mund të ju sjellin ilaqet në shtëpi për ata që nuk mund të lëvizin apo për shërbimet e ilaqeve të njejta nga ambulanca lokale e mjekut të përgjithshëm. Nëse kjo është e dobishme për juve, pyeteni farmacistin. Kjo ndoshta duhet të paguhet.

Testi për sy nga Shërbimet Kombëtare Shëndetsore është falas për ata mbi moshën 60 vjeqare

Çdokush mbi moshën 60 vjeqare ka të drejtë për test të syve në shërbimet shëndetsore kombëtare. Në përgjithësi sygjerohet që të rriturit të bëjnë test të syve çdo dy vjet. Megjithatë për ata mbi moshën 70 vjeqare është rekomanduar çdo 12 muaj nga departamenti për shëndet dhe përfaqsuesit profesional të optometristëve. Megjithatë okulistët individual nga gjykimi i tyre profesional mund të vendosin për rastet individuale.

Disa okulistë ofrojnë vetëm teste private. Kështu që është me rëndësi të vërtetoni se testi e pamjes behët nën Shërbimet Kombëtare Shëndetsore (NHS) kur e caktoni takimin. Ju poashtu duhet të vërtetoni se a përfshijnë rangun e plotë.

This document was provided by Age Concern www.ageconcern.org.uk