Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Diskriminimi në bazë të orientimit seksual (në vendin e punës)
DISCRIMINATION ON GROUNDS OF SEXUAL ORIENTATION (in the work place)

Që nga 1 dhjetori i vitit 2003 është kundërligjore të diskriminosh dikend në vend të punës në bazë të orientimitit të tyre seksual. Ky ligj i ri aplikohet në të gjitha punësimet dhe trajnimet profesionale dhe përfshin rekrutimin, kushtet dhe konditat, ngritje në pozitë, trasferimet, përjashtimi nga puna dhe trajnimet në vend të punës. Termi orientim seksual ka kuptim të gjërë dhe definohet si: orientimi seksual me persona të njejtës gjini si homoseksualët, orientimi seksual me personat e gjinisë së kundërt si heteroseksualët apo personat me orientim seksual me personat e gjinisë së kundërt dhe gjinisë së njejtë si bi-seksualët.

Cilat lloje të diskriminimit i përfshin ky ligj?

Diskriminimi direkt

Diskriminimi direkt ndodh kur një punëtor apo aplikues për një vend pune preferohet më pak për shkak të orientimit të tyre seksual apo orientimit seksual të perceptuar. Kështu që, nëse personi nuk punësohet, apo përjashtohet nga vendi punës, apo atyre nuk ju ofrohet trajnim ose ngritje në pozitë, apo ju jpen kushte dhe konditat të punësimit më pak të favorshme, apo ju mohohen përfitime të tjera pikërisht në baza të orientimit të tyre seksual. Këto të gjitha përfshihen nën diskriminim direkt.

Në disa rrethana të kufizuara kur në një vend të punës duhet të punësohet një person me orientim seksual të përcaktar kjo quhet Kërkesë për Punësim të Përcaktuar (Genuine Occupational Requirement). Për shembull, nëse një organizatë joqeveritare që jap këshilla posaqërisht për homoseksual, organizata mund të konsideroj të punësoj një homoseksual si kryepunëtor të organitaës. Përndryshe disa organizata fetare mund të refuzojnë punësim dikujt në baza të orientimit të tyre seksual për shkak që është i papajtueshëm me besimet e tyre fetare. Megjithatë, kërkesat e posaqme të organizatave mund të kundershtohen nga individët, kështu që organizata e ka për detyrë për të jap dëshmi për vleshmërinë e këkesave të tyre të posaqme. Punëdhënësit duhen të kenë kujdes të veçantë kur sygjerojnë që në vend të punës kërkohet Kërkesë për Punësim të Përcaktuar.

Diskriminim indirekt

Diskriminimi indirekt ndodh kur një kompani apo organizatë paraqet një kusht, kriterie ose praktikim e cila i përfshin të gjithë punëtorët dhe aplikuesit për punësim pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual por për personin që është homoseksual e qet në një pozitë jo të dobishme në krahasim me personat e tjerë, dhe e cila nuk mund të paraqitet si arsyetim me çëllim ligjor.

Për shembull, rregulla e cila kërkon nga punëtorët dhe aplikuesit për vend pune t’i paraqesin të gjitha krimet të dënuara (duke i përfshirë edhe krimet në të kalurën) mund të jenë diskriminuese përshkak që disa akte homoseksuale në të kaluarën kanë qenë ilegale.

Diskriminimi indirekt nuk është kunderligjor nëse nuk mund të arsyetohet. Punëtori/ja duhet të jetë në gjendje të paraqes që qëllimi i tyre është ligjor, me fjalë të tjera nevojë e vërtet e punës dhe që praktikimi është me qëllim të arsytëshëm. Me fjalë të tjera, punëdhënësi nuk ka alternativ tjetër.

Ngacmimi

Ngacmimi përfshin çdo lloj sjellje që e ulë dinjitetin e individit dhe është fyese, trishtuese apo shqetësuese. kjo mund të përfshin ngacmim me qëllim dhe është e qartë por që mund të jetë më delikate si për shembull thirrja me pseudonime, ngacmime apo thirrja me emra të papëlqyeshëm. Kësilloj sjellje mund të shkaktojë shqetësim të madh në individ, kështu që punëdhënësi e ka për obligim të hulumtoj dhe trajtoj pohimet e ngacmimeve në mënyrë serioze.

Përndjekja

Përndjekja ndodh kur një individ ka dështuar përshkak që personi ka bërë ankesë, dëshiron të bëjë ankesë apo personi që i ndihmon individit që ka bërë ankesë në sindikat.

Përgjegjësia

Punëdhënësi duhet të jetë përgjegjës per veprimet e punëtorve, apo personat që janë neutral nëse janë në pozitë ta kontrollojnë situatën apo të ndermjetsojnë. Nëse ata nuk ndërmarrin masa të duhura ju keni të drejtë të bëni ankesë kundër tyre.

Zbatimi i ligjit

Mënyra e ligjit kundër diskriminimit në baza të orientimit seksual zbatohet nga ankesat e bëra në sindikatin e punësimit. Megjithatë para se të bëhet ankesa në sindikat këshillohet që së pari t’i përcjellni procedurat e brendshme të ankesave. Ankesa në sindikat duhet të bëhet brenda 3 muajve nga ankesa e parë apo brenda 3 muajve nga ankesa e fundit nëse ka ndodh më shumë se një herë.

Është e vlefshme që të kërkoni këshilla ligjore që nga fillimi kur vendosni të ankoheni për të kuptuar a keni rast ligjor dhe sa serioz është rasti juaj.

This document was provided by Coventry law Centre, February 2004, www.covlaw.org.uk