Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Tejkalimi i Pengesave në Arsim
Overcoming Barriers To Education

Azil kërkuesit dhe refugjatët mund të kenë vështërsi të studjojnë në Britani të Madhe. Kjo fletushkë i përshkruan disa nga pengesat që ju mund t’i përjetoni dhe sugjeron disa ideja se si mund t’i tejkaloni.

Gjuha

Nëse nuk keni ardhë në Britani të Madhe me njohuri te gjuhës Angleze, njëra nga problemet kryesore që do të keni është nëvoja të komunikoni me të tjerët. Juve ju nevojitet të flisni anglisht për punë të përditshme, por poashtu ju nevojitet ta flishni gjuhën angleze për shumicen e kurseve (para se t’ia filloni ndonjë kurs mund të testoheni për gjuhë).

Si t’i tejkaloni problemet

Ka mjaft kurse të gjuhës angleze në dispozicion. Llojet kryesore të kurseve janë të shënuara mëposhtë, me përshkrim se çka përfshijnë.

Gjuha Angleze për Folësit e Gjuhëve tjera (ESOL - English for Speakers of Other Languages): këto janë klasa të Gjuhës Angleze për fillestar deri për ata në nivel më të lartë. Klasat përfshijnë anglishten që ju nevojitet për nevoja të posaqme dhe gramatikën themelore. Të shumtën e këtyre kurseve ju mund të vazhdoni deri në kualifikime dhe të merrni çertifikatë nëse jeni të sukseshëm. Disa nga kolegjet ofrojnë edhe lendë të tjera si elektronikë, drejtësi apo kompjuter bashkë me Esol. Kjo do të thotë që ju mund ta studjoni ndonjë lendë në të njejtën kohë edhe të mësoni anglisht.

Anglishtja për Nevoja Akademike (EAP - English for Academic Purposes): Ky kurs është për ata persona të cilët kanë njohuri themelore të gjuhës angleze dhe të cilët shpresojnë të studjojnë në lendë të veqantë. Gjuha që do ta mësoni në këtë kurs vështron nga ajo se çka ju nevojitet në mënyrë që të kuptoni, të merrni pjesë në pregaditjen e punimeve për kurse arsimore në gjuhën angleze.

Anglishtja për Nevoja Specifike (ESP - English for Specific Purposes): Në këto kurse zakonisht mësohet anglishtja për punësim si për shembull hoteleri, inxhinjer, mjekësi apo drejtësi.

Që të mësoni më shumë për kurse të Esol e kontaktoni kolegjin për arsim të mëtutjeshëm (FE - Further Education), arsim për të rriturit (Adult Education) apo grupet nga komuniteti. Ju do të vlerësoheni për t’u siguruar se do të vijoni nivelin e duhur dhe që do të studjoni në grup të caktuar.

Kualifikimet nga shtetet tjera

Shumë azil kërkues dhe refugjatë janë të kualifikuar në shtetet e tyre. Por ju do të mësoni që ato kualifikime nuk pranohen, apo njihen në nivel më të ulët në Britani të Madhe. Ju ndoshta duhet të ri-kualifikoheni në atë landë që ju e keni praktikuar me shumë vite për t’u kualifikuar prapë, apo për t’u regjistruar me një grup profesional në Britani të Madhe.

Si t’i tejkaloni problemet

Qendra Kombëtare Informative për Njohuri akademike (UKNARIC - The National Academic Recognition Information Centre) është grup i pavarur që i jap kualifikime të njejta si kualifikimet nga shtetet tjera. Ata i mbulojnë kualifikimet akademike, teknike dhe disa nga profesione tjera profesionale. Ata mund të ju tregojnë cilat janë kualifikimet e njejta në Britani të Madhe. Informatat nga UKNARIC ofrohen vetëm si udhëzim dhe mund të mos pranohen si vërtetim nga kolegji apo punëdhënësi.

Disa nga qendrat mund të bëjnë vlerësim dhe të ju akreditojnë me ”mësimi nga jeta dhe përvoja e punës” që është e njuhur si Akreditim në bazë të përvojës mëparshme (Accreditation of Prior Experiential Learning) apo Akreditim të Studimeve të Mëparshme (Accrediation of Prior Learning) Kjo përfshin që ta ndërtoni një dosje vërtetimi e cila demostron shkathtësitë që mund të shqyrtohen. Kjo posaqrisht mund të jetë e dobishme nëse ju nuk keni asnjë diplomë me veti në Britani të Madhe.

Nëse ju jeni trajnuar apo studjuar në lëndët që kanë nevojë për regjistrim profesional në Britani të Madhe si mësimdhënës, mjekësi apo drejtësi, ju duhet të kaloni nëpër procesin e ri-kualifikimit para se të i’a filloni të punoni me atë profesion. Kjo do të thotë që ju duhet të i kontaktoni grupet profesionale dhe me siguri të ndërmerrni trajnim plotësues dhe praktikë me qëllim që të arritni kualifikime të njohura në Britani të Madhe. Kontaktoni RETAS nëse ju duhet ndihmë me këtë procedurë (hollësirat mund t’i gjeni në fund të kësaj fletushke)

Invalidët

Pa marrë parasysh paaftësitë tuaja, që ti përdorni shërbimet publike në Britani të Madhe mund të keni vështërsi. Shumë kolegje dhe universitete janë të bazuara në ndërtesa të vjetra dhe nuk janë të pajisura për njerëz me aftësi të kufizuara kështu që kjo shkakton problem për të hyrë dhe përdorje. Poashtu mund të ketë problem me transport, me pajisje të kolegjit por edhe me natyrën e vetë kursit ose trajnimit që ju dëshironi të studjoni. Shumë azil kërkues nuk kanë të drejtë për ndihmat me të holla si Pagesë jetësore për njerëzit me aftësi të kufizuara (Disability Living Allowance) por mund të marrin disa nga shërbimet që ju ofrohen njerëzve me aftësi të kufizuara.

Si t’i tejkaloni problemet

Në Britani të Madhe në vitin 1995 është Krijuar Akti kundër Diskriminimit ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara. Është shkelje e rregullave ligjore ndonjë organizatë apo individ të diskriminoj kundër dikujt me aftësi të kufizuara. Shumë qendra arsimore tani japin përkrahje të duhur për studentët me aftësi të kufizuara. Shumë kolegje tani kanë një punëtor për përkrahjen e studentëve me aftësi të kufizuara. Përkrahja fillon duke japur Diktafon për ata që nuk janë në gjendje të marrin shenime, duke rregulluar përkrahje për lëvizshmëri dhe pajisje plotësuese apo ndihmë me probleme personale.

Shumica e kolegjeve për arsim të lartë kanë departamentin për studentët me aftësi të kufizuara për mësime. Kurset që ofrohen përfshijnë shkathësi jetësore, higjienë personale, kompjuter, pregaditje të ushqimit dhe shkrim - lexim. Këto kurse zakonisht kanë njohuri kombëtare, kualifikim në nivel të thjeshtë dhe shumica e studentëve vazhdojnë studimet me kurse tjera.

Njejtë edhe personat që përjetojnë probleme me shëndet mendor mund të regjistrohen në shumë kurse të planifikuara rreth nevojave të tyre.

Izolimi gjeografik

Shumica e qyteteve në Britani të Madhe kanë qendra të mira të pavarura për këshilla, mirëpo të gjitha nuk kanë përvojë t’u japin këshilla refugjatëve dhe azil kërkuesve. Nëse jetoni jashtë qyteteve të mëdhaja ju mund ta hasni vetën në qendra ku ofrojnë këshilla jo të duhura apo pa udhëzime sa i përket arsimit tuaj. Shpesh ata që japin këshilla dhe udhëzime nuk janë në gjendje të japin ndihmë dhe përkrahje apo pa ditur të japin informata dhe këshilla të gabueshme për të drejtat dhe zhvillimin e refugjatëve.

Si t’i tejkaloni problemet

Nëse nuk jetoni afër apo nuk mund gjeni kolegj që ju përshtatet, është e mundshme të studjoni në shtëpi duke përdorur studimet me korespondence (distance learning) apo kurse te hapura (open learning courses) mirëpo rrallë ju duhet të shkoni në ligjerata. Universiteti i Hapur (Open University) ka një program të gjërë me kurse deri në nivel post diplome për ata që dëshirojnë të studjojnë prej shtëpisë. Por ka edhe shumë organizata profesionale të cilat ofrojnë trajnim për llogaritar dhe biblotekar. Shumë kolegje për arsim të mëtutjeshëm poashtu mund të ofrojnë disa prej kurseve akademike me korespondencë. Ju duhet t’i drejtoheni institucioneve individuale që të kuptoni se çfarë kurse janë në dispozicion.

Nëse keni mundësi të përdorni internetin aty mund të gjeni një numër të madh të trajnimeve. Këto më së shumti ofrohen nga webfaqja LearnDirect, shumica e trajnimeve që i ofrojnë janërreth informimit teknologjik. Nga qendrat e tyre për mësim mund të gjeni kurse për gjuhën angleze. Disa univerzitete janë duke zhvilluar kurse të bazuara në teknologji, kurse të cilat kanë pak ose aspak nevojë direkte për profesor. Të gjitha punimet dërgohen në webfaqe, ligjeratat dhe seminaret mbahen në lidhje të internetit.

Vërejtje: shumë nga kurset në internet mbahen nga kompanitë private dhe mund të jenë shumë shtrenjtë pa kurrëfarë redukime dhe në fund nuk merrni kualifikime të njohura. Këshillohuni para se të filloni ndonjë kurs në internet apo me korrespondence.

Fermrat refugjate

Si femër refugjate posaqërisht ato me fëmijë ju mund të keni vështërsi me mundësi për arsim. Ju ndoshta ndjeheni që arsimi nuk është nevoja me rëndsi që duhet të adresoni, apo keni vështërsi të studjoni për shkak familjes.

Si t’i tejkaloni problemet

Shumë kolegje sigurojnë kujdes fëmijësh për studentat e tyre, dhe disa nga autoritetet lokale mund të ju sigurojnë kujdes për fëmijë me çmim të volitshëm. Këto shërbime zakonisht janë për fëmijët mbi moshën 3 vjeqare por ju duhet të informoheni nga ata sëpari. Kujdesi për fëmijë është në nevojë shumë të madhe kështu që vendet duhen të rezervohet përpara.

Është e mundshme që të hollat të mbledhen për çerdhe private nga organizatat bëmirëse, nga kompanitë fiduçiare, mirëpo këto fonde janë të kufizuara. Tani ju mund të keni mundësi të merrni ndihmë financiare për kujdes të fëmijëve nga programi New Deal for Lone Parents (për prindërit e vetëm) pa pasë efekt në pagesat tjera tuaja. I kontaktoni shërbimet për papunësim (Employment Services) për më shumë hollësira.

Një numër i madh i kurseve janë posaqrisht të designuara për femra, të cilat kurse janë të planifikuara për nevojat arsimore dhe personale të femrave. Ju poashtu mund të shkoni në trajnime që mbahen në organizata komuniteti nëse keni vështërsi të udhëtoni në institute më të mëdhaja.

Informatat në këtë fletushkë nuk e spjegojnë ligjin e plotë ose të drejtat tuaja: për këshilla më të hollësishme për rrethanat tuaja personale duhet të kontaktoni këshilltar specialist apo advokat.

Për informata të mëtutjeshme e kontaktoni njërën nga organizatat më poshtë:

Këshilla për procesin e formës për azil kontaktoni:

Asylum Aid

28 Commercial Street

London E1 6LS

Telefoni: 020 7377 5123

Faksi: 020 7247 7789

Këshilla për ndihma sociale dhe përkrahje për azil kontaktoni:

Central London Advice Service (CLAS)

Derry House

Penfold Street

London NW8 8HJ

Telefoni: 020 7402 6750 ext. 23

Faksi: 020 7224 8264

Këshilla për arsim të mëtujeshëm, trajnim dhe punësim kontaktoni:

Refugee Education & Training Advisory Service (RETAS)

14 Dufferin Street

London EC1Y 8PD

Telefoni: 020 7426 5837/5817

Faksi: 020 7251 1314

Kjo fletushkë është botuar në Mars 2003