Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Të drejtat e shtatëzënisë në vend të punës

Të drejtat e shtatëzënisë i mbrojnë të drejtat tuaja të punësimit kur ju jeni shtatëzanë në punë, gjatë pushimit të lindjes dhe pasi që të ktheheni nga pushimi lindjes.

Nëse punëdhënësi juaj nuk ju lejon të drejtat e shtatëzënisë apo nëse besoni që jeni trajtur me paderejtësi, kërkoni këshilla sepse ju ndoshta mund të bëni kërkesë nga tribunali për punësim (Employment Tribunal).

Të drejtat kontraktore për shtatzëni

Nga kontrata juaj e punësimit ju mund të keni të drejta për shtatëzëni më të favorshme se të drejtat ligjore që i spjegojmë këtu, por nuk mund të jenë më pak të favorshme për ju.

Gjatë pushimit të thjeshtë të lindjes

Ju vazhdoni me të drejtat tuaja nga kontrata, përveq të drejtës për pagesë të njejtë. Ju vazhdoni t’i mbledhni ditët e pushimit vjetor që ju takojnë dhe mund t’i përcjellni ato ditë që ende nuk i keni shfrytëzuar të pranuara në kontratë. Punëdhënësi juaj duhet të vazhdojë të ju paguaj kontributet për pension plotësisht sikuse jeni duke punuar dhe jeni duke marrë rogë të rregullt, pa marrë parasysh a jeni duke marrë pagesë për shtatëzëni/lindje.

Përfitimet e tjera në kontratë mund të vazhdojnë duke përfshirë përdorimin personal të veturës nga organizata, bona për drekë, anëtarsimi i klubit, sigurim shëndetsor dhe përfitime tjera të njejta, nëse punësuesi vendos të ju lejoj ato.

Gjatë pushimit plotësues të lindjes

Shumica e kushteve dhe termeve në kontratën tuaj do të ndërprehen, për shembull e drejta për pushim vjetor plotësues, mirëpo e drejta ligjore për pushim vjetor vazhdon.

E drejta për mbrojtje të punësimit të thjeshtë gjatë shtatzënisë dhe pushimit të lindjes

Të drejtat tuaja të punësimit ligjor të thjeshtë mbahen. Ju vazhdoni të jeni të punësuar, ju dhe punëdhënësi juaj ende do të keni detyrë të përbashkët për besim dhe vetëbesim, procedurat diciplinore dhe ankimit aplikohen normalisht.

Të drejtat ligjore të shtatzënisë/lindjes

Të drejtat ligjore janë ato minimale që ju keni të drejtë gjatë shtatëzanisë apo gjatë pushimit të lindjes.

Sëmundjet gjatë shtatzënisë dhe pushimit të lindjes

Sëmundjet e lidhura me shtatëzëni nuk duhet të regjistrohen si sëmundjet që regjistrohen zakonisht apo të përdoren që ju të disciplinoheni, apo të zgjedheni si punëtore e tepërt. Kjo njihet si diskriminim.

Punëdhënësi juaj mund ta shkaktojë fillimin e pushimit të lindjes dhe pagesës nëse jeni të sëmurë në lidhje me shtatëzëni brenda 4 javëve që është caktuar për foshnjën të lind. Çfarëdo sëmundje e lidhur me shtatëzëni para kësaj date do të jetë si pushim për sëmundje normale dhe ju keni të drejtë të pagesës për sëmundje në mënyrë të zakonshme.

Ju nuk mund të merrni pagesë ligjore për sëmundje për 26 javë prej fillimit të ditës së parë të të drejtës për pagesë të pushimit të lindjes (Statutory Sick Pay) apo pagesës për lindje (Maternity Allowance).

Nëse ju nuk keni të drejtë për këto dy pagesa ju nuk mund të merrni pagesë ligjore për sëmundje as për 18 javë, prej:

  • dieles të asaj jave kur lind fëmija; apo
  • dieles të asaj jave ju mungoni nga puna për shkak të sëmundjeve të lidhur me shtatëzëni në apo pas fillimit të javës së 4të para se pritet të lind fëmija.

Shpallja si punëtore e tepërt gjatë shtatëzënisë apo pushimit të lindjes

Nëse ju besoni që zgjedhja e juaj si punëtore e tepërt mund të jetë e lidhur me shtatëzëni dhe pushim të lindjes, ju duhet të kërkoni nga punëdhënësi juaj që të ju spjegojë në bazë të çfarë kritereve dhe se si ju jeni kanë vlerësuar juve.

Punëdhënësi juaj duhet të konsultohet me ju për ndonjë rast të mundshëm për të ju shpallur si punëtore e tepërt, dhe ata duhet të ju ofrojnë automatikisht ndonjë vend pune të përshtatshëm që është në dispozicion nëse ju jeni shpall si punëtore e tepërt gjatë pushimit të shtatëzënisë.

Mbrojtja kundër përjashtimit të padrejtë dhe trajtim jo të favorshëm gjatë shtatëzënisë dhe pushimit të lindjes

Nëse ju jeni punëtorë dhe jeni përjashtuar apo shpalluar si punëtore e tepërt, apo jeni trajtuar me padrejtësi, për arsye të lidhura me shtatëzani apo pushimit të lindjes, apo që keni lindur, kjo automatikisht njihet si përjashtim i padrejtë dhe ju keni të drejtë për deklaratë me shkrim për arsyet e punëdhënësit.

Kjo e drejtë aplikohet nga dita e parë e punës, pa marrë parasysh sa orë në javë punoni apo keni kontratë të përkohshme apo të përhershme.

Nëse ju jeni përjashtuar apo trajtuar me padrejtësi sepse jeni shtatëzënë apo keni lindur fëmijën ju poashtu mund ta bëni ankesë për diskriminim gjnor.

Nëse ju keni qenë të punësuar për një vjet, ju poashtu mund të bëni ankesë për përjashtim të padrejtë.

Pushimi i lindjes

Pushimi i thjeshtë i lindjes

Ju keni të drejtë për 26 javë pushim pa marrë parasysh sa orë apo sa gjatë jeni duke punuar.

Ju mund të zgjedhni kur të ia filloni pushimit të thjeshtë të lindjes. Data më e hershme që mund të ia filloni është 11 javë para datës që pritet të lind fëmija: e gjeni të dielën para datës kur pritet të lind fëmija (apo nëse ajo ditë është e dielë) dhe i numroni 11 të diele prej asaj date.

Nëse ju keni ndonjë sëmundje apo mungesë të lidhur me shtatëzani në 4 javët e fundit të shtatëzanisë, apo nëse lindni para se të ia filloni pushimit, atëherë pushimi ia fillon automatikisht.

Ju mund të punoni deri në datë kur pritet të lind fëmija përveq nëse nuk jeni duke punuar për shkak të sëmundjes lidhur me shtatëzani në 4 javët e fundit të shtatëzanisë.

Pasë lindjes dy javë pushim janë të detyrueshme, katër javë nëse punoni në fabrikë.

Pushimi i lindjes plotësues (Additional Maternity Leave)

Është periudhë plotësuese me 26 javë pushim duke vijuar prej fundit të pushimit të thjeshtë për lindje, të dyja bashkë bëhen 52 javë pushim të lindjes. Ju duhet të keni punuar në vend punën tuaj për 26 javë prej fillimit të javës 14 para se fëmija pritet të lind. Në përgjithësi që të kualifikoheni për pushim plotësues ju ishit duhur të ia keni filluar punën para se të keni ngelur shtatëzënë.

Nëse ju keni të drejtë për pushim plotësues, punëdhënësi juaj duhet ta merr me mend që ju mund ta merrni pushimin plotësues.

Vërejtja për të ia filluar pushimit të lindjes

Ju duhet ta lajmëroni punëdhënësin tuaj në apo para javës së 15-të para datës kur pritet të lind fëmija apo sa më shpejt që është e arsyeshme për ju. Ju duhet ta bëni këtë me shkrim nëse kërkohet, me informatat në vijim:

  • që ju jeni shtatëzanë
  • kur pritet të lind fëmija, me datën në çertifikatë të shtatëzanisë MATB1; dhe
  • datën në të cilën ju dëshironi të ia filloni pushimit të lindjes;
  • ju mund ta ndërroni datën e planifikuar nëse japni 28 ditë vërejtje për datën e re apo para datës të mëparmshme, cilado që të jetë më herët, apo sa më shpejt që është e arsyeshme.
  • Punëdhënësi juaj duhet ta vërtetoj këtë me shkrim, brenda 28 ditëve, datën kur mendoni që të ktheheni në punë - datën pas ditës së fundit të pushimit të thjeshtë të lindjes, dhe nëse keni të drejtë për pushim plotësues, ditën pas përfundimit të pushimit plotësues.

Abortimi spontan dhe lindjet në të cilën fetusi është i vdekur

Abortimi spontan

Abortim spontan do të thotë nëse fëmija lind i vdekur para fundit të javës së 24-të të shtatëzanisë. Ju nuk keni drejtë për pushim dhe pagesë të lindjes.

Ju duhet të merrni pushim për sëmundje nëse ju nevojitet dhe punëdhënësi juaj duhet të ju paguaj pagesë ligjore për sëmundje (nëse kualifikoheni për ate) apo pushim për sëmundje nga kontrata nëse punëdhënësi juaj e paguan këtë zakonisht. Shikojeni kontratën tuaj nëse punëdhënësi juaj ofron pushim për raste të pa planifikuara apo pushim për rasteve të humbjeve të anëtarve të familjes.

Pushimi për sëmundje të lidhura me shtatëzëni apo abortim spontan duhet të regjistrohet veçmas nga pushimet tjera për sëmundje.

Lindjet në të cilën fetusi është i vdekur

Kjo është kur fëmija lind i vdekur pasë javës së 24-të të shtatëzanisë. Spitali do të ju jap çertifikatën e lindjes me fetus të vdekur. Ju do të keni të njejtat të drejta për pushim të lindjes sikurse fëmija të kishte lindur gjallë. Nëse ju jeni në pushim të lindjes nuk keni nevojë të bëni asgjë. Nëse fëmija lind i vdekur para se të ia filloni pushimit të lindjes, i tregoni punëdhënësi tuaj sa më shpejt që mundeni, me shkrim që ju keni lindur, nëse ata e kërkojnë.

Lindjet e gjalla

Nëse fëmija lind i gjallë por vdes shumë shpejt pasë lindjes, kjo klasifikohet si lindje e gjallë edhe nëse është para javës së 24-të të shtatëzanisë. Ju do të keni të drejtë për pushim të lindjes dhe pagesën që ju takon.

E drejta që të ktheheni në punë në fund të pushimit të lindjes

Ju nuk keni nevojë ti japni punëdhënësi tuaj vërejtje që do të ktheheni në punë.

Pas pushimit të thjeshtë të lindjes

ju keni të drejtë të ktheheni në të njejtën vend pune.

Pasë pushimit plotësues të lindjes

Punëdhënësi juaj duhet të ju jap të njejtin vend pune përveq nëse nuk është praktike, për shembull nëse vend puna juaj është ndryshuar për shkak të rekonstruktimit të organizatës tuaj. Në këtë rast ju keni të drejtë të ktheheni në vend punën që ju përshtatet dhe është e duhur për juve, dhe që zgjat në favor tuajin.

Nëse në vendin ku punoni janë 5 apo më pak punëtorë dhe nëse e humbni vendin e punës kjo nuk do të thotë automatikisht që është përjashtim i padrejtë por ju duhet të merrni këshilla profesionale për këtë.

Kthimi në vend të punës më herët se fundi i pushimit të lindjes

Nëse ju nuk dëshironi ta shfrytëzoni pushimin e plotë dhe dëshironi të ktheheni në punë para periudhës maksimale për pushim të lindjes, ju duhet të i japni punëdhënësit vërjetje prej 28 ditëve.

Sëmundja në fund të pushimit të lindjes

Nëse ju jeni të sëmurë në fund të pushimit të lindjes, ju duhet të i vijoni procedurat normale sikurse gjatë punës, kështu që të mos trajtoheni si e munguar në pushim të pa autorizuar.

Shëndeti dhe siguria për shtatzënet dhe nënat që sapo kanë lindur

Kohë të lirë për kujdes antenatal

Si e punësuar, ju keni të drejtë për kohë të lirë të arsyeshme të paguar për kujdes antenatal në takimet me mjekë dhe maminë tuaj, pa marrë parasysh sa kohë jeni duke punuar apo sa orë në javë punoni. Kjo mund të përfshijë edhe klasat për relaksim dhe prindër nëse jeni duke i përcjellur sipas rekomandimit të mjekut apo të mamisë, kjo përfshinë edhe kohën e udhëtimit dhe pritjes për takim apo klasë.

Nëse i tregoni punëdhënësit me shkrim me kohë për shtatzëni kjo do të ju mundësoj që të merrni kohë të lirë për këto takime. Punëdhënësi juaj mund të ju kërkon që ta sheh çertifikatën e shtatzënisë nga profesionistët shëndetsor që ta vertetojnë shtatzëninë apo takimet.

Shëndeti dhe vlerësimi i rreziqeve gjatë shtatzënisë dhe kthimit në punë

Për nënat që sapo kanë lindur dhe gratë shtatzëne ekziston mbrojtja speciale për shëndet dhe siguri. Ju duhet të i tregoni punëdhënësi tuaj që jeni shtatzënë kështu që të keni mbrojtje. Nëse mjeku apo mamija mendojnë që mund të ketë ndonjë rrezik të shëndetit për juve dhe foshnjen, kërkoni prej atyre një letër në mënyrë që të ia tregoni punëdhënësit tuaj.

Rreziqet shëndetsore të zakonshme në shtatzëni

  • lodhja e tepërt
  • barrë fizike
  • disa lëvizje dhe pozita
  • zhurma, dridhjet, tronditjet
  • temperaturat e tejskajshme
  • lloje të gazrave dhe kemikaleve

Procedura për vlerësimin e rreziqeve

Pasi që i keni treguar me shkrim punëdhënësit tuaj për shtatzëni, ata duhen t’i vlerësojnë rreziqet specifike për juve. Nëse ata e refuzojnë ta bëjnë këtë, tribunali për punësim do ta vlersoj këtë si diskriminim automatik gjinor.

Punësuesi juaj duhet t’i përcjell këto hapa:

  • Ta bëjë vlerësimin e rreziqeve të kushteve të punës, fizike, kemikale dhe agjenteve biologjike të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj dhe të foshnjes.
  • Të marrë masa për ta larguar rrezikun apo ta ndalojë ekspozimin e tyre.
  • Tregojeni punëdhënësit tuaj për rreziqet e gjetura dhe çfarë masa ata do të marrin dhe si do të merren me to.
  • I ndërroni kushtet e punës dhe orarin e punës përkohësisht përderisa rreziku hiqet nëse kjo është e arsyeshme për t’i ndaluar rreziqet.
  • Ofrojnë punë tjetër me kushte dhe kondita të përshtatshme, duke përfshirë pagesën e njejtë me punën tuaj origjinale; apo
  • Nëse punësimi alternativ i përshtashëm nuk ekziston, punëdhënësi juaj duhet të ju pezulloj me pagesë të plotë përderisa rreziqet vazhdojnë.

Ndryshimi i rrethanave të punësimit tuaj gjatë shtatëzënisë dhe kthimit në punë

Nëse ekzistojnë rreziqe të shëndetit tuaj dhe foshnjes përderisa jeni shtatëzënë, apo duke e ushqyer fëmijën në gji dhe në 6 muajt e parë pas lindjes, ndryshimet e rrethanave në vend punës mund të përfshijnë:

  • mungesën e sasisë për t’i përdor makinat, apo për të ndryshuar detyrat tuaja;
  • zvoglimin e kohës së udhëtimit për të bërë më shumë punë në zyrë;
  • të vini në punë më vonë dhe lëshoni punën më herët që t’i shmangeni orës kur trafiku është i ngarkuar, nëse kjo refuzohet kërkoni këshilla për kërkesë të mundshme të diskriminimit gjinor
  • Nëse ju brengoseni për rrezik, ju duhet të kërkoni ekran të kompjuterit (Visual Display Unit – VDU), apo të largoheni shpesh nga ekrani, apo ta ndalni kur nuk është në përdorim, të keni karrigë komfore dhe vendit ku uleni të jetë e dizajnuar mirë, edhe pse ky lloj niveli i rrezatimit nuk është i rrezikshëm. Nëse ju brengoseni për këtë, punëdhënësi juaj duhet të ju jap shansën që të bisedoni me dikend që ka njohuri për këto; apo
  • ta mungoni orarin e punës (pa humbur pagesën) nëse këto ju bëjnë të mos ndjeheni mirë; vendi i punës tuaj duhet të ketë vend të përshtatshëm ku mund të shtriheni dhe pushoni.

Ju keni të drejtë të transferoheni prej punës gjatë natës në punë të ditës

Ju keni të drejtë për punë alternative të përshtatshme gjatë ditës nëse mjeku apo mamija thojnë që ju nuk mund të punoni gjatë natës për arsye të shëndetit dhe sigurisë. Nëse keni arsye që nuk mund të punoni gjatë ditës, për shembull nëse duhet të kujdeseni për fëmijët e tjerë, ju duhet të kërkoni këshilla se cilat janë të drejtat tuaja.

Nëse do ta ushqeni fëmijën me qumsht të nënës

Kur ktheheni në punë pas pushimit të lindjes, e lajmroni me shkrim punëdhënësin tuaj dhe kërkoni që ata të bëjnë vlerësim e rrezikut që të siguroheni që nuk ka rrezik të shëndetit dhe sigurisë që mund ta pengojë ushimin me gji. Ju mund të kërkoni që të keni dhomë private, frigorifer të pastërt që ta ruani qumshtin dhe kohë të lirë për ta nxjerr qumshtin nga gjiri.

Mbrojtja kundër përjashtimit kur ka rreziqe për shëndet dhe siguri

Ju nuk mund të përjashtoheni nëse nuk jeni në gjendje ta vazhdoni të njejtën punë si përpara, për shkak të rreziqeve dhe sigurisë që vijnë nga shtatëzënia, ushqimit me gji apo për shkak të lindjes.

Mbani në mend gjithmonë, nëse keni problem me shfrytëzimin e të drejtave që ju takojnë, mënyra më e shpejtë dhe efektive për ta zgjidhur problemin është duke biseduar me punëdhënësin tuaj, dhe të kërkoni këshilla profesionale para se të konsideroni të merrni masa formale.