Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Diskriminimi racor – çka mund të bëni për diskriminim
Racial Discrimination - What you can do about discrimination

Nëse ju jeni diskriminuar, më së pari mendoni se çka ju dëshironi të bëhet. Varësisht se si jeni diskriminuar ju ndoshta dëshironi që:

  • të ktheheni në vendin tuaj të punës
  • të kompensoheni
  • shfajësim (kërkesë për falje)
  • vërtetim që organizata nuk do të diskriminoj në të njejtën mënyrë në të ardhmen.

Pa marrë parasysh çka dëshironi, zakonisht është më mirë ta zgjidhni problemin me personin apo organizatën që ju ka diskriminuar apo ngacmuar juve. Nëse jeni diskriminuar nga punëdhënsi juaj, ju duhet ti përdorni procedurat e organizatës për ankesa apo ta deklaroni diskriminimin me shkrim te punëdhësi juaj. Nëse problemi është me furnizues të shërbimeve ju duhet të ju shkruani atyre duke i spjeguar hollësirat e ankesës dhe çka dëshironi të bëhet duke e cekur edhe shumën e të hollave që dëshironi të kompensoheni.

Nëse kjo nuk sjell ata çka dëshironi ju mund ta dërgoni rastin tuaj te:

  • tribunali për punësim nëse është në lidhje me organizatën ku punoni
  • gjyq

Komisioni për Barazi Racore (The Commission for Racial Equality (CRE) është organizatë që është formuluar nga shteti për të nxitur barazi racore. Kjo organizatë mund të ju këshlloj dhe ndihmojë nëse ju jeni diskriminuar përshkak të racës tuaj. Ju poashtu mund të gjeni ndihmë nga:

  • sindikati (nëse diskriminimi ndodh në vend të punës)
  • qendra ligjore lokale
  • qendra për këshilla (Citizens Advice Bureau)
  • këshilli lokal për barazi racore; apo
  • advokati apo këshilltar nga shërbimi ligjor për komunitet (Community Legal Service)

Shërbimet ligjore për komunitet (Community Legale Services) ndonjherë mund të ju jap ndihmë ligjorepër ta dërguar rastin tuaj në gjyq, kështu që nuk keni nevojë të paguani advokat. Për këtë ju duhet të aplikoni me një formular special nga Community Legal Services. Nëse nuk mund të ju ndihmojnë me përfaqësim ligjor ndoshta mund të ju vë në kontakt me agjencione të tjera apo advokat që merren me raste të diskriminimit.

Nëse rasti juaj është përreth diskriminimit në vend të punës, organizata që quhet The Advisory, Conciliation and Arbitration Service (ACAS) mund poashtu të ju ndihmojë. Ata mund të juu ndihmojë të arrini njël marrëveshje me punëdhënsin tuaj p.sh. në lidhje me promovim apo kompensim pa pasë nevojë me dal në gjyq. Nëse ju nuk mund të arrini në një marrëveshje me punëdhënsin tuaj (apo punëdhënsin e mëparshëm) ju prapëseprap mund ta dërgoni rasti në tribunalin për punësim.

Nëse tribunali apo gjyqi marrin përfundim që ju jeni diskriminuar në mënyrë joligjore, mund të ju kompenson për:

  • humbjen e të ardhurave apo hubje të tjera financiare
  • lëndim të ndjenjave; dhe
  • lëndimet pëersonale të shkaktuara nga diskriminimi

Tribunali për punësim

Nëse doni të bëni ankesë nën ligjin për relacione racore ju duhet ta dërgoni ankesën tuaj duke kompletuar formën ET1 apo me shkrim te zyret kombëtare të tribunaleve për punësim. Ju mund ta gjeni formularin ET1 nga:

  • qendrat për punësim (Jobcentre)
  • shërbimet ligjore për komunitet (Community Legal Services)
  • tribunali lokal për punësim

Zakonisht ju mund të bëni kërkesë në tribunalin për punësim brenda tre muajve minus një ditë që nga dita që mendoni që jeni diskriminuar. Nëse ju e keni përcjellur procedurat e ankesës të organizatës ku punoni, kufizimi për ankesë është gjashtë muaj pa një ditë. Megjithatë ju duhet të ia lejoni punëdhënsit tuaj një muaj për ta zgjidh ankesën tuaj para se ta dërgoni ankesën në tribunal, kështu që është me rëndsi ta bëni ankesën sa më shpejt që është e mundshme.

Shpenzimet për të shkuar në tribunal janë të pakta. Tribunali për punësim do të vendos se a keni vuajtur diskriminim. Poashtu do të konsiderojnë se a është e arsyeshme të bëni ankesë. Edhe nëse e humbni rasti ju nuk keni nevojë të paguani shpenzimet e të dy palëve përveq nëse tribunali vendos që ankesa juaj është paarsyetueshme.

Nëse ju doni ta bëni ankesën në tribunalin për punësim, zakonisht ju duhet ta plotësoni një formë speciale që quhet ‘section 65’ dhe ta dërgoni te punëdhënsi juaj. Ju mund ta gjeni këtë formular nga:

  • qendrat për punësim (Jobcentre)
  • zyret lokale për ndihma financiare
  • shërbimet ligjore për komunitet (Community Legal Services)

Procedurat gjyqësore

Nëse dëshironi që gjyqi të merret me ankesën tuaj, ju duhet ta filloni rastin tuaj brenda gjashtë muajve pa një ditë që nga dita kur ka ndodh diskriminimi. Janë disa gjyqe speciale që merren me rate të diskriminimit. Ata mund të ju japin më shumë informata për procedurat gjyqësore dhe formularin për kërkesë gjyqësor që quhet N1. Hollësirat për gjyqet që merren me raste të diskriminimit mund ti gjeni:

  • çdo gjyq lokal
  • shërbimet ligjore për komunitet (Community Legal Services)

Si do të paguaj shpenzimet e gjyqit?

Nëse kërkesa juaj është më pak se 5000 funta, rasti juaj mund të shqyrtohet shumë thjeshtë dhe me shpenzime të vogla. Nëse rasti jauj bjen në këtë kategori ju nuk keni nevojë për advokat për të ju përfaqësuar, por ju duhet të merrni këshilla para se të ia filloni rastin tuaj.

Nëse ju bëni kërkesë për më shumë se 5000 funta, duhet të mendoni me kujdes sesi keni për të paguar për rastin tuaj, sepse shpenzimet mund të jenë shumë të mëdhaja. Nëse ju nuk jeni në gjendje të paguani për sherbime te gjykatës, ka disa mënyra të ndryshme që mund të paguani për rastin tuaj:

  • nëse bëni ankesë për diskriminim gjinor apo për pagesë të barabartë, komisioni për të drejta të barabarta mund ta ndërmerr rastin tuaj, për shembull si ‘rast provues’
  • Ju mund të merrni fond nga shërbimet ligjore për komunitet (Community Legal Services) që më parë është quajtur Legal Aid, nëse ju i përmbushni disa kushte. Shikoni nën pjesën ‘Ndihmë e mëtutjeshme’ të gjeni më shumë informata lidhur me këtë.
  • Ju mund të gjeni një advokat që mund ta merr rastin tuaj me kontratë të caktuar ‘no-win, no-fee’ që do të thotë nëse advokati nuk e fiton rastin, ju nuk keni nevojë të paguani.

Ligji për të drejtat e njeriut

Ligji i të drejtave të njeriut i vitit 1998 i mbulon shumë lloje të diskriminimit – duke përfshirë edhe disa që nuk mbulohen nga ligjet të tjera të diskriminimit. Megjithatë, ky ligj mund të përdoret vetëm nëse një nga principet specifike të ligjit aplikohen, siq është e drejta ‘respekt për jetë private dhe familjare’.

Poashtu, të drejtat nën këtë ligj mund të përdoren vetëm kundër autoriteteve publike (për shembull kundër policisë, këshillit lokal apo qendrës për punësim) dhe jo kundër kompanive private. Megjithatë, vendimi i gjyqit për diskriminim në përgjithësi marrin parasysh ligjin e të drejtave të njeriut në shumicën e rasteve.

Ndihmë të mëtutjeshe

Community Legal Service Direct

Ofroninformata, këshilla dhe ndihmë falas publikut direkt në disa lloj probleme ligjore.

Telefononi 0845 345 4 345

Bisedonime një këshilltar të kualifikuar përreth përfitimeve, borxhit, arsimimit, banimit apo punësimit apo gjeni qendra lokale këshilluese për probleme të tjera.

www.clsdirect.org.uk

Nëkëtë uebfaqe mund të gjeni reprezentues ligjor lokal apo advokat dhe lidhje të tjera për informata dhe ndihmë.

Komisioni për të drejtat e barabarta

Telefoni: 08456 015 901

www.eoc.org.uk

Advisory Centre for Education (ACE)

Për këshilla përreth diskriminimit në shkolla

Linja telefonike për ndihmë është e hapur prej të hënës deri të premten 14.00 –17.00

Telefoni: 0808 800 5793

www.ace-ed.org.uk

The Advisory, Conciliation and Arbitration Service (ACAS)

Për të gjetur qendrën më të afërme

Telefononi: 08457 474747

www.acas.org.uk

Age Concern

Organizatë që punon me njerëz të moshuar për të drejtat e tyre në Britani të Madhe

Telefoni: 0800 00 99 66

www.ace.org.uk

Employment Tribunal Service

Shërbimet për tribunalin e punësimit

08457 95 9775

www.employmenttribunals.gov.uk

Kjo fletushkë është botuar nga Komisioni për shërbime ligjore (Legal Services Commission).

This document was provided by Community Legal Service Direct, December 2005, www.clsdirect.org.uk