Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Të drejtat e barabarta: Diskriminimi gjinor dhe seksual
Equal opportunities (2): Sex and sexual discrimination

Diskriminimi në bazë të gjinisë

Qëllimi i dy ligjeve është të sigurojë se meshkujt dhe femrat trajtohen barabartë:

  • Akti i Diskriminimit Gjinor 1975 (i përmirësuar në vitin 1986) thotë që është kundërligjore për të diskriminuar kundër meshkujve apo femrave në vend të punës, arsim, banim apo në furnizim të gjërave të ndryshme dhe shërbime, si edhe në reklamimet e këtyre gjërave. Poahtu është kundërligjore diskriminimi kundër personave të martuar, kjo vlen vetëm në vend të punës.
  • Akti i Pagës së Barabartë 1970 (i përmirësuar në vitin 1984) thotë që femrat duhen të paguhen njejtë si meshkujt përderisa kryejnë punë të njejtë (apo përafërsisht të njejtë), apo punë me vlerë të barabartë. Lexoni më shumë për këtë më poshtë nën ‘Pagat e barabarta’.

Aplikimi për punësim

Akti i Diskriminimit Gjinor e bën të padrejtë që punëdhënsi të diskriminojë personin që aplikon për punësim në bazë të gjinisë apo statusit martesor. Ligji i mbulon këto tri pjesë:

Kur vendoset se cilit person i ofrohet puna. Kjo përfshin përshkrimin e punës, përcaktimin e personit që do të thotë aftësitë, përvojat dhe kualifikimet e nevojshme për punësim, forma për aplikim, procesi i zgjedhjes i personave për intervistë, intervista dhe vendimi përfundimtar.

Konditat dhe kushtet e punësimit, si pagesa, pushimi vjetor apo kushtet në vendin e punës.

Aplikimi i një personi mos të konsiderohet me qëllim.

Ligji i mbulon kontratat e punëtorve me orar të shkurtër dhe me orar të plotë.

Shembull i drejtpërdrejtë I diskriminimit gjinor do të ishte nëse refuzohet të konsiderohet për punësim personi i cili është femër apo mashkull (p.sh. nëse një mashkulli i refuzohet të konsiderohet për punë si sekretar, sepse femrat zakonisht punësohen si sekretaresha.

Shembull i jo-drejtpërdrejtë i diskriminimit gjinor është kur pa kurfarë shkaku kërkohet nga aplikanti të ketë qenë në forcat ushtarake. Përshkak se më pak femra kanë qenë në forca ushtarake, një femër ka më pak shansa për atë vend punësimi.

Nën ligjin e diskriminimit gjinor poashtu është kundërligjore të mos favorizohet personi i martuar në krahasim me të pamartuarin. Kjo quhet diskriminim direkt në bazë të statusit martesor, nëse një punëdhënës refuzon të punësoj një femër të martuar, vetëm pse besohet ajo ka mundësi më të madhe se një femër e pamartuar të ngel shtatëzanë.

Diskriminimi i jo-drejtëpërdrejtë në bazë të statusit martesor, mund të ndodh nëse përshembull punëdhënsi kërkon nga të gjithë aplikantet për punë të duhen të transferohen në një lokacion tjetër, përveq nëse punëdhënsi mund të vërtetoj se transferimi është i domosdoshëm për punësim.

Rastet kur punëdhënsit lejohen të diskriminojnë

Në disa raste punëdhënsit lejohen të ofrojnë punësim vetëm meshkujve apo femrave. Kjo quhet ‘Kërkesa të Domosdoshme për Punësim’ (Genuine Occupational Requirement). Situatat në të cilat punëdhënsi mund të bëjë këtë janë:

  • p.sh. në rast kur një mashkulli i nevojitet mbikëqyrje dhe përkujdesje përshkak se atij i duhet ndihmë me nevoja private si për përdorimin e nevojtores dhe veshje.
  • për shërbime shoqërore personale: p.sh. punësimi i një femre psikologe në një organizatë bamirëse për mirëqenien e femrave
  • kur punëdhënsit i duhet të flejë në vend të punës dhe në atë vend nuk ka dhoma të ndara për femra dhe meshkuj
  • për disa punësime në institucione të posaqme për një gjini, si spitalet dhe burgjet
  • për punësime në shtëpi private, si mbikëqyrës që duhet të jetojë me personin që përkujdesen
  • ku puna ka të bëjë me nevoja të vërteta fizike si modelet për veshje të femrave apo për role në shfaqje
  • në disa raste kur puna eshte jashtë Britanisë së Madhe; dhe
  • ku në punësim ju nevojiten një çift i martuar

Megjithatë, punëdhënsi nuk mund për shembull të përdor si arsye fuçinë dhe qëndrushmërinë e femrave për mos punësim.

Përjashtimi nga puna apo mos nevoja për vazhdim të punësimit

Një punëdhënës nuk mund të diskriminoj kundër femrave apo meshkujve për përjashtim nga puna apo për mos nevoja për vazhdim të punësimit. Për shembull, kjo do të thotë që është kundër ligjit për diskriminim të:

  • përjashtojë një mashkull nga puna, nëse ai ka marrë kohë të lirë nga punë për tu kujdesur për fëmijën e tij të sëmurë, nëse një femër nuk ishte përjashtuar për arsye të njejta
  • përjashtuar dikend nga puna për shkaqe të vonesave të shpeshta në punë nëse një punëtor i gjinisë tjetër është vonuar shpesh në punë mirëpo nuk është përjashtuar
  • një kompani të ketë si ligj që thotë se punëtorët që kanë punuar më pak vite në atë kompani janë të parët të humbin vendin e punës në rast kur kompanisë nuk i nevojiten shumë punëtor. Kjo është diskriminim sepse femrat zakonisht nuk punojnë kur kanë fëmijë të vegjël.

Shtatëzania

Është kundërligjore për punëdhënsit ta trajtoj një femër në mënyrë të pafavorshme përshkak se ajo është shtatëzanë apo nëse merr pushim të lindjes; për shembull, nëse ajo

  • përjashtohet apo organizata e deklaron vendin e punës të saj si të panevojshme
  • refuzohet pozitë më të lartë në organizat
  • kur kthehet në punë pasë pushimit të lindjes asaj i ofrohet një vend pune me shpërblime më të vogla; apo
  • ajo trajtohet ndryshe prej kolegëve të tjerë në mënyra tjera.

Kundërligjore poashtu është nëse një femër trajtohet keq sepse asaj i duhet të kujdeset për fëmijë – për shembull nëse foshnja e saj ushqehet me gji, dhe kërkohet nga nëna të kthehet në punë mirëpo të punoj me orar të plotë. Punëdhënsi duhet të vërtetojë se më të vërtet ajo duhet të punoj me orar të plot p. sh. ajo nuk është e mundshme për ate të punoj nga shtëpia.

Pagesa e barabartë

Ligji për paga të barabarta ju lejon personave të kërkoj pagesë të njejtë për punë të njejtë apo përafërsisht të njejtë që bëhet nga një person i gjinisë tjetër në të njejtën organizatë. Poashtu ju lejon juve të kërkoni pagesë të njejtë edhepse puna është e ndryshme, mirëpo me vlerë të njejtë si puna e krahasuesit, në bazë të përgjegjësive nga ju apo nëse puna juaj është vlerësuar e njejtë me punën e krahasuesit në bazë të kërkesave nga ju apo nëse puna juaj është vlerësuar e njejtë nën skemën e vlerësimeve.

Ligji për pagesa të barabarta poashtu i mbulon edhe konditat e tjera të punësimit tuaj, për shembull:

  • orarin e punës
  • pushimin vjetor
  • pagesat gjatë ndonjë sëmundje dhe
  • pensionin

Shume ankesa për pagesa të barabarta bëhen nga femrat, por ligji aplikohet edhe për meshkuj të cilët paguhen më pak se femrat për punë të njejtë. Nëse ju mendoni se nuk jeni duke u paguar me rrogë të njejtë si një person i gjinisë tjetër për të njejtën punë, së pari duhet të ankoheni te punëdhënsi juaj sipas rregullores së catuar.

Nëse nuk keni sukses atëhere ju duhet ta vazhdoni ankesën në tribunalin për punësim. Nëse punët krahasohen si të njejta, zakonisht më mirë është të bëni kërkesë për ‘punësim të njejtë’ poashtu edhe kërkesë për ‘vlerësim të njejtë’. Tribunali do ta vlerësojë së pari kërkesën për ‘punësim të njejtë’ nëse kjo dështon atëhere ata do ta konsiderojnë kërkesën për ‘vlerësim të njejtë’.

Për t’i bërë këto kërkesa mund të jetë procedurë shumë e komplikuar. Edhe nëse tribunali vendos që ju jeni duke kryer një punë të njejtë dhe me vlerë të njejtë. Punëdhënsi mund të i bind ata që ka faktor material (arsye të tjera përveq gjinisë) për shkaqet që ju paguheni më pak.

Ju mund të merrni këshilla dhe përkrahje për ta bërë kërkesën nga sindikati juaj, nëse keni sindikat, apo nga qendrat ligjore, advokati apo qendra për këshilla (Citizens Advice Bureau).

Puna me orar të shkurtër

Ligji për diskriminim gjinor dhe ligji për pagesa të barabarta i përfshin të gjithë punëtorët, poashtu edhe ata që punojnë:

  • me orar të shkurtër apo
  • punëtorët me kontrata të përkohshme

Në kërkesat për pagesa të barabarta, punësimi me orar të shkurtër mund të krahasohet me të njejtën punë me orar të plotë të llogaritur përpjestimisht (kjo bazohet në numrin e orëve që punohen).

Përshkak se shume njerëz të cilët punojnë me orar të shkurtër janë femra, nëse ata trajtohen më keq se punëtorët me orar të plotë kjo mund të njihet si diskriminim indirekt nën ligjin e diskriminimit gjinor. Ju mund të bëni kërkesë për diskriminim indirekt nëse ju dëshironi të punoni me orar të shkurtër, me orar fleksibil, të punoni nga shtëpia juaj apo ta ndani punën me një punëtor tjetër, sepse ju duhet të kujdeseni për fëmijët tuaj dhe punëdhësi ju refuzon pa ndonjë arsye të mirë.

Punëtorët me orar të shkurtër poashtu janë të mbrojtur nga rregullorja për punëtorët me orar të shkurtër të vitit 2000, e cila ju jap të drejta të njejta nga përfitimet e kontratës të llogaritura përpjestimisht (p. sh. ratat e pagesës dhe pushimeve vjetore) si punëtorët me orar të plotë që e bëjnë të njejtën punë. Të njejta rregulla aplikohen edhe për punëtorët me kontrata me term të caktuar nën rregulloren e punëtorve me term të caktuar të vitit 2002. Në këto dy raste, nuk është me rëndsi nëse punëtorët krahasohen nga gjinia.

Ngacmimi seksual në vend të punës

Ligji i diskriminimit gjinor ju mbron kundër ngacmimeve në vend të punës dhe trajnimeve në punësim. Ngacmimi është sjellje e paduhur nëse:

  • shkel dinjitetin tuaj
  • apo krijon atmosferë frikësuese, armiqësore, degraduese, poshtëruese dhe sulmuese në vendin tuaj të punës.

Ngacmimi mund të jetë përshkak të gjinisë tuaj apo mund të jetë i natyres seksuale. Kjo mund të përfshin:

  • komente për pamjen tuaj
  • fjalë të pamoralshme
  • kërkesa për seks (për pozitë më të lartë apo për përfitime të tjera)

Ngacmimi nuk ka nevoj të jetë me paqëllim për të qenë joligjor. Pa marrë parasysh se ngacmimi është pa qëllim është joligjor, kjo varet nga se çka ka ndodh që me arsye mund të konsiderohet që ka shkaktuar ofendim.

Poashtu është joligjore që punëdhënsi juaj të ju trajtoj keq nëse ju jeni ngacmuar apo jeni munduar ta ndaloni dikend të ju ngacmoj. Për shembull, nëse ju refuzoheni për pozitë më të lartë në organizatë përshkak se ju jeni ankuar për dikend që ju ka ngacmuar apo për komentet për pamjen tuaj, kjo është joligjore.

Nëse dikush ju ngacmon dhe nuk ndalen pasi që ju tërhjekni vërejtjen (apo nëse frigoheni të ju tërhjekni vrejtjen) ju duhet të bisedoni me punëdhënsin tuaj – përveq nëse punëdhënsi është personi që ju ngacmon.

Ligji thotë që punëdhënsit janë përgjegjës për diskriminim nga punëtorët e tyre. Shumica e punëdhënsve i trajtojnë ngacmimet seksuale nga punëtorët e tyre si veprim joligjor diciplinor, dhe ata duhen ta diciplinojnë personin që ju ngacmon. Nëse punëdhësi juaj nuk bënë asgjë për situatën ju mund ta vazhdoni ankesën në tribunaalin për punësim. Në shumë raste personin që ju ngacmon dhe punëdhënsin tuaj, mund ta dërgoni në gjyq.

Nëse ju jeni të ngacmuar seksualisht nga dikush që nuk ka lidhje me vendin tuaj të punës ju poashtu mund ta dërgoni në gjyq. Por në disa raste mund të jetë procedur speciale që duhet ta vijoni posaqërisht nëse ai person është p.sh. mjeku juaj.

Marrëdhëniet në vend të punës

Disa punëdhënës nuk i punësojnë:

  • burrin apo gruan
  • partnerin; apo
  • farefisët

të atyre që punojnë për ata.

Poashtu në disa vende të punës nuk lejohen marrëdhëniet me koleg. Kjo nuk do të thotë që ata e thejnë ligjin e diskriminimit gjinor, përderisa i trajtojnë të gjithë punëtorët njejtë si meshkujt, femrat, personat e martuar apo të pamartuar. Përndryshe kjo njihet si diskriminim. Shembull i diskriminimit në këtë rast mund të jetë nëse një femër transferohet në një zyre apo repart tjetër pa dëshirën e saj, sepse ajo kishte marrëdhënie me koleg të punës kurse një mashkull nuk do të trasferohet në të njejta rrethana.

Diskriminimi apo viktimizim pasi që e lëshoni punën

Punëdhënsi nuk ka të drejtë të ju diskriminoj apo përndjek pasi që e keni lëshuar punën. Për shembull, është paligjore që punëdhësi të refuzojë të ju jap karekteristika përshkak që ju keni bërë ankesë të diskriminimit gjatë punësimit tuaj në atë organizatë.

Nëse bleni apo merrni me qirra banesë apo shtëpi

Është joligjore të diskriminoni kundër dikujt për shkak të gjinisë kur shitni apo lëshoni me qirra shtëpinë apo banesën. Poashtu është ilegale që pronari i shtëpisë të i trajtojë qirragjinjtë keq për shkak të gjinisë së tyre. Megjithatë ligji i diskriminimit nuk aplikohet nëse pronari i shtëpisë/banesës (apo ndonjë farefis i pronarit) jeton në të njejtën ndërtesë dhe i ndan me ju disa pjesë të ndërtesës duke përfshirë kuzhinën apo banjon, por jo shkallat dhe korridorret.

Poashtu është ilegale që banka të ju trajtoj me më pak favor për shkak të gjinisë tuaj apo nëse jeni shtatëzanë dhe keni bërë kërkesë për kredi. Nëse, për shembull një çift aplikon për kredi shtëpie dhe femra fiton më shumë se mashkulli, banka duhet ti merr parasysh ardhurat e femrës janë më të larta për të llogaritur se çfarë shume të kredisë të ua lëshojë. Diskriminim është edhe nëse banka ju jap kredi vetëm çifteve që punojnë me orar të plotë, pëeshkak se më shumë femra se meshkuj punojnë me orar të shkurtër.

Shkollat dhe Fakultetet

Shkollat e përziera me të dy gjinitë, kolegjet, qendrat për arsimin e të moshuarve dhe fakultetet nuk duhen të diskriminojnë kundër prindërve dhe fëmijëve përshkak të gjinisë së tyre. Për shembull, këshilltarët në këto institucione duhen t’i këshillojnë dhe ndihmojnë njejtë si vajzat poashtu edhe djemtë. Shkollat ku nxënsit janë të gjinisë së njejtë nuk munden të i kufizojnë llojet e lëndve që i mësojnë vetëm se këto shkolla kanë vetëm vajza apo djem si nxënës. Shkollat dhe kolegjet duhen ti përcjellin procedurat e njejta në raste të ngacmimeve gjinore në të njejtën mënyrë si organizatat tjera.

Nëse mendoni që fëmija juaj është duke u ballafaquar me diskriminim gjinor në shkollë, së pari mundohuni të bisedoni me mësuesin/en apo drejtorinë e shkollës. Nëse kjo nuk bënë ndonjë ndryshim ju duhet të bëni ankesë në qeverinë e shkollës apo te autoritetet lokale për arsimim.

Për këshilla se si të i tejkaloni këto probleme kontaktoni komisionin për të drejta të barabarta (Equal Opportunities Commission) apo Qendrën për këshilla arsimore (Advisory Centre for Education).

Blerja, përdorimi i pajisjeve dhe shërbimet

Nën ligjin e diskriminimit gjinor është kundërligjore që bizneset të diskriminojnë kundër meshkujve dhe femrave që furnizojnë me pajisje dhe shërbime. Kjo do të thotë refuzimi i shërbimeve apo me qëllim mos të furnizohen nën të njejta terme dhe të njejtin kualitet. Kjo i mbulon gjërat që japen falas apo të paguara dhe kjo i përfshin:

  • dyqanet
  • vendet publike si hotelet, restoranet, klubet e natës dhe qendrat sportive (nëse për shembull femrave ju ofrohet hyrje apo pirje falas apo me çmim më të volitshëm, kjo do të thotë thyerje e ligjit i diskriminimit gjinor)
  • xhirrollogaritë e bankës, kreditë, kartat kreditore dhe sigurimi
  • udhëtimet dhe shërbimet transportuese që janë publike apo të ofruara nga kompanitë private apo agjentët e udhëtimit
  • shërbimet e furnizaura nga autoritetet lokale siq janë qendrat sportive

Disa situata ku diskriminimi kundër femrave dhe meshkujve lejohen janë:

  • klubet për anëtar privat
  • shërbimet që janë të pajisura vetëm për femra apo meshkuj për shembull saunat vetëm për femra
  • organizatat joqeveritare, shtëpitë e pleqëve dhe organizatat që shërbejnë vetëm për femra apo meshkuj; dhe
  • rregullat për sigurim në raste ku vërtetohet se femrat janë në pozitë më të mirë apo më të keqe sigurimi sesa meshkujt (kjo rregull tani është duke u rishqyrtuar dhe mund që të mos lejohet në të ardhmen)

Njerëzit me gjini të shëndruar

Nëse ju e keni shëndruar gjininë tuaj, ju keni disa mbrojtje ligjore kundër diskriminimit. Ligji kundër diskriminimit ligjor i mbron njerëzit me gjini të shëndruar kundër diskriminimit dhe ngacmimeve në vend të punës dhe trajnimet e lidhura me punësim. Mirëpo ky ligj nuk i mbulon shërbimet tjera, arsimimin dhe banimin.

Ky ligj i mbulon të gjithë ata që janë duke e shëndruar gjininë, që e kanë shëndruar gjininë apo kanë vendosur ta shëndrrojnë gjininë. Nëse ju jeni diskriminuar për këto arsye ju mund të bëni ankesë nën ligjin për diskriminim gjinor. Punëdhënsit nuk duhen të diskriminojnë kur zgjedhin punëtorë për punësim mirëpo edhe për tërhekje nga punësimi. Poashtu punëdhësit duhen të ju lejojnë pushim të nevojshëm për tretmanet e nevojshme medikale për shëndrim gjinor sikur për çfardo lloj tretmane të tjera mjekesore që ju lejohen personave të tjerë. Punëdhënsit duhen të marrin masa të duhura nëse kolegët ju ngacmojnë përshkak të shëndrimit të gjinisë.

Disriminimi për shkaqe homoseksuale

Akti i të Drejtës së Punësimi 2003, thotë që është kundërligjore diskriminimi kundër jush në vend të punës përshkak të orientimit tuaj seksual apo preferencave seksuale. Ky akt poashtu mbulon trajnimet që janë të lidhura me vendin e punës.

Rregullorja sipas këtij akti thotë që është kundërligjore, diskriminimi kundër juve sepse ju jeni apo njerëzit mendojnë që jeni homoseksual apo heteroseksual. Kjo përfshin:

  • vendimi për të mos ju punësuar
  • tërheqja nga vendi punës
  • dhënja e konditave më të këqija në vend të punës
  • mos dhënja e trajnimeve dhe ngritjes në pozit
  • dhe mos dhënja e përfitimeve që njerëzit me orientim seksual tjetër i marrin këto përfitime përveq atyre përfitimeve që u jipen personave të martuar.

Ligji për drejtësi thotë që janë dy lloj diskriminime:

  • Diskriminimi direkt, ndodh kur ju trajtoheni më me pak favor përshkak të orientimit tuaj seksual. Shembull i kësaj mund të jetë refuzimi i ngritjes në pozit për shkak që jeni homoseksual edhepse ju i keni përvojat dhe shkathësitë e duhura.
  • Diskriminimi indirekt, ndodh kur disa rregulla apo praktika aplikohen pa arsye të dobishme për të gjithë mirëpo në disa njerëz ka më shumë efekt se sa në të tjerët. Shembull i diskriminimit indirekt është nëse një pronar i një restoranti bënë shpallje për punsim dhe kërkon një çift të martuar. Kjo mund ti diskriminoj çiftet homoseksuale.

Poashtu punëdhësi nuk ka të drejtë të ju diskriminiojë edhe pasi që e keni lëshuar punën.

Përfitimet për çiftet homoseksual (femra apo meshkuj)

Nëse punëdhësi ju jap përfitime personave heteroseksual, personave të pamartuar përfitime si sigurim apo kujdes shëndetsor privat dhe refuzon këto përfitime personave homoseksual, kjo është diskriminim.

Punëdhënsit nuk e kanë për detyrë të ju japin përfitime që janë të posaqme për çiftet e martuara apo çifteve homoseksual. Mirëpo çdo nga këto çifte ka drejtë për pushim prindor apo pushim në rast të adoptimit të fëmijëve, nëse këto përfitime ofrohen nga organizata.

Pushim në raste urgjente

Nën ligjin për të drejtat e punësimit të vitit 1996, ju keni të drejtë për pushim pa pagesë në raste të papritura apo që ndodhin befasisht në lidhje me antarët e afërm të familjes apo me anëtarët që janë të varur nga ju. Kjo përfshin edhe partnerët të njejtës gjini, homoseksualët.

Në disa rrethana të kufizuara, punëdhësi lejohet të diskriminoj nëse ai/ajo ka nevojë për Kërkesa të Domosdoshme për Punësim (Genuine Occupational Requirement). Për shembull në disa raste është ligjore për një organizatë që ofron sigurime shoqërore për homoseksual apo biseksual dhe në këtë rast njerëzit që i përdorin këto shërbime insistojnë që punëtorët të jenë nga orientimi seksual të posaqëm.

Është me rëndsi që çdo vend pune të konsiderohet veqmas. Organizata nuk mund të bëjë kërkesë për punësim të përcaktuar përveq nëse puna duhet të bëhet nga dikush me orientim seksual të përcaktuar. Për shembull nëse nga ai person kërkohet vetëm një pjesë e vogël e punës kjo kualifikohet për kërkesë me punësim të përcaktuar, në këtë rast puna apo punësimet duhen të ndryshohen kështu që kërkesa për punësim të përcaktuar nuk aplikohet për punësim të posaqëm.

Për tu siguruar që rasti për kërkesë të punësimit të përcaktuar është ende e vlefshme, kërkesat duhen të shikohen çdohere kur ai vend i punës është i lirë.

Ngacmimet përshkak të orientimit tuaj seksual

Ngacmimi është sjellje e paduhur që:

  • e ulë dinjitetin e individit dhe është fyese; apo
  • shkakton në vend të punës ambient shqetësues, trishtues, fyes dhe sulmues.

Kjo synohet nga ju përshkak të orientimit tuaj seksual apo mund të jetë vend pune ku tolerohen ngacmimet dhe shakat kundër homoseksualve. Ngacmimet nuk kanë nevojë të jenë me pa qëllim që të jenë kundërligjore. Pamarrë parasysh a janë pa qëllim, ngacmimet janë kundërligjore, varet se çka ka ndodh që ka shkaktuar fyerje.

Ju nuk keni nevojë të jeni homoseksual për tu ngacmuar në vend të punës. Për shembull ju mund të jeni heteroseksual por kolegët tuaj mendojnë se jeni homoseksual, kështu që ata shpesh ju ngacmojnë dhe ju thërrasin emra fyes që ju shkaktojnë juve shqetësim. Kjo është ngacmim edhe pse ju nuk jeni homoseksual.

Rregullorja poashtu aplikon edhe nëse ngacmimi është për ndonjë person tjetër, për shembull nëse djali juaj është homoseksual dhe shpesh juve ju ngacmojnë për këtë. Kjo është ngacmim edhepse orientimi i juaj seksual nuk është tema e ngacmimit.

Organizatat mund të mbahen si përgjegjës për sjelljet e punëtorve por edhe punëtorët mbahen individualisht përgjegjës përveq nëse organizata ka marrë hapa të duhur pët ta ndaluar ngacmimin.

Njerëzit me Sidë dhe Hiv

Nëse ju keni sidën apo hiv, ju mund të ballafaqoheni me diskriminim. Pa marrë parasysh a jeni homoseksual ju keni mbrojtje nën ligjin për diskriminim të njerëzve me aftësi të kufizuara.

Ndihmë të mëtutjeshe

Community Legal Service Direct

Ofron informata, këshilla dhe ndihmë falas publikut direkt në disa lloj probleme ligjore.

Telefononi 0845 345 4 345

Bisedoni me një këshilltar të kualifikuar përreth përfitimeve, borxhit, arsimimit, banimit apo punësimit apo gjeni qendra lokale këshilluese për probleme të tjera.

www.clsdirect.org.uk

Në këtë uebfaqe mund të gjeni reprezentues ligjor lokal apo advokat dhe lidhje të tjera për informata dhe ndihmë.

Komisioni për të drejtat e barabarta

Telefoni: 08456 015 901

www.eoc.org.uk

Advisory Centre for Education (ACE)

Për këshilla përreth diskriminimit në shkolla

Linja telefonike për ndihmë është e hapur prej të hënës deri të premten 14.00 –17.00

Telefoni: 0808 800 5793

www.ace-ed.org.uk

The Advisory, Conciliation and Arbitration Service (ACAS)

Për të gjetur qendrën më të afërme

Telefononi: 08457 474747

www.acas.org.uk

Age Concern

Organizatë që punon me njerëz të moshuar për të drejtat e tyre në Britani të Madhe

Telefoni: 0800 00 99 66

www.ace.org.uk

Employment Tribunal Service

Shërbimet për tribunalin e punësimit

08457 95 9775

www.employmenttribunals.gov.uk

The Gender Trust

Për njerëzit me gjini të shëndruar

Telefoni: 0700 0790 347

www.gendertrust.org.uk

Stonewall

Për homoseksualët dhe biseksualët (femra, meshkuj)

Telefoni: 020 7881 9440

www.stonewall.org.uk

Terrence Higgins Trust

Për njerëzit që vuajnë nga HIV dhe sida

phone: 0845 1221 200

www.tht.org.uk

Third Age Employment Network

Telefoni: 020 7843 1590

www.taen.org.uk

Për rregullat praktike për mosha të ndryshme në punësim, kontaktoni Age Positive Team nga departamenti për punë dhe punësim.

Telefononi: 08457 330 360

www.agepositive.gov.uk

Kjo fletushkë është botuar nga Komisioni për shërbime ligjore (Legal Services Commission).

This document was provided by Community Legal Service Direct, December 2005, www.clsdirect.org.uk