Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Sulmet të nxitura nga urrejtja racore dhe fetare
Racially and religiously motivated attacks

Këto informata vlejnë vetëm për njerëzit që jetojnë në Angli dhe Uells.

Çka janë sulmet e nxiturra nga urrejtja racore dhe fetare?

Sulmet e nxiturra nga urrejtja racore dhe fetare janë sulme që ndodhin për shkak të prejarrdhjes etnike apo racore, apo për shkak besimit fetar apo mosbesimit fetar. Këto përfshijnë:

  • Sulmi fizike në një person apo familje nga një person apo nga një grup njerëzish
  • Sulmet në shtëpinë e një personi apo një familje, për shembull thyerja e dritareve, gjuajtja e ndonjë objekti nëpërmjet kutisë postale apo djekja e veturës.
  • Fyerje verbale apo kërcnime
  • Fyerje të shprehura me shkrim, për shembull në letra, pamfleta, e-mail, telefon apo tekst mesaxhe
  • Parola fyese të shkruara me ngjyrë në murë apo ndërtesë

Ofendime raciale apo fetare

Nëse ju jeni sulmuar apo ofenduar për shkak të racës apo fesë tuaj, personi që ju ka sulmuar apo ofenduar ndoshta ka bërë veprim të paligjshëm.

Poashtu, nëse dikush është inciator i urrejtjeve racore, për shembull duke botuar apo shpërndarë pamfleta fyese, këta persona mund të dënohen për urrejtje racore. Tani për tani nuk ekziston një ligj që dënon personat që janë iniciatorë kundër një grup me besime fetare të posaqme.

Ligji në lidhje me sulmet nga urrejta racore apo fetare dhe incidentet tjera është shumë i komplikuar nëse ju ndodh juve ju duhet të kërkoni këshilla nga ndonjë qendër për këshilla si për shembull nga Qendra Citizens Advice Bureau.

Kundërvajtjet të paligjëshme të nxiturra nga urrejtja racore dhe fetare

Nëse ofendimi kriminal është i nxiturr nga urrejtja racore apo fetare, gjyqi mund të imponojë denim serioz, më serioz se në rastet kur ofendimi kriminal nuk është i lidhur me nxitje racore apo fetare. Disa shembuj të këtyre ofendimeve të cilat mund të jenë të nxiturra nga urrejtja racore apo fetare janë:

  • Dëmtime kriminale
  • Dëme fizike në trup
  • Sjellje të parregullta
  • Ngacmime

Ofendim racor apo fetar është kur ofenduesi ju ofendon rreth antarsimit tuaj të ndonjë grupi fetar apo racor, apo ofendimi është i motivuar me armiqësi për anëtarët e një grupi racor apo fetar.

Nëse dini për ndonjë sulm të njejtë në pjesën ku jetoni, kjo mund të ju ndihmojë të vërtetojë që sulmet kanë qenë te nxitura nga shkaqet racore apo fetare. Që të gjeni më shumë informata për sulmet në pjesën ku jetoni kontaktoni ndonjë organizatë lokale e cila mund të ju informojë për sulmet që kanë ndodh aty ku jetoni. Këshilli për barazi racore (The Racial Equality Council), qendra lokale e tyre mund të ketë informata për sulmet që kanë ndodh. Dëshmia e këtyre sulmeve në rajonin ku jetoni mund të ju ndihmojë të ia vërtetoni policisë që sulmi ka qenë në bazë të racës apo fesë.

Si të veproni nëse jeni sulmuar nga dikush me motiv racor apo fetar

Nëse ju keni qenë viktimë e një sulmi, do të ju ndihmojë shumë nëse e lajmroni në polici. Këto janë informatat të cilat ju mund të i japni:

  • Si keni qenë të sulmuar
  • Nëse e dini identitetin e sulmuesit dhe adresën e tyre, përndryshe nëse mund ta përshkruani personin dhe çka kishin veshur ata.
  • A ju ka thënë diçka sulmuesi, posaqërisht diçka ofenduese për racën apo fenë tuaj.
  • Për çfarë arsye mendoni që sulmi ka qenë i motivuar në bazë racore apo fetare
  • A keni qenë të sulmuar ndonjherë tjetër, nëse keni qenë kur keni qenë të sulmuar dhe nga kush
  • Ku ka ndodh sulmi
  • Kur ka ndodh sulmi (data, ora, gjatë ditës apo natës)
  • Çfarë lëndime keni pësuar. Është mirë që të keni vërtetim mjekësor nga mjeku për lëndimet e pësuara.
  • A është sulmuar dikush tjetër përveq juve
  • Emrat dhe adresat e dëshmitarëve

Nëse ju duhet ndihmë dhe përkrahje për ta kontaktuar policinë ju mund ta kontaktoni organizatën lokale Citizens Advice Bureau. Nëse ju keni qenë të sulmuar nga ndonjë anëtar i policisë ju duhet të kërkoni këshilla se si të veproni.

Lajmrimi i sulmit në polici

Udhëzimet e qeverisë i definojnë sulmet raciste si ‘...çdo incident që njihet si racor nga viktima apo ndonjë person tjetër’. Kjo do të thotë që viktima apo ndonjë person tjetër, për shembull dëshmitari, polici mendon që sulmi ka qenë i motivuar në bazë racore, policia duhet ta shënoj këtë ashtu si ju mendoni. Definimi i përmendur më lartë nuk i përfshin sulmet fetare.

Kur e kontaktoni policinë, ju duhet të kërkoni nga policia të ju marrin në intervistë në stacion të policisë, shtëpi tuajen apo në ndonjë vend neutral me marrëveshje me policin. Në çdo rast këshillohet që ju ta merrni dike me veti në intervistë, për shembull avokat, mik apo të afërm.

Nëse keni vështërsi të flisni gjuhën angleze, do ta keni më lehtë ta merrni një përkthyes me ju. Ju mund të kërkoni nga policia që ata të ju gjejnë një përkthyes. Nëse policia refuzon të ju gjejë përkthyes, kërkoni nga ata ti shikoni rregullat për përkthyes nga policia. Ju mund të bëni ankesë nëse policia nuk ju ofron përkthyes.

Çka mund të bëni nëse policia nuk ndërmerr asgjë

Pasi që e lajmroni sulmin në polici, ata vendosin a do të ndërmarrin hetime të mëtutjeshme. Nëse policia vendos që të mos bëjë hetime të mëtutjeshme, ata duhet të ju informojnë për këtë brenda 5 ditëve.

Nëse policia vendos të bëjë hetime ata duhet të ju informojnë pët të gjitha zhvillimet rreth rastit. Për shembull nëse e arrestojnë dikend apo vendosin ti lirojnë të arrestuarit. Kur policia i përfundon hetimet, ata vendosin a do ta denojnë dikend.

Nëse ju mendoni që policia nuk e ka marrë rastin tuaj me seriozitet të duhur, ju mund të bëni ankesë.

Është kundërligjore për policinë të diskriminojnë kundër personave nga racat tjera, seksualitetit tyre dhe personave me aftësi të kufizuara. Nëse ju mendoni që ata nuk e marrin ankesën tuaj me seriozitet përshkak të këtyre diskriminimeve, kërkoni këshilla se çka mund të bëni.

Sulmet në shtëpi apo afër shtëpisë tuaj

Nëse ju keni qenë të sulmuar në shtëpi apo afër shtëpisë tuaj, autoritetet lokale mund të ju ndihmojnë.

Është kundërligjore për autoritetet lokale të diskriminojnë kundër personave nga racat tjera, seksualitetit tyre dhe personave me aftësi të kufizuara. Nëse ju mendoni që ata nuk e marrin ankesën tuaj me seriozitet përshkak të këtyre diskriminimeve, kërkoni këshilla se çka mund të bëni.

Sulmet në shkollë

Fëmijët mund të sulmohen në shkollë apo afër shkollës. Shkolla duhet të i përcjell procedurat e tyre përreth sulmeve dhe ata duhet të bashkëpunojnë me policinë dhe autoritetet lokale.

Është kundërligjore për autoritetet lokale dhe policia të diskriminojnë kundër personave nga racat tjera, seksualitetit tyre dhe personave me aftësi të kufizuara. Nëse ju mendoni që ata nuk e marrin ankesën tuaj me seriozitet përshkak të këtyre diskriminimeve, kërkoni këshilla se çka mund të bëni.

Ndihmë të mëtutjeshme

Nëse ju keni qenë victim të ndonjë sulmi, ju duhet të kërkoni këshilla. Ju mund të merrni këshilla nga organizatat të ndryshme si Citizens Advice Bureau, Racial Equality Council, Victim Support dhe nga organizatat tjera locale.

Ju poashtu mund ta kontaktoni organizatën Monitoring Group. Ata e kanë një lidhje telefonike për raste urgjente. Lidhja telefonike është e hapur 24 orë në ditë, ku mund të merrni këshilla për viktimat e ngacmimeve racore dhe dhunë. Në këtë lidhje punëtorët punojnë vullnetarisht dhe janë nga minoritetet e ndryshme etnike dhe zezake. Kështu që kur njerëzit telefonojnë mund të bisedojnë me dikend nga komuniteti tyre dhe në gjuhën e tyre. Numri I telefonit është 0800 347 618. Poashtu Ministria e punëve të Brendshme (Home Office) ka një lidhje tjetër telefonike posaqërisht për musliman ‘Muslim Line’, këta mund të japin këshilla për personat që kanë pësuar dhunë përshkak besimeve të tyre fetare. Numri I telefonit është 0208 840 4 840 dhe është e hapur prej të Hënës deri të Premten prej ores 9.30 deri 6.00.

Nëse keni pësuar lëndime personale si rezultat i sulmit me motivim racor dhe fetar, ju mund të keni të drejtë për kompensim nën skemen Criminal Injuries Compensation Scheme.

This document was provided by Citizen Advice from their website, www.adviceguide.org.uk.