Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Të drejtat e barabarta: Çka mund të bëni për diskriminim
Equal Opportunities (4): What you can do about discrimination

Çka mund të bëni për diskriminim

Nëse ju jeni diskriminuar, më së pari mendoni se çka ju dëshironi të bëhet. Varësisht se si jeni diskriminuar ju ndoshta dëshironi që:

  • të ktheheni në vendin tuaj të punës
  • të kompensoheni
  • shfajësim (kërkesë për falje)
  • vërtetim që organizata nuk do të diskriminoj në të njejtën mënyrë në të ardhmen.

Pa marrë parasysh çka dëshironi, zakonisht është më mirë ta zgjidhni problemin me personin apo organizatën që ju ka diskriminuar juve.

Nëse në këtë mënyrë nuk bëhet çka dëshironi, hapat tjerë që duhet ti merrni varet se çfarë lloj diskriminimi keni pësuar dhe ku ka ndodhë diskriminimi.

Si të veproni me diskriminim në vend të punës

Nëse diskriminimi ka ndodhë në vend të punës, ju mund ta vazhdoni ankesën në tribunalin për punësim.

Megjithatë, ligjet e reja që kanë hy në fuqi në tetor të vitit 2004, thojnë që ju dhe punëdhënsi juaj duhet që ta vijoni procedurën zyrtare të ankesave, para se ta dërgoni ankesën në tribunal. Kjo do të thotë që ju duhet ta dërgoni ankesën me letër te punëdhënsi juaj, duke përshkruar se ju besoni që jeni diskriminuar. Ju duhet ta shkruani letrën brenda tre muajve që nga dita që jeni diskriminuar. Ky kufizim kohe nuk vlen nëse ankoheni për pagesa të barabarta. Në këtë rast ju duhet ta dërgoni ankesën me shkrim:

  • çfardo kohe përderisa jeni duke punuar për atë organizatë
  • brenda 6 muajve që nga dita kur keni jap fund punësimit në atë organizatë.

Pasi që punëdhësi e merr letrën ata duhen të ju ftojnë në një mbledhje për të biseduar për ankesën tuaj. Pasë mbledhjes, punëdhënsi duhet të ju tregoj se çka do të bëjnë për ankesën tuaj. ata poashtu duhen të ju tregojnë se si mund të apeloni për vendimin e tyre nëse nuk pajtoheni me vendimin e tyre.

Pasi që keni bërë ankesën ju duhet të pritni 28 ditë para se ta paraqitni ankesën te tribunali. Kjo kohë kufizimi aplikohet pa marrë parasysh a keni pasë përgjegje apo jo nga punëdhënsi juaj.

Procedurat e reja të ankimit janë ligjore dhe duhen të vijohen plotësisht, përveq në disa situata specifike. Për shembull procedurate reja nuk aplikohen nëse:

  • ankesa juaj ka të bëjë me trajtim më pak të favorshëm nën rregullatoren për punëtorët me orar jo të plotë dhe nën rregulloren për punëtorët me kontrata të caktuara.
  • ju nuk jeni ‘punonjës’ i organizatës që ju keni punuar, përshkak që ju jeni të regjistruar si ‘vetë i punësuar’ (self-employed); apo
  • ankesa juaj ka të bëjë me përjashtim nga puna, nëse p.sh. punëdhënsi juaj ju ka përjashtuar apo do të ju përjashtojë nga puna.

Nëse vetëm ju nuk punoni më në organizëatën që jeni ankuar, atëhere ju dhe punëdhënsi juaj mund të bëni marrëveshje për ankesën tuaj me anë të letrave, pa pasë nevojë të takoheni. Mirëpo punëdhënsi nuk mund të ju shtyej që të pajtoheni për këtë mënyrë të marrëveshjes.

Nëse mosmarrëveshja vijon te tribunali për punësim dhe tribunali gjen që ju nuk i keni vijuar procedurat e ankesave plotësisht, kjo mund të thotë që ata mund ta redukojnë kompensimin e shpërblyer. ju duhet të kërkoni këshilla nëse nuk jeni të sigurt se si rregullat e reja aplikohen në rastin tuaj.

Nëse punëdhënsi don që të ju jap vërejtje diciplinuese apo të ju përjashtoj nga puna, më së pari ata duhet të i vijojnë procedurat diciplinuese. Nëse ata ju përjashtojnë pa i vijuar procedurat për së mbari, tribunali për punësim automatikisht mund ta gjykojë rastin tuaj si të padrejtë dhe të ju shpërblejë bile 4 javë pagesë.

Për më shumë informata shikoni pjesën ‘Ndihmë e mëtutjeshme’.

Tribunali për punësim

Ju mund ta dërgoni rastin tuaj te tribunali për punësim nëse:

  • ju keni kaluar nëpër procedurat e ankesave dhe ato diciplinore por nuk jeni të kënaqur me rezultat
  • punëdhënsi juaj nuk i ka vijuar procedurat e ankesave dhe ato diciplinore për së mbari; apo
  • procedurat e ankesave dhe ato diciplinore nuk aplikohen në arstin tuaj.

Në të gjitha këto raste, ju duhet prapëse prap te qoni ankesën te punëdhëni juaj bile 28 ditë përpara.

Për të bërë kërkesë për tribunal ju duhet ta plotësoni formularin që quhet ET1. Këtë formular nga qendra lokale për punësim, (JobCentre Plus) buron për këshilla të qytetarve (Citizens Advice Bureau) dhe në internet nga shërbimet e tribunalit për punësim.

Zakonisht ju mund të bëni kërkesë në tribunalin për punësim brenda tre muajve minus një ditë që nga dita që mendoni që jeni diskriminuar. Megjithëatë nëse diskriminimi juaj ndodhë vazhdimisht, kjo kohë kufizimi nuk vlen.

Koha e kufizimit poashtu nuk vlen nëse ankesa juaj ka të bëjë për pagesa të barabarta. Në këtë rast ju mund ta bëni kërkesën për tribunal

  • çdo kohë përderisa jeni të punuar në atë organizatë; apo
  • brenda 6 muajve minus një ditë që nga dita kur keni jap fund punësimit në atë organizatë.

Nëse jeni duke kaluar nëpër procedurat e ankesave apo diciplinore, ju keni edhe tre muaj të tjerë për ta bërë kërkesën, përderisa:

  • ju e keni dërguar ankesën te punësuesi juaj në kohë të duhur; apo
  • procedura diciplinore apo ajo për përjashtim nga puna është i papërfunduar, apo ju keni arsye të besoni që nuk ka përfunduar.

Si përdoret procedura e pyetësore

Nëse ju dëshironi ta bëni kërkesën te tribunali për punësim, zakonisht ju duhet ta plotësoni një formular special, ky formular quhet pyetësor nga punësuesi juaj.Ju mund ta merrni këtë formular nga:

  • qendra e punësimit (Jobcentere Plus) apo
  • nga komisioni për të drejta të barabarta (Equal Opportunities Commission), nëse ankesa juaj ka të bëjë me diskriminim gjinor apo për pagesë të barabartë.

Për ta plotësuar këtë formular, ju duhet ta pyetni punësuesin për më shumë informata në lidhje me trajtimin tuaj nga ata. Për shembull, nëse ju besoni që juve nuk ju kanë ofruar një punë përshkak të gjinisë tuaj, ju duhet të pyetni për më shumë hollësirapër:

  • procedurat zgjedhëse të punësuesit tuaj
  • kualifikimet dhe përvojën e personit që ju ka ofruar puna, për të shikuar se si krahasohen me ato tuajat.

Nëse besoni që ju nuk paguheni me pagesë të barabartë, ky formular do të ju ndihmojë nëse kjo është e vërtet dhe pse.

Ju duhet ta dërgoni këtë formular te punësuesi:

  • brenda tre muajve që nga dita kur ka ndodhë diskriminimi; apo
  • brenda 21 ditëve pasi që tribunali për punësim e ka marr ankesën tuaj.

Ju nuk keni nevojë ta përdorni procedurën e pyetësores, por kjo mund të ju ndihmojë me rastin tuaj. Punësuesi poashtu nuk ka nevojë për ta përdor këtë formular mirëpo nëse nuk e plotësojnë mund të shkaktojë dëm në rastin e tyre. Nëse ju e përdorni, ju mund të vendosni që ta tërheqni ankesën tuaj para se që mirren masat nga tribunali.

Si llogaritet kompensimi

Nëse tribunali vedos që ju jeni diskriminuar në mënyrë paligjore, ata mund të ju shpërblejnë me kompensim për:

  • humbjet e të ardhurave (duke përfshirë të hollat që ju keni mundur të i fitoni nëse nuk ishit diskriminuar)
  • lënduar ndjenjat tuaja
  • lëndime personale, nëse janë shkaktuar nga diskriminimi

Nëse nuk jeni të kënaqur me vendimin e tribunalit

Nëse ju apo punësuesi juaj nuk jeni të kënaqur se si tribunali e merr vendimin e tyre, ju mund të apeloni vendimin e tyre në tribunalin për apelime të punësimit (Employment Appeals Tribunals). Por ju mund të apeloni vetëm nëse ligji është aplikuar në mënyrë të saktë, jo vetëm nëse mendoni që vendimi tribunalit ishte i drejtë. Pasi që të merret vendimi nga tribunali ju i keni 42 ditë për të bërë apelim.

Ndihmë të mëtutjeshe

Community Legal Service Direct

Ofroninformata, këshilla dhe ndihmë falas publikut direkt në disa lloj probleme ligjore.

Telefononi 0845 345 4 345

Bisedonime një këshilltar të kualifikuar përreth përfitimeve, borxhit, arsimimit, banimit apo punësimit apo gjeni qendra lokale këshilluese për probleme të tjera.

www.clsdirect.org.uk

Nëkëtë uebfaqe mund të gjeni reprezentues ligjor lokal apo advokat dhe lidhje të tjera për informata dhe ndihmë.

Komisioni për të drejtat e barabarta

Telefoni: 08456 015 901

www.eoc.org.uk

Advisory Centre for Education (ACE)

Për këshilla përreth diskriminimit në shkolla

Linja telefonike për ndihmë është e hapur prej të hënës deri të premten 14.00 –17.00

Telefoni: 0808 800 5793

www.ace-ed.org.uk

The Advisory, Conciliation and Arbitration Service (ACAS)

Për të gjetur qendrën më të afërme

Telefononi: 08457 474747

www.acas.org.uk

Age Concern

Organizatë që punon me njerëz të moshuar për të drejtat e tyre në Britani të Madhe

Telefoni: 0800 00 99 66

www.ace.org.uk

Employment Tribunal Service

Shërbimet për tribunalin e punësimit

08457 95 9775

www.employmenttribunals.gov.uk

The Gender Trust

Për njerëzit me gjini të shëndruar

Telefoni: 0700 0790 347

www.gendertrust.org.uk

Stonewall

Për homoseksualët dhe biseksualët (femra, meshkuj)

Telefoni: 020 7881 9440

www.stonewall.org.uk

Terrence Higgins Trust

Për njerëzit që vuajnë nga HIV dhe sida

phone: 0845 1221 200

www.tht.org.uk

Third Age Employment Network

Telefoni: 020 7843 1590

www.taen.org.uk

Përrregullat praktike për mosha të ndryshme në punësim, kontaktoni Age Positive Team nga departamenti për punë dhe punësim.

Telefononi: 08457 330 360

www.agepositive.gov.uk

Kjofletushkë është botuar nga Komisioni për shërbime ligjore (Legal Services Commission).

This document was provided by Community Legal Service Direct, December 2005, www.clsdirect.org.uk