Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Diskriminimi dhe stigmatizimi në lidhje me HIV
HIV-RELATED STIGMA AND DISCRIMINATION

Sidaështë epidemi globale. Njerëzit të cilët jetojnë me sidë dhe HIV stigmatizohen në nivele të ndryshme çdoku në botë.

Anembanëbotës turpi i HIV shprehet me izolimi social, mospranimi personal, diskriminimi direkt dhe indirekt dhe me mungesë të ligjeve e drejtave elementare për njerëzit që vuajnë nga sida dhe HIV. Në Britaninë e Madhe diskriminimi në vend të punës, shëndet, sigurim dhe edukim në lidhje me sidën kanë qenë të mëdha qysh nga fillimi i epidemisë.

Çka janë stigmatizimi dhe diskriminimi?

Stigmatizimi është një lloj paragjykimi që e diskrediton apo nuk e pranon një individ ose grup përshkak se ata ndryshojnë nga të tjerët apo nga njerëzit e zakonshëm. Kur njerëzit i shprehin paragjykimet e tyre atëherë stigmatizimi shëndrohet në diskriminim.

Diskriminimi mund të definohet si çdo vepër apo apo sjellje jo e drejtë ndaj njerëzve të cilet i përkasin apo parashihet se i përkasin një grupi të veçantë, si për shembull meshkujt homoseksual diskriminohen për shkak të orientimit të tyre seksual.

Cilat janë stigmatizimet dhe diskriminimet në lidhje me HIV?

Stigmatizimet në lidhje me HIV shpesh shprehen nga frika dhe nga padituria për sëmundjen, armiqësia dhe paragjykimet ekzistuese për grupet e njerëzve të prekur me shpesh nga sëmundja si: meshkujt homoseksual, zezakët nga Afrika etj.

Diskriminimi në lidhje me sidën është trajtim i padrejtë ndaj njerëzve në baza të statusit të tyre me HIV apo dyshimi se ata kanë HIV. Diskriminimi kundër njerëzve që jetojnë me HIV dhe sidë zgjerohet edhe te ata njerëz që mendohet që e kanë sidën apo HIV në mendjen e publikut.

Diskriminimi në lidhje me HIV është unikat. Me dallim nga diskriminimet e tjera për personat me aftësi të kufizuara shpesh lidhet dhe përforcohet me diskriminime të tjera si racizmi dhe homofobia (paragjykim kundër personave homoseksual).

Cilët faktorë kontributojnë në diskriminim dhe stigmatizimet në lidhje me HIV?

  • HIV është sëmundje vdekjepruese
  • Mungesë e kuptimit për sëmundje (për shembull mitet dhe idetë e gabuara se si HIV ngjitet)
  • Mënyra e jetesës apo sjelljet e veçanta lidhur me HIV (për shembull homoseksualiteti, dhe përdorimi i drogës me injeksione)
  • Paragjykimet ekzistuese kundër grupeve te stigmatizuara dhe diskriminuara përshkak të racës, orientimit seksual dhe gjinisë.
  • Media që raporton lajme në lidhje me HIV në mënyrë te papërgjegjshme dhe njëanshme.

Shembuj të diskriminimit në lidhje me HIV

Për njerëzit që jetojnë me HIV, apo ata që dyshohet se janë HIV pozitiv secila pjesë e jetës së tyre është e prekur nga turpi dhe çdo pjesë e jetës së tyre është e pambrojtur nga diskriminimi.

Punësimi

Një shembull i diskriminimit është të kërkohet nga personi të bëjë test të HIV-së para se të punësohet, refuzimi i punës për njerëzit që kanë HIV, ngacmimet në vend të punës dhe presion për ta lëshuar punën. NAT ka krijuar nje pako informuese për punëtorët si të ndalojnë stigmatizimin dhe diskriminimin në vend të punës. Për më shumë informata vizitoni uebsajtin www.areyouprejudiced.org

Banimi

Shembuj të diskriminimit përfshijnë refuzimi për të marrë me qirra një banesë pa spjegim, ngacmim të qirragjiut dhe nxjerrja nga shtëpia pa arsye.

Sigurimi

Disa kompani të sigurimit kërkojnë nga personi të bëjë testin e HIV para se të ju ofrojnë sigurim, apo refuzojnë të ju ofrojnë sigurim shëndeti dhe të jetës meshkujve homoseksual, pa marrë parasysh a janë HIV pozitiv.

Edukimi

Mësuesit me HIV pozitiv mund të përjashtohen nga puna për shkak të frikës se ata mund t’i infektojne me HIV fëmijët në shkollë, dhe frika e zmadhuar për sidë i ka bërë shumë njerëz të marrin masa ekstreme t’i ndalojnë fëmijët me HIV ta vazhdojnë shkollimin.

Shërbimet

Furnizuesit e shërbimeve poashtu mund të bëjnë diskriminime, posaqërisht në lidhje me kujdes shëndetsor. Për shembul mjekët e përgjithshëm, kirurgët, infermieret apo dentistët duke refuzar t’i trajtojnë pacientët me HIV pozitiv apo pacientet te cilet dyshohen se jane HIV pozitiv duke ofruar standarde diskriminuese për kujdesin shëndetsor, apo duke adoptuar masa të panevojshme me qëllim të preventimit të infektimit. NAT ka krijuar nje pako informuese tëndihmojë ndalimin e stigmatizimit dhe diskriminimit në sherbimet mjekësore. Për më shumë informata vizitoni uebsajtin www.areyouprejudiced.org

Cilat janë efektet e stigmatizimit dhe diskriminimit për HIV?

Reagimi me faj apo dhunë kundër personave të cilët jetojnë me HIV dhe sidë thjesht e shtyen epideminë në fshehtësi dhe kjo krijon gjendje ideale për përhapjen e HIV.

Kjo ndodh sepse:

  • stigmatizimi dhe diskriminimi e kërcnon efektivitetin e prenventimit të HIV-së dhe planet për kujdesin duke shkurajuar individët për ta paraqitur gjendjen e tyre dhe kërkuar informata se si ta mbrojnë vetëveten dhe të tjerët.
  • stigmatizimi dhe diskriminimi kanë efekt shkatërrues në komunitetet e varfëra që vetëm janë të njollosura dhe të kufizara.
  • Diskriminimi kundër njerëzve që jetojnë apo janë prekur me HIV dhe sidë, apo ata që dyshohet se janë të infektuar atyre ju shkelen të drejtat njerëzore thelbësore, posaqërisht të drejtën e lirisë nga diskriminimi.

Reagimi ndaj stigmatizimit dhe diskriminimit për HIV

Në mënyrë që të reagoni efektivisht ndaj stigmatizimit dhe diskriminimit për HIV, është e nevojshme të zbatohen një varg i rregullave që i ndalon paragjykimet dhe i mbron të drejtat e njerëzve.

Kuadri ligjor ekzistues kundër diskriminimit

Ligji kundër diskriminimit përbëhet nga tri rregullore të cilat përfshijne gjinin, racën dhe paaftësitë fizike apo mentale. Këto janë ligji i diskriminimit të gjinisë 1975, relacionet raciale 1976 dhe ligji i diskriminimit të paaftësive 1995.

Poashtu nga dhjetori i vitit 2003 Employment Equality (Barazia në Punësim) (orientimi seksual) rregullorja 2003 ndalon diskriminimin e orientimit seksual në punësim dhe në trajnimet profesionale. Rregulloret e reja të cilat e ndalojnë diskriminimin në baza të fesë apo besimeve poashtu janë në fuqi.

Zhvillimi në ligj

Deklarata e të drejtave kundër diskriminimit për të paaftët të vitit 2003, që është shëndruar në ligj në pranverë të vitit 2005 dhe disa nga masat hyjnë në fuqi në dhjetor të vitit 2005. Përmirësimet e bëra në ligjin e tanishëm do të thotë se do të ketë përmirësime në të drejtat ligjore për njerëzit që e kanë HIV. Posaqërisht ky ligj i ri e zgjat mbrojtjen ligjore nga diskriminimi për njerëzit me HIV që nga momenti i diagnozës. Përpara ligji i mbulonte vetëm njerëzit me HIV në fazat simptomatike dhe ata me simptome në të kaluarën apo njerëzit me diagnozë të sidës.

Në Maj të vitit 2004 shteti ka publikuar një dokument për të filluar një komision për barazi dhe të drejtat njerëzore (Commission for Equality and Human Rights), dhe konsultimi është kompletuar tani. Propozimi për komision për barazi dhe të drejtat njerëzore do ta merrë përgjegjësinë e të tri komisioneve për barazi që tani ekzistojnë; Komisioni për Barazi Raciale (Commisssion for Racial Equality), Komisioni për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (The Disability Rights Commission) dhe Komision për të drejta të barabarta (The Equal Opportunity Opportunities Commission. Ky komision poashtu do të kujdeset për përkrahje institucionale për ligjin e të drejtave njerëzore. Shteti ka për qëllim që komisioni për barazi dhe të drejat njerëzore të ia fillon në vitin 2007, dhe t’i inkuadroj komisionet ekzituese në vitin 2008/09.

Megjithatë shumë pjesë duhet të përmirësohen. Ligji kundët diskriminimit duhet të jetë i thjeshtë për tu kupuar dhe lehtë për tu përdor. Momentalisht ekzistojnë disa lloj ligje për të drejtat e gjinisë, racave dhe diskriminimit e personave me aftësi të kufizuara, këto ligje janë të ndryshme dhe japin nivele të ndryshme të mbrojtjes.Derisa vendosja e Komisionit për Barazi Raciale dhe deklarata e diskriminimit për personat me aftësi të kufizuara janë një hap i madh përpara, prapseprapë nuk mjaftojnë dhe ka mungesa dhe disa fusha të diskriminimit mbeten. Të gjitha këto ligje duhet të bashkohen në një ligj të vetëm të barazisë (Single Equality Act), e cila i paraqet në një vend të drejtat që individët mos të diskriminohen dhe detyrat e punëdhënsve, trupat publik dhe furnizuesit e gjërave dhe shërbimeve për të preventuar kësilloj diskriminime. Për më shumë informata rreth fushatës së NAT për një ligj të vetëm barazie, shikoni uebsajtin www.nat.org.uk/documents/KIS.pdf

Arsimi

Arsimi është komponeti kryesor në çdo strategji për ta redukuar apo preventoj njollosjen dhe diskriminimin kundër njerëzve me HIV dhe komunitetet që ndikohen më së shumti nga ky virus. Tri lloje të programeve të arsimit duhen të kenë përparësi: arsimi publik, profesional dhe arsimi me synim të caktuar.

Arsimimi publik është i duhur për ta mbajtur ose shtuar diturinë në mes të popullsisë në përgjithësi rreth HIV. Për shkak se diskriminimi ndodh shpesh në qendrat shëndetsore, arsimimi i punëtorëve në qendrat shëndetsore ka përparësi. Poashtu është me rëndsi arsimimi i grupeve të tjera profesionale. Programet për arsim publik dhe profesional duhet të përkrahen nga komunitetet dhe popullsitë e veçanta. Kjo mund të përfshinë shkollat, komunitetet fetare apo vendet e punës, apo grupet që janë cenuar në mënyrë të papërshtatshme nga virusi si Afrikanët dhe komuniteti i homoseksualëve.

Një fushatë është dizajnuar për ti sfiduar njollimet dhe diskriminimet e HIV-së duke japur informata rreth HIV, duke ilustruar efektet e njollimit dhe diskriminimit, dhe mënyrat se si ta preventojnë diskriminimin. Dy lloje të informatave arsimore janë prodhuar si pjesë e fushatës, njëra për ta preventuar diskriminimin në vend të punës, dhe tjetra synon qendrat shëndetsore (p.sh. mjekët e përgjithshëm, dentistët). Këto informata japin ideja dhe udhëzime praktike për ta preventuar diskriminimin dhe zbatimet me kuadrin e ri ligjor.

Mobilizimi i komunitetit

Rrjetet dhe organizatat të cilat i reprezentojnë dhe i përfshijnë njerëzit nga komunitet të cilat HIV dhe sida ka ndikuar më së shumti duhen më së shumti të zhvillohen.

Këto rrjeta dhe organizata kanë luajtur rol kryesor duke punuar për ndryshimet të nevojshme sociale dhe politike për të preventuar dhe eliminuar diskriminimin e HIV.

Për më shumë informata në programin e NAT kundër diskriminimit dhe njollosjes vizitoni www.areyouhivprejudiced.org

This document was provided by The National AIDS Trust, July 2005. www.nat.org.uk