Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Pagesa dhe pushimi atëror për lindjen e fëmijës
Paternity Leave and Paternity Pay

Pushimi atëror

Qysh nga prilli i vitit 2003, etërit kanë të drejtë të marrin pushim. Ky pushim i kushtohet në mënyrë të barabartë nënave dhe etërve dhe mund të shfrytzohet deri në moshën 5 vjeqare të fëmijës.

Periudha për pushim atëror

Ky pushim lejon deri në dy javë të paguara nga puna. Mund të mirret si një javë ose dy javë me rradhë, por jo në ditë të ndyshme apo si dy javë të ndara. Pushimi duhet të merret brenda 56 ditëve nga lindja e fëmijës (apo ------ nëse fëmija lind më herët), apo në datën të cilën fëmija adaptohet. Ky pushim lejohet për t’u kujdesur për fëmijën apo për ta përkrahur nënën e fëmijës.

Kush mund të marë pushim për atëror

Ju keni të drejtë për këtë pushim nëse keni, apo do të keni përgjegjësi për kujdesin e fëmijës, dhe jeni duke marrë këtë pushim për t’u kujdesur për fëmijën apo për ta përkrahur nënën, dhe ju jeni:

  • babai biologjik i fëmijës
  • partneri apo burri i nënës së fëmijës (duke përfshirë edhe partnerët e gjinisë së njejtë); apo
  • bashkëshort apo partner i prindit i cili e adopton fëmijën, apo ju jeni prind i përbashkët për fëmijën e adaptuar (kur partneri tjetër është duke marrë pushim për adaptim të fëmijës)

Punëtorët kanë të drejtë për pushim nëse kanë punuar për punëdhënësin e tyre për 26 javë nga:

  • 15 javë para se ditës së caktuar për lindjen e fëmijës ( apo nëse fëmija lind më herët, kishte pasur edhe 15 javë nëse nuk kishte lindur herët); apo
  • në fund të javës kur adaptuesi i fëmijës lajmërohet që ai/ajo janë përshtatur me një fëmijë

Pagesa ligjore për etërit

Kjo pagesë është 100 funta për deri në dy javë apo 90 përqind të të ardhurave mesatare nëse kjo është më e ulët.

Ju keni të drejtë për këtë pagesë nëse jeni punëtorë që kualifikoheni për pushim dhe të ardhurat mesatare javore janë përafërsisht të barabarta me nivelin e të ardhurave të ulëta (77 funta në javë nga Prilli 2003).

Këtë pagesë nuk keni nevojë ta paguani nëse nuk ktheheni në të njejtën punë pas pushimit atëror. Disa punëdhënës mund të ju ofrojnë pagesë për etërit të përcaktuar në kontratë, në fillim të punësimit.

Nëse ju nuk kualifikoheni për këtë pagesë ndoshta keni të drejtë për ndihmë financiare nga ndihmat dhe tatimet kreditore.

Mbani në mend gjithmonë, nëse keni problem me shfrytëzimin e të drejtave që ju takojnë, mënyra më e shpejtë dhe efektive për ta zgjidhur problemin është duke biseduar me punëdhënësin tuaj, dhe të kërkoni këshilla profesionale para se të konsideroni të merrni masa formale.