Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Të afërmit që vijnë në Britani të Madhe
Relatives Who Come to the United Kingdom

Kjo fletushkë spjegon se cilat janë rregullat e imigrimit për të afërmit (përveq burrit, gruas dhe fëmijëve nën moshën 18 vjeqare) që dëshirojnë të vijnë në Britani të Madhe për të ju bashkangjitur dikujt që jeton këtu.

Cilët të afërm ju mund t’i sjellni në Britani të Madhe?

Rregullat e imigrimit thonë: që nënat apo baballarët e vejë të moshës mbi 65 vjeqare, prindërit dhe gjyshërit që do të udhëtojnë së bashku prej të cilëve njëri është mbi moshën 65 vjeqare apo më shumë mund të vijnë në Britani të Madhe. Në rrethana të posaqme mund të lejohen edhe djemtë, vajzat, motrat, vëllezërit, tezet (hallat), dajët (axhallarët) mbi moshën 18 vjeqare, dhe prindërit dhe gjyshërit nën moshën 65 vjeqare.

Si mund të kualifikohen ata për të ardhë në Britani të Madhe?

Ju duhet momentalisht të jetoni në Britani të Madhe në mënyrë ligjore pa kufizim në qëndrimin tuaj, dhe ata duhet ta vërtetojnë se:

  • ata janë krejtësisht apo për shumicën e gjërave të varur nga ju në mënyrë financiare
  • ata nuk kanë askend nga më të afërmit në shtetin e tyre që mund të i përkrah ata në mënyrë financiare; dhe
  • ju keni mjaft të holla t’i përkrahni dhe strehoni pa asnjë ndihmë nga fondet publike.

Nëse ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme për mëshirë, fëmijët mbi 18 vjeçar, motërat, vllezërit, tezet (hallat), dajët (axhallarët) dhe prindërit apo gjyshërit e tjerë të cilët jetojnë vetëm mund të vijnë nëse i plotësojnë kushtet e lartëpërmendura.

Ata duhet ta marrin lejen për hyrje para se të udhëtojnë për në Britani të Madhe.

Çka janë fondet publike?

Nëse ju dëshironi të I sjellni të afërmit të vijnë të jetojnë në Britani të Madhe ju duhet të jeni në gjendje ta përkrahni vetëveten dhe të keni strehim pa bërë kërkesë për disa ndihma nga shteti. Këto janë:

  • Ndihma me të holla (Income Support) dhe Pagesë për punë-kërkuesit (papunësuarit) (Jobseekers Allowance)
  • Strehim, ndihmë për strehim dhe banim
  • Ndihma për strehim dhe për tatim të këshillit (Housing Benefit dhe Council tax)
  • Kredit për familjet që punojnë (Working Families Tax Credit)
  • Pagesë nga fondi social
  • Ndihma për fëmijë (Child benefit)
  • çdo ndihmë për personat me aftësi të kufizuara

Çka do të thotë leje për hyrje (Entry Clearance)?

Leja për hyrje është vizë apo çertifikatë për leje hyrje jipet për të ju mundësuar të udhëtoni në Britani të Madhe. Ju duhet ta bëni kërkesën për leje hyrje në ambasadë të Britanisë së Madhe, konzulatë apo në ndonjë shërbim Diplomatik të Britanisë së Madhe (që njihet si Ofiqare Diplomatike e Britanisë së Madhe) në shtetin ku farefisi juaj jeton.

Ju mund të merrni fletushka informative dhe informata për viza nga Qendra Ligjore e Coventry-t (Coventry Law Centre) Nëse kërkesa e tyre refuzohet, ju keni të drejtë të ankoheni kundër atij vendimi. Ju duhet ta bëni ankesën brenda 28 ditëve qysh se ju kanë refuzuar leje për hyrje.

Edhepse çdo përpjekje është bërë për të siguruar se çdo informatë në këtë fletushkë është e saktë dhe aktuale, nuk duhet të trajtohet komplete dhe si deklaratë autoritative ligjore dhe nuk është këshillë ligjore – ne nuk jemi përgjegjës për asnjë pasaktësi e as për konsekuencat e tyre. Informatat në këtë fletushkë janë të shkruara për njerëzit që janë banorë ose që janë subjekte të ligjeve vetëm në Britani të Madhe.