Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Fëmijët e Adaptuar
Adopted Children

Kjo fletushkë ju spjegon cilat janë rregullat e imigrimit rreth fëmijëve të adaptuar të cliët vijnë për të ju bashkangjitur prindve apo prindit që jeton/jnë në Britani të Madhe.

Si mund të kualifikohem për ta sjell në Britani të Madhe fëmijën tim të adaptuar?

Ju duhet të vërtetoni se:

  • jeni tani duke jetuar dhe të vendosur në Britani të Madhe legalisht, pa kufizime për sa gjatë mund të qëndroni në Britani të Madhe; dhe
  • keni të ardhura të përshtatura dhe banim ku fëmija juaj mund të jetojë pa ndihma nga shteti.

Si kualifikohet fëmiu im i adaptuar të më bashkangjitet në Britani të Madhe?

Ju, apo fëmiu juaj duhet të vërtetojë se:

  • fëmiu nuk jeton i pavarur, nuk është i/e martuar dhe nuk ka krijuar familje të veten të pavarur
  • është nën moshën 18 vjeqare
  • fëmiu është adaptuar derisa të dy prindët kanë qenë duke jetuar jashtë shtetit ku jeton fëmija apo vetëm kur një prind ka jetuar dhe vendosur në Britani të Madhe.
  • Ka të drejta të njejta si çdo fëmijë tjetër apo të drejtat e prindve që e kanë adaptuar
  • Fëmiu është adaptuar sepse prindët origjinal nuk kanë qenë në gjendje të kujdesen për te dhe adaptimi ka qenë I rregullt
  • Nuk ka asnjë kontakt me familjen origjinale
  • Nuk është adaptuar vetëm për hyrje më të lehtë në Britani të Madhe

Fëmiut të adaptuar i duhet leje për hyrje në Britani të Madhe e quajtur ‘entry clearance’

A pranohen ligjet e adaptimit nga shtetet tjera në Britani të Madhe?

Adaptimet ne shtetet e huaja pranohen nga Britania e madhe vetem nese eshte bere ne njeren prej shteteve te perfshire ne Urdherin e Adaptimit, 1973. Ky shtet njihet si shtet i përfshirë. Nëse adaptimi është bërë në një shtet që nuk është i emëruar, i njohur nga ky ligj, fëmiu mund të aplikoj të adaptohet në Britani te Madhe.

Sa gjatë mund të qëndrojë fëmiu i adaptuar në Britani të Madhe?

Nëse fëmiu juaj është adaptuar në një shtet që përfshihet në shtetet me ligje që pranohen nga Britania e Madhe dhe nëse ju dhe burri/gruaja juaj jeni të vendosur në Britani të Madhe, fëmiu ka të drejtë të qëndrojë përgjithmonë në këtë shtet që nga dita e arritjes.

Nëse fëmiu nuk është adaptuar në shtet ku ligjet e tyre të adaptimit nuk pranohen nga Britania e Madhe, ai/ajo mund të qëndrojë për 24 muaj për të kaluar në procesin e adaptimit në gjykatat e Britanisë së Madhe.

A njihet femiu im i adoptuar si shtetas Britanik automatikisht?

Fëmiu juaj mund ta merr nënshtetësin Britaneze nëse është adaptuar nga gjykatat e Britanisë së Madhe dhe njëri nga prindët adaptiv ka qenë nënshtetas Britanez kur është adaptuar fëmija.

Çka janë fondet publike?

Nëse ju vini të jetoni apo të qëndroni në Britani të Madhe ju duhet të jeni në gjendje ta përkrahni vetëveten dhe të keni strehim pa bërë kërkesë për disa ndihma nga shteti. Këto janë:

  • Ndihma me të holla (Income Support) dhe Pagesë për punë-kërkuesit (papunësuarit) (Jobseekers Allowance)
  • strehim
  • ndihmë për strehim dhe banim
  • Ndihma për strehim dhe për tatim të këshillit (Housing Benefit dhe Council tax)
  • Kredit për familjet që punojnë (Working Families Tax Credit)
  • Pagesë nga fondi social
  • Ndihma për fëmijë (Child benefit)
  • çdo ndihmë për personat me aftësi të kufizuara

Çka do të thotë leje për hyrje (Entry Clearance)?

Leja për hyrje është vizë apo çertifikatë për leje hyrje që ju jipet për të ju mundësuar të udhëtoni në Britani të Madhe. Ju duhet ta bëni kërkesën për leje hyrje në ambasadë të Britanisë së Madhe, consulatë apo në ndonjë shërbim Diplomatik të Britanisë së Madhe (që njihet si Ofiqare Diplomatike e Britanisë së Madhe) në shtetin ku burri, gruaja, i fejuari apo e fejuara jetojnë.

Nëse kërkesa e tyre refuzohet, ju keni të drejtë të ankoheni kundër atij vendimi. Ju duhet ta bëni ankesën brenda 28 ditëve prej dates së refuzimit .

Ankesat

Qendra ligjore (Law centre) mund të ju këshillojë dhe të ju reprezentoj në gjyq. Qendrat ligjore ofrojnë këshilla dhe reprezentim ligjor falas.

Edhepse çdo përpjekje është bërë për të siguruar se çdo informatë në këtë fletushkë është e saktë dhe aktuale, nuk duhet të trajtohet komplete dhe si deklaratë autoritative ligjore dhe nuk është këshillë ligjore – ne nuk jemi përgjegjës për asnjë pasaktësi e as për konsekuencat e tyre. Informatat në këtë fletushkë janë të shkruara për njerëzit që janë banorë ose që janë subjekte të ligjeve vetëm në Britani të Madhe.

This document was provided by Coventry law Centre, www.covlaw.org.uk