Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Kërkesa për azil: Çka ndodh kur aplikoj për azil?
Claiming asylum: What happens when I apply?

Ju duhet t’i tejkaloni disa faza dhe disa gjëra ju ndodhin derisa kërkesa e juaj për azil shqyrtohet. Të gjithë aplikantët nuk kalojnë nëpër të njejtën procedurë.

Mund të merrni këshilla ligjore falas për të ju ndihmuar me kërkesën e azilit.

Nëse ju keni të drejtë për këshilla ligjore falas, kjo mund të mos përfshijë reprezentues ligjor (avokat) për të qenë prezent gjatë intervistës tuaj. Nëse jeni mbi moshën 18 vjeçare ju do të keni të drejtë për avokat gjatë intervistës falas vetëm nëse:

  • vuani nga ndonjë sëmundje serioze mentale; apo
  • jeni të paraburgosur kështu që kërkesa juaj do të shqyrtohet me proces të shpejtë (fast track) apo
  • autoritetet besojnë se ju keni bërë ndonjë krim dhe ju marrin në intervistë nën kujdes të policisë; apo
  • autoritetet besojnë se ju mund të jeni i rrezikshëm për sigurimin kombëtar.

Fëmijët të cilët kërkojnë azil dhe janë pa prindër zakonisht vëhen në kontakt me shërbimet sociale (Social Services) apo me organizatën Refugee Council, organizatë joqeveritare e cila i ndihmon dhe i përkrah azil kërkuesit dhe refugjatët.

Intervista e parë

Faza e parë e azilit është intervista ekzaminuese (screening interview). Gjatë kësaj interviste regjistrohen informatat tuaja personale dhe si keni ardhur në Britani të Madhe. Veprohet keshtu pjesërisht për të shqyrtuar mundësinë e kthimit tuaj të shpejtë në “shtet të sigurtë” (nëse për të arritur në Britani të Madhe keni udhëtuar nëpër ndonje shtet tjeter ku keni pasë mundësi të bëni kërkesën për azil). Poashtu është për të kuptuar a keni pasaport apo ndonjë dokument me të cilin keni udhëtuar në Britani të Madhe.

Intervista ekzaminuese zakonisht ndodh shumë shpejt pasi që aplikoni për azil, por mund të ndodh edhe më vonë nëse autoritetet duhet të sigurojnë përkthyes për ju apo nëse ju nuk jeni mirë me shëndet.

Nëse njihni njerëz në Britani të Madhe ju duhet të insistoni të ju lajmroheni para intervistës. Ju keni të drejtë ta kontaktoni ndonjë të afërm, miqtë, shërbimet këshilluese apo avokatin. Ju poashtu duhet të siguroheni se e kuptoni përkthyesin mirë.

Në intervistën ekzaminuese do të ju pyesin hollësisht për arsyet që ju bëni kërkesë për azil.

Pasi që të kryehet intervista mos harroni ta kërkoni një kopje të intervistës.

Induksioni

Pas intervistës ekzaminuese, mund të kërkojnë nga ju të lajmroheni për induksion. Kjo do të thotë se mund që të ju dërgojnë të jetoni në një qendër speciale për një apo dy javë, apo ju duhet të shkoni në atë qendër çdo ditë. Në këtë qendër do të informoheni nga ministria e punëve të brendshme (Home Office) për rastin tuaj dhe çka ndodh me kërkesën tuaj dhe për jetën në Britani të Madhe. Nëse nuk lajmroheni në kohën kur ju kanë caktuar kërkesa juaj mund të refuzohet shpejt.

Intervistat për azil

Pas intervistës ekzaminuese, ju mund të keni edhe një intervistë e cila zgjat më shumë dhe me pyetje më të hollësishme për shkaqet e kërkesës për azil. Nëse ju keni avokat për të ju ndihmuar me kërkesën tuaj, intervista mund të caktohet në kohën kur avokati mund të jetë prezent. Nëse avokati juaj nuk mund të jetë prezent në intervistë, për shembull përshkak se ju nuk keni të holla ta paguani, ju mund të kërkoni që intervista të inqizohet në një kasetë dhe ta merrni një kopje.

Nëse nuk është kërkuar nga ju të plotësoni një formë para intervistës, informatat e dhëna në intervistë do të jenë bazë e kërkesës tuaj për azil. Nëse shtoni apo ndryshoni diçka më vonë pa arsyetim, ministria e punëve të brendshme mund të mos ju besoj. Keni kujdes dhe siguroni se i kuptoni pyetjet e bëra, dhe mos harroni ta kërkoni kopjen e shënimeve të intervistës. Kërkoni këshilla sa më shpejt që është e mundshme.

Dokumentet e identitetit

Në intervistën ekzaminuese, zyrëtarët e imigracionit do t’i marrin shenjat e gishtave tuaja. Ata mund të vendosin që mos t’i marrin shenjat e gishtave prej fëmijëve, posaqërisht atyre nën moshën 12 vjeqare. Bëhen fotografitë e të gjithë personave të cilët aplikojnë për azil, poashtu edhe të fëmijëve. Pas kësaj ju japin një kartë identiteti me fotografi tuaj. Kjo kartë njihet si Karta e Regjistrimit të Azilit (Asylum Regjistration Card), e cila është e rëndsishme sepse do të jetë e vetmja kartë identiteti me të drejtë për qëndrim në Britani të Madhe. Autoritetet e imigracionit do t’i mbajnë të gjitha dokumetet tuaja që i keni poseduar kur keni kërkuar azil, këto dokumeta do të kthehen kur merret vendimi për rastin tuaj.

Shikoni kartën e regjistrimit të azilit dhe siguroni se të gjitha informatat janë korrekte. Megjithatë disa informata në këtë kartë mund të shihen vetëm me mjete speciale.

Prej nga keni ardhur

Si azil kërkues, ju nuk mund të deportoheni në shtet ku jeni nën ndjekje penale apo ne rrezik të prosekutimit. Kërkesa juaj duhet të konsiderohet dhe ju do te të dërgoheni në shtetin tuaj vetëm nëse rasti juaj refuzohet.

Megjithatë nëse duke ardhur në Britani të Madhe ju keni kaluar nëpër ndonjë shtet tjetër edhe për një kohë shumë të shkurt, Ministria e Punëve të Brendshme mund të ju kthejë në atë shtet nëse është shtet i sigurt. Ata nuk do ta konsiderojnë rastin tuaj nëse kjo ndodh. Ju duhet ta bëni kërkesën për azil në atë shtet, në të cilin keni kaluar duke ardhur në Angli.

Shteti nëpër të cilin ju keni kaluar gjatë udhëtimit në Britani të Madhe, dhe nëse ky shtet është nën listën e shteteve të sigurta, kërkesa juaj për azil mund të ju refuzohet dhe ju mund të mos keni drejtë për apelim para se të ju dërgojnë atje. Lista e shteteve të sigurta përfshin të shumtën e shteteve në Evropë, Kanadë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse Ministria e Punëve të Brendshme vendos të ju kthejë në shtetin nëpër të cilin keni kaluar, ju mund të apeloni në Britani të Madhe vetëm për arsye nëse kthimi juaj do t’i thyej të drejtat tuaja njerëzore në këtë shtet, por kjo është vështirë për të vërtetuar. Nëse ju vendosni të apeloni ju nevojiten këshilla ligjore nga ekspertët.

Paraburgimi

Përveç nëse keni leje qëndrimi në Britani të Madhe kur kërkoni azil, ju mund të mbaheni në qendra të posaqme për imigrantë (detention centres). Ju mund të mbylleni në këto qendra nëse:

  • shqyrtohet të ju kthejnë në shtetin nëpër të cilin kaluar gjatë udhëtimit në Britani të Madhe, dhe ai shtet është i sigurtë
  • ju keni udhëtuar në Britani të Madhe me dokumeta të falsifikuara dhe nuk I keni paraqitur me arritjen tuaj në Britani të Madhe
  • ju hyni në shtet pasi që keni zhdukur pasaportin tuaj
  • jeni zbuluar më vonë se keni përdorë dokumenta të falsifikuara; apo
  • ministria e punëve të brendshme mendon se vendimi për kërkesen tuaj do të merret shpejt.

Nëse ju mbaheni në qendër për imigrantë keni të drejtë të:

  • kërkoni të liroheni me ‘leje të qëndrimit të përkohshëm’ apo
  • të aplikoni për lirim me kushtëzim pasi që keni qëndruar në Britani të Madhe për shtatë ditë. Lirimi me kusht (Bail) do të thotë se ju duhet ta paguani gjykatën një shumë të hollash si garancion nëse nuk lajmroheni në kohën e caktuar nga gjyqi.

Nëse ju mbaheni ne qender te imigranteve zyrtarët e imigracionit duhet të ju njoftojnë vendimin me shkrim. Ata poashtu duhen të ju lajmërojnë rregullisht për arsyet që ju vazhdoni të qëndroni të mbyllur.

Në vend të mbylljes mund të ju lëshojnë me kushte të ju vejnë një etiketë elektronike.

Rastet kur kjartësisht janë të pabazuara, të pa vërtetuara

Nëse Ministria e Punëve të Brendshme mendon se kërkesa juaj per azil është e pabazuar apo e pa vërtetuar, me siguri do të ju mbajnë në qendër për imigrantë. Kjo ndodh në shumë raste kur Ministria e Punëve të Brendshme beson se shteti nga vini është shtet i sigurtë dhe ju nuk keni nevojë të kërkoni azil. Poashtu mund të jetë sepse Ministria e Punëve të Brendshme nuk beson se ju jeni të rrezikuar nga ndjekjet penale siq keni deklaruar. Nëse autoritet mendojnë se kërkesa juaj është e pabazuar, ata me siguri do të ju dërgojnë në qendrën te imigrantëve menjëherë pasi që aplikoni për azil. Vendimi për rastin tuaj do të merret shumë shpejt deri sa ju ndodheni te mbyllur. Disa nga këto qendra kanë këshilltar që mund të ju ndihmojnë me rastin tuaj. Nëse nuk jeni të kënaqur me këshilltar ju mund ta ndroni nëse:

  • këshilltari i parë e referon rastin tuaj te ndonjë tjetër; apo
  • ju keni këshilltarin tuaj, i cili është marë me rastin tuaj apo anëtarve të tjerë të familjes.

Nëse ministria e punëve të brendshme e refuzon kërkesën tuaj, ju ndoshta nuk lejoheni të qëndroni në Britani të Madhe për apelim. Ju mund të dërgoheni në shtetin tuaj dhe apeli juaj mund të vazhdojë pasi që e keni lëshuar shtetin.

Rastet që vendosen në shpejtësi

Disa azil kërkues kur aplikojnë për azil mbahen dhe dërgohen në qendrat që quhen ‘qendrat për largim’, nëse Ministria e Punëve të Brendshme mendon se rastet e tyre mund të vendosen shumë shpejt. Nëse kjo ndodh ju do të mbylleni një javë derisa vendoset për rastin tuaj. Nëse kërkesa juaj refuzohet, ju do të vazhdoni të qëndroni aty edhe një javë derisa shqyrtohet apeli në gjyq.

Disa nga këto qendra kanë këshilltar që mund të ju ndihmojnë me rastin tuaj. Nëse nuk jeni të kënaqur me një këshilltar ju mund ta ndrroni nëse:

  • këshilltari i parë e referon rastin tuaj te ndonjë tjetër; apo
  • ju keni këshilltarin tuaj, i cili i cili është marë me rastin tuaj apo anëtarve të tjerë të familjes.

Keto raste zakonisht shqyrtohen shpejtë dhe do të jetë shumë vështirë për të marrë informata apo dëshmoni të tregoni me kohë se ju jeni refugjatë. Ju duhet ta informoni avokatin për gjdo gjë që mund të ju ndihmojë rastin tuaj.

Formulari i Deklaratës Dëshmuese (Statment Evidence Form)

Mund te ju jipet ‘Formularin e Deklaratës dëshmuese’ për ta plotësuar. Nëse po, duhet të shkruani hollësisht arsyet për të cilat kërkoni azil. Ministria me Punëve të Brendshme do të shqyrtojë deklaratën tuaj poashtu dhe shkaqet e kërkesës për azil, kështu që ju duhet të deklaroni të gjitha faktet e nevojitura në këtë formular. Patjetër kërkoni këshilla para se ta plotësoni këtë formular.

Pasi ta plotësoni formularin ju duhet ta dërgoni brenda 10 ditëve të punës (për fëmijët të pashoqëruar më gjatë). Disa javë më vonë do të ftoheni në intervistë me autoritetet e imigracionit për kërkesën tuaj. Ju mund të keni avokat dhe përkthyes gjatë intervistës, mirëpo shërbimet ligjore të komunitetit (Community Legal Services) zakonisht nuk paguan për këtë.

Nëse ju dështoni ta ktheni formularin e deklartës për dëshmi me kohë, apo nuk lajmroheni për intervistë kërkesa për azil do të ju refuzohet. Ministria e Punëve të Brendshme nuk do ta shqyrtojë rastin tuaj hollësisht dhe nuk do të ju merr në intervistë. Kështu që ju duhet t’i tregoni Ministrisë së Punëve të Brendshme sa më shpejt nëse:

  • ju nuk mund ta kompletoni formularin
  • nuk i keni dokumetat të cilat ata i kërkojnë
  • nuk mund të lajmroheni për intervistë.

Ndihmë të mëtutjeshe

Community Legal Service Direct

Ofroninformata, këshilla dhe ndihmë falas publikut direkt në disa lloj probleme ligjore.

Telefononi 0845 345 4 345

Bisedonime një këshilltar të kualifikuar rreth përfitimeve, borxhit, arsimimit, banimit apo punësimit apo gjeni qendra lokale këshilluese për probleme të tjera.

www.clsdirect.org.uk

Nëkëtë uebfaqe mund të gjeni reprezentues ligjor lokal apo advokat dhe lidhje të tjera për informata dhe ndihmë.

Komisioni për të drejtat e barabarta

Telefoni: 08456 015 901

www.eoc.org.uk

Advisory Centre for Education (ACE)

Për këshilla rreth diskriminimit në shkolla

Linja telefonike për ndihmë është e hapur prej të hënës deri të premten 14.00 –17.00

Telefoni: 0808 800 5793

www.ace-ed.org.uk

The Advisory, Conciliation and Arbitration Service (ACAS)

Për të gjetur qendrën më të afërt

Telefononi: 08457 474747

www.acas.org.uk

Age Concern

Organizatë e cila punon me njerëz të moshuar për të drejtat e tyre në Britani të Madhe

Telefoni: 0800 00 99 66

www.ace.org.uk

Employment Tribunal Service

Shërbimet për tribunalin e punësimit

08457 95 9775

www.employmenttribunals.gov.uk

The Gender Trust

Për njerëzit me gjini të shëndruar

Telefoni: 0700 0790 347

www.gendertrust.org.uk

Stonewall

Për homoseksualët dhe biseksualët (femra, meshkuj)

Telefoni: 020 7881 9440

www.stonewall.org.uk

Terrence Higgins Trust

Për njerëzit që vuajnë nga HIV dhe sida

phone: 0845 1221 200

www.tht.org.uk

Third Age Employment Network

Telefoni: 020 7843 1590

www.taen.org.uk

Përrregullat praktike për mosha të ndryshme në punësim, kontaktoni Age Positive Team nga departamenti për punë dhe punësim.

Telefononi: 08457 330 360

www.agepositive.gov.uk

Kjofletushkë është botuar nga Komisioni për shërbime ligjore (Legal Services Commission).

This document was provided by Community Legal Service Direct, April 2006, www.clsdirect.org.uk