Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Ndihmat: çka është në dispozicion dhe si mund t'i merrni
Benefits: What's Available and How to Get Them

Ka shumë lloje të ndihmave të cilat ju paguhen njerëzve nga shteti.

Sistemi i ndihmave është i komplikuar. Për ti kërkuar është vështirë dhe marrin kohë, nëse nuk jeni të sigurt se a mund të bëni kërkesë merrni këshilla nga byroja lokale për këshilla të qytetarve (Citizen ‘s Advice Bureau), nga organizatat për të paaftë, në ndonjë projekti të kujdestarëve të paaftëve ose në ndonjë degë të Age Concern (organizatë që ju ndihmonë të moshuarve).

Ka edhe ndihma të tjera për familje, për ata që kanë humbur të afërmin, gratë shtatëzanë, kujdestarët, dëmtime industriale dhe dëmtime nga lufta. Këto nuk janë të përfshira në këtë vebfaqe.

Njerëzit të cilët janë të sëmurë ose kanë ndonjë paaftësi

Ka shumë ndihma të cilat njerëzit që janë të sëmurë, ose të paaftë, mund t’i kërkojnë. Kjo pjesë përmban infromata për këto që vijojnë:

  • Fondi Jetësor për të Paaftë (Disability Living Allowance)- ndihmë për personat e paaftë nën moshën 65 vjeqare, të cilët kanë vështirësi të kujdesen për vetveten ose kanë problem të ecin jashtë.
  • Fondi për Mbikqyerje (Attendance Allowance)- ndihmë për personat e paaftë mbi moshën 65 vjeqare të cilët kanë vështërsi të kujdesen për vetëveten;
  • Fondi i Paafteve për Punë (Incapacity Benefit) - ndihmë për personat që nuk mund të punojnë për shkak të sëmundjes ose paaftësisë;
  • Kredi Takse për Persona të Paaftë (Disabled Person’s Tax Credit)- ndihmë për personat me paaftësi të cilët punojnë dhe kanë të ardhura të ulta.

Fondi Jetësor për të Paaftë

Kjo është një ndihmë për personat e paaftë të cilët kanë vështërsi të kujdesen për vetveten ose kanë problem të dalin jashtë shtëpisë. Kërkesa për këtë ndihmë duhet të bëhet para ditëlindjes së 65të. Nëse jeni mbi 65 vjet ose më shumë lexoni pjesën e Fondit të Mbikqyerjes.

Ju mund të merrni këtë ndihmë për shkak të sëmundjes ose paaftësisë:

  • ju duhet ndihmë të pregaditni ushqim, ose keni shumë vështërsi të visheni ose të pastroheni ose dikush të jetë me ju tërë kohën të kujdeset për sigurinë tuaj. Kjo paguhet në njërën prej tri shkallave të ndryshme. Në mënyrë që fëmija ndër moshën 16-të vjeqare të kualifikohet ai/ajo duhet të ketë nevoja shumë më të mëdha se fëmija në moshën e njejtë pa ndonjë sëmundje ose paaftësi. Fëmijët nuk mund të kërkojnë këtë ndihmë vetëm se atyre ju duhet ndihmë me pregaditjen e ushqimit. Nuk ka caktim më të ulët për moshë se kurrrë mund të bëni kërkesën për këtë pjesë të ndihmave.
  • ju keni problem të ecni kur delni jashtë. Kjo paguhet në njërën prej dy shkallëve. juve mund të ju takoj shkalla e lartë nëse keni vështërsi të ecni; juve ju takon shkalla e ulët nëse ju duhet dikush të ju përcjell ose ndihmojë kurrë delni jashtë. Për shkallën e ulët fëmija nën moshën 16-të vjeqare duhet të tregon që atyre ju duhet përcjellje ose ndihmë më shumë se fëmijët të moshës së njejtë pa asnjë paaftësi. Ju mund ta merrni shkallën e lartë prej moshës 3 vjeqare dhe shkallën e ulët nga mosha 5 vjeqare.

Që ta bëni kërkesën për Fondin Jetësor për të Paaftë telefononi 0800 882 200 në Angli, Wales dhe Skotland dhe 0800 220 674 in Irlandën Veriore. E kërkoni formën DLA1 (DLA1 Child (Fëmija) për personat nën moshën 16-të vjeqare).

Informata tjera për Fondi Jetësor për të Paaftë

  • problemet që i përshkruani duhet t’i keni pasur bile për tre muajt e fundit dhe për gjashtë muajt e ardhshëm ose ju duhet që dikush të jetë me ju tërë kohën të kujdeset për sigurinë tuaj.
  • ju duhet ta bëni kërkesën para ditëlindjes së 65-të por mund të vazhdoni të paguheni pasi që i mbushni 65 vjet. Nëse jeni 65 vjet ose më shumë ju duhet të bëni kërkesën për Fondin për Mbikqyerje
  • nëse ju merrni Fondin Jetësor për të Paaftë ndoshta mund të merrni Ndihme me Para, Ndihme per Qirra dhe Ndihme per Taksa Komunale. Ju poashtu mund të merrni shenjën e kaltërt (Blue Badge) (privilegj të posaqëm për parkim) dhe nuk keni nevojë të paguani tatim për rrugë;
  • nëse ju takon ndihma ai/ajo që kujdeset për ju mund të kualifikohet për Fondin për Kujdes të Invalidëve(Invalid Care Allowance).

Fondi për Mbikqyerje

Kjo është një ndihmë për personat e paaftë të moshës 65 vjeqare ose më shumë, të cilët kanë vështërsi të kujdesen për vetëveten. Nëse jeni nën moshën 65 vjeqare ju duket të bëni kërkesën për Fondin Jetësor për të Paaftë (Disability Living Allowance). Ju e merrni Fondi për Mbikqyerje (Attendance Allowance) nëse keni shumë vështërsi të visheni ose pastroheni, ose ju duhet që dikush të jetë me ju tërë kohën të kujdeset për sigurinë tuaj.

Kjo ndihme paguhet në dy shkalla:

  • shkalla e ulët është për ata persona të cilët kanë vështërsi gjatë ditës ose natës:
  • shkalla e lartë është për ata persona të cilët kanë vështërsi bashkë gjatë ditës dhe natës

Që ti merrni këto ndihma ju duhet t’i keni këto vështërsi për 6 muaj (jo në raste të sëmundjeve terminale, atëherë ndihmat mund të ju paguhen menjëherë).

Që ta bëni kërkesën për Fondin për Mbikqyerje (Attendance Allowance) telefononi 0800 882 200 në Angli, Wales dhe Skotland ose 0800 220 674 në Irlandën Veriore dhe e kërkoni formularin DS2.

Kjo ndihmë paguhet pa marrë parasysh të ardhurat, kursimet ose ndihmat tjera tuaja. Nëse i merrni këto ndihma ju do të merrni shtesë në Ndihmë me Para (Income Support), Ndihmë me Qirra (Housing Benefit), dhe Ndihmë me Taksa Komunale (Council Tax) (kjo quhet ‘RateRabate’ në Irlandën Veriore)

Nëse ju takojnë këto ndihma ai/ajo që kujdeset për ju mund ta bëj kërkesën për Fondin për Kujdes të Invalidëve.

Fondi I Paaftëve për Punë

Kjo është një ndihmë që u bëhet atyre që nuk janë në gjendje të punojnë përshkak të sëmundjes ose paaftësisë.

Ajo paguhet nëse:

  • ju keni paguar kontribute të mjaftueshme nga te ardhurat (National Insurance)
  • ju nuk mund të merrni pushim mjekësor (Statutory Sick Pay) nga punëdhënësi juaj.

Nëse jeni nën moshën 20 vjeqare (ose nën moshën 25 dhe student) dhe keni qenë sëmurë bile 28 javë, ju ndoshta mund të merrni Fondin e Paaftëve për Punë (Incapacity Benefit) edhe pse nuk keni paguar kontributet nga te ardhurat personale - kërkoni këshilla më të mëtejshme për këtë.

Këto ndihma paguhen në tri shkalla:

  • shkalla e ulët për 28 javët e para për të cilat jeni shumë sëmurë për të punuar;
  • shkalla më e lartë prej javës së 29 -të deri në 52 javë
  • shkalla maksimale prej javës së 52-të e më tutje - e njohur si shkallë afatgjatë. Çdo javë që ju keni qenë në pushim mjekësor nga punëdhënsi juaj njihet si javë që ju keni qenë shumë të sëmurë të punoni.
  • ju mund të merrni shkallën afatgjatë prej javës së 29-të; nëse jeni të sëmur terminalisht;
  • ju e merrni shkallën më të lartë për kujdes nga pjesa e Fondit Jetësor për të Paaftë (Disability Living Allowance)

Kredi Takse për Persona të Paaftë

Kjo është ndihmë për personat me paaftësi dhe të cilët punojnë në të ardhura të ulëta. Shuma që e merrni varet nga shuma e të ardhuarve dhe kursimeve tuaja.

Që të merrni Takse për Persona të Paaftë (Tax Kredi Credit) ju duhet të punoni bile 16 orë në javë dhe që të keni paaftësi që ju vendos në treg të pafavorshëm për punësim. Poashtu ju duhet të merrni ose keni marrë rishtazi njëren prej ndihmave në listën e ndihmave tjera përshkak të sëmundjes afatgjate ose paaftësisë.

Që të bëni kërkesë për Kredi Takse për Persona të Paaftë (Disabled Person’s Credit), pyetni në linjen ndihmëse për formular 0845 605 5858 për Angli, Skotland dhe Wales, ose 0845 609 7000 për Irlandën Veriore.

Për personat me të ardhura të ulta

Ka ndihma të ndryshme për njerëzit me të ardhura të ulta. Kryesoret janë:

  • Ndihmë me Para (Income Support) - për personat me të ardhura të ulëta prej të cilëve nuk pritet të shikojnë për punë;
  • Ndihmat e Bazuar në të Ardhurat e Punë-kërkuesit (Income-based Job Seeker’s Allowance) - për personat që janë të papunësuar ose që punojnë me orar jo të plotë dhe që pritet prej tyre të shikojnë për punë me orar të plotë;
  • Kredi Takse për Personat e Paaftë(Disabled Person’s Tax Credit) - për personat që punojnë për 16 ose më shumë orë në javë për të ardhura të ulëta dhe kanë sëmundje afatgjate ose paaftësi;
  • Kredi Takse për Familjet e Punësuara(Working Families Tax Credit) - për personat që punojnë 16 ose më shumë orë në javë, kanë të ardhura të ulëta dhe kanë fëmijë;
  • Ndihmë me Qirra (Housing Benefit) - për personat me të ardhura të ulëta të cilët paguajnë qirra;
  • Ndihmë për Taksa Komunale(Council Tax Benefit) - për personat me të ardhura të ulëta të cilët paguajnë Taksat Komunale
  • Fondi Social (Social Fund) - jap kredi dhe ndihmë në të holla për personat të cilët janë më të ardhura të ulta;
  • Ndihma për Shëndet (Health Benefits) - ju jap ndihmë njerëzve me të ardhura të ulëta që t’i mbulojnë shpenzimet mjekësore.

Ndihmë me Para (Income Support)

Kjo ndihmë është për personat të cilët nuk kanë të ardhura ose atyre të cilëve të ardhurat janë nën nivelin minimal të vendosur nga shteti. Niveli minimal varet nga rrethanat tuaja. Niveli minimal mund të përfshijë shumën që të ndihmojë me kamatën e peng pronësisë (mortgage).

Shumica e njerëzve të cilët e bëjnë kërkesën për Ndihmë me Para (Income Support) nuk mund të punojnë, ose duhet të punojnë më pak se 16 orë në javë (nëse keni partner ata duhet të punojnë më pak se 24 orë në javë). Shumica e njerëzve të cilët nuk punojnë duhet të kërkojnë punë të marrin ndihma dhe të bëjnë kërkesë për Fond të Punë-kërkuesit (Jobseeker’s Allowance). Për disa njerëz nuk pritet prej tyre të kërkojnë punë dhe mund ta bëjnë kërkesën për Ndihme me Para (Income Support). Në mes të njerëzve të cilët mund të kërkojnë Ndihmë me Para, janë prindër të vetëm, njerëzit mbi moshën 60 vjeqare, dhe njerëzit të cilët janë sëmurë ose kanë paaftësi.

Ata/ato që kujdesen për dikend të sëmuar mund të kërkojnë Ndihmë me Para (Income Support) pa i kufizuar orët që punojnë.

Të dyjat, të ardhurat dhe kursimet tuaja merren parasysh kur ju bëni kërkesën për Ndihmë me Para (Income Support):

  • Njerëzit me kursime përmbi 8000 funta (ose 12.000 nëse jeni mbi moshën 60-të vjeqare) nuk mund të kërkojnë Ndihmë me Para.
  • Njerëzit me 3000-8000 funta të kursyera (ose 6000 deri 12.000 funta nëse jeni mbi moshën 60-të vjeqare) marrin ndihmë të zvogëluar.

Rregullat për kursime ndryshojnë nëse jetoni nën kujdes shtëpiak (residential care).

Të merrni Ndihmë me Para zakonisht do të thotë ju merrni:

  • ndihmë që ta paguani qirranë dhe Ndihmë për Qirra (thirret ‘rates’ në Irlandën Veriore) Ndihma për Shëndet (p.sh. parashkrim për medikamente dhe teste për sy)
  • ndihma tjera (p.sh. shujta falas në shkollë).

Ta bëni kërkesën për Ndihmë me Para kontaktoni agjencionin lokal të ndihmave (Benefits Agency). Detalet për kontakt I gjeni në librin e telefonave.

Fondi për Punë-kërkuesit të bazuar në të ardhurat (Income-based Job Seeker’s Allowance)

Kjo ju paguhet personave të cilët janë të papunësuar ose punojnë me orar jo të plotë dhe që pritet prej tyre të kërkojnë punë me orar të plotë.

Personat të cilët i kërkojnë këto ndihma duhet të tregojnë se çfarë hapa marrin për të gjetur punë.

Të dyjat, të ardhurat dhe kursimet tuaja merren parasysh kur ju bëni kërkesën për Fond për punë-kërkuesit të bazuar në të ardhura (Income-based Job Seeker’s Allowance):

  • Njerëzit me kursime mbi 8000 funta (ose 12.000 nëse jeni mbi moshën 60-të vjeqare) nuk mund të kërkojnë Fond për punë-kërkuesit të bazuar në të ardhura (Income-based Job Seeker’ Allowance)
  • Njerëzit me 3000 -8000 funta të kursyera (ose 6000 deri 12.000 funta nëse jeni mbi moshën 60-të vjeqare) marrin ndihmë të redukuar.

Fondi për punë-kërkuesit të bazuar në të ardhura poashtu përmban elementetë bazuara në kontributet e bëra më parë. Paguhet në masë të përcaktuar (varësisht nga mosha juaj) për deri në 28-të javë. Nuk varet nga kursimet tuaja. Redukohet me të ardhurat dhe pensionet private por nuk varet nga të ardhurat tjera.

Që ta bëni kërkesën për kontaktoni Fond për Punë-Kërkuesit të bazuar në të ardhura qendrën lokale për punësim. Mund t’i gjeni detalet e tyre në librin e telefonave.

  • Kredi Takse për Familjet që Punojnë

(Working Families Tax Credit)

Kjo ndihmë është për familjet dhe fëmijët ku njeri prej prindërve punon mbi 16-të orë në javë. Të ardhurat në shtëpinë tuaj duhet të jenë mjaftë të ulta. Shuma mëvaret nga kush është në familjen tuaj. Të dyjat, të ardhurat dhe kursimet tuaja merren parasysh nëse e bëni kërkesën. Ju nuk mund ta bëni kërkesën nëse i keni të kursyera 8000 funta.

Ta bëni kërkesën për këto ndihma telefononi linjen ndihmëse të Kredisë Tatimore në 0845 609 5000 në Angli, Skotland dhe Wales dhe 0845 609 7000 në Irlandën Veriore.

  • Ndihma për Qirra (Housing Benefit)

Kjo ndihmë i ndihmon personave me të ardhura të ulta që ta paguajnë qirranë. Shuma që e merrni varet nga se kush jeton me ju dhe nga çmimi i qirrasë.

Të dyjat, të ardhurat dhe kursimet tuaja merren parasysh kur ju bëni kërkesën. Ju nuk mund ta bëni kërkesën nëse i keni të kursyera më shumë se 16.000 funta.

Ju mund ta merrni formularin për kërkesë nga Komuna Lokale (ose nga Komiteti i Banimit në Irlandën Veriore)

Nëse jeni duke marrë Fondin për Kujdes ndaj Invalidëve (Invalid Care Allowance) ju ndoshta mund të merrni shtesë për ta paguar qirranë në mes Premiumit të Kujdestarëve(Carer Premium).

Ndihma me Taksa Komunale

  • Council Tax Benefit (‘Rate Rebate’ në Irlandën Veriore)

Kjo ndihmë ju ndihmonë njerëzve ta paguajnë Taksat Komunale. Shuma varet nga se kush jeton me ju dhe nga çmimi i Tatimit Komunës tuaj. Të dyjat, të ardhurat dhe kursimet tuaja merren parasysh kur ju bëni kërkesën. Ju nuk mund ta bëni kërkesën nëse i keni të kursyera më shumë se 16.000 funta.

Ju ndosha mund të merrni redukim të Tatimit të Komunës e cila nuk varet nga të ardhurat ose kursimet tuaja. Për shembull, tatimi mund të redukohet nëse shtëpija juaj është e adaptuar për të paaftë ose nëse ai/ajo që kujdeset për ju jeton me ju. Ju lutem e mbani në mend që në Irlandën Veriore shumica e këtyre redukimeve nuk janë në dispozicion.

Nëse jeni duke marrë Fondin për Kujdes ndaj Invalidëve (Invalid Care Allowance) ju ndoshta mund të merrni shtesë për ta paguar qirranë në mes të Premiumit të Kujdestarëve (Carer Premium).

Që ta bëni kërkesën për Ndihmë të Taksave Komunale, kontaktoni Komunën Lokale . Nëse jetoni në Irlandën Veriore e bëni kërkesën ne Komitetin e Banimit nëse jeni qirragji dhe Agjencionit të Mbledhjes se Tatimit nëse jeni pronar i shtëpisë tuaj.

Fondi Social (Social Fund)

Ky fond ju ndihmon njerëzve me harxhime të njëhereshme. Përfshinë:

  • pagesat për varrim
  • pagesat për ngrohje gjatë dimrit - pagesat bëhen të ju ndihmojë personave mbi moshën 60 vjeqare për ti paguar harxhimet e ngrohjes gjatë dimrit;
  • pagesa gjatë motit të ftohtë - pagesat u bëhen atyre personave të cilët janë duke marrë ndihma specifike gjatë motit të ftohtë;
  • shpenzimet e shtatëzanisë;
  • kredi nëse ju duhen të holla sa më parë - p.sh. nëse i humbni ndihmat javore
  • Ndihme financiare (Grant) për personat që janë duke marrur Ndihmë me Para ose Ndihmë të Bazuara nga të Ardhurat që të ju ndihmojë të jetojnë në komunitetin e tyre në vend se të shkojnë të jetojnë në shtëpi të pleqëve, ta shtrojnë shtëpinë pasi që kanë qenë pa shtëpi, të ia lehtësojnë barrën në familje, ose që ta vizitojnë dikend që është sëmurë ose në burg;
  • kredi për personat që janë duke marrë Ndihma me para ose Fond për punë-kërkuesit të bazuar në të ardhura të ju ndihmojë të blejnë sende si p.sh. orendi.

Kontaktoni agjencionin e ndihmave për më shumë informata për pagesat e Fondit social.

Ndihmat për shëndet (Health Benefits)

Këto ndihma ju ndihmojnë njerëzve me të ardhura të ulta të cilët kanë më pak se 8000 funta të kursyera (ose 12.000 funta nëse mbi moshën 60-të vjeqare).Këto mund të paguhen për njerëzit e moshuar ose ata të cilët:

  • marrin disa prej ndihmave
  • janë shtatëzanë ose sa kanë lind fëmijën
  • kanë të ardhura të ulta Ju mund të merrni ndihmë me:
  • shpenzimet e përshkrimeve për medikamente;
  • qumësht dhe vitamina për gratë shtatëzanë dhe fëmijët e vegjël;
  • shpenzimet për dentist;
  • test për sy dhe shpenzimet për syza;
  • ndihmë në transport për vizitat në spital;
  • ndihmë për peruka dhe materiale nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS).

Njerëzit e moshuar

Pension nga shteti (Basic State Pension)

Kjo ndihmë u paguhet atyre personave të cilët e kanë kaluar moshën e pensionit. Mosha e pensionit është 60-të vjet për femra dhe 65-së për meshkuj.

Shuma të cilën ju e merrni varet se sa keni paguar kontributet. Gratë e martuara, të vejët dhe të shkurorzuarit të cilët kanë paguar mjaft kontribut që të marrin pension të plotë ndoshta mund të marrin pension të redukuar të bazuar nga kontributet e bashkëshortit/es.

Ju mund ta plotësoni pensionin Ndihma me Para (Income support). Kur kjo ju paguhet pensionerve, ndihma me para (Income Support) quhet ‘të ardhura të siguruara minimale’.

Njerëzit të cilët janë të sëmurë ose kanë ndonjë paaftësi

Ka shumë ndihma të cilat njerëzit që janë të sëmurë, ose të paaftë, mund t'i kërkojnë. Kjo pjesë përmban infromata për këto që vijojnë:

  • Fondi Jetësor për të Paaftë (Disability Living Allowance)- ndihmë për personat e paaftë nën moshën 65 vjeqare, të cilët kanë vështirësi të kujdesen për vetveten ose kanë problem të ecin jashtë.
  • Fondi për Mbikqyerje (Attendance Allowance)- ndihmë për personat e paaftë mbi moshën 65 vjeqare të cilët kanë vështërsi të kujdesen për vetëveten;
  • Fondi i Paafteve për Punë (Incapacity Benefit) - ndihmë për personat që nuk mund të punojnë për shkak të sëmundjes ose paaftësisë;
  • Kredi Takse për Persona të Paaftë (Disabled Person's Tax Credit)- ndihmë për personat me paaftësi të cilët punojnë dhe kanë të ardhura të ulta.

Fondi Jetësor për të Paaftë

Kjo është një ndihmë për personat e paaftë të cilët kanë vështërsi të kujdesen për vetveten ose kanë problem të dalin jashtë shtëpisë. Kërkesa për këtë ndihmë duhet të bëhet para ditëlindjes së 65të. Nëse jeni mbi 65 vjet ose më shumë lexoni pjesën e Fondit të Mbikqyerjes.

Ju mund të merrni këtë ndihmë për shkak të sëmundjes ose paaftësisë:

  • ju duhet ndihmë të pregaditni ushqim, ose keni shumë vështërsi të visheni ose të pastroheni ose dikush të jetë me ju tërë kohën të kujdeset për sigurinë tuaj. Kjo paguhet në njërën prej tri shkallave të ndryshme. Në mënyrë që fëmija ndër moshën 16-të vjeqare të kualifikohet ai/ajo duhet të ketë nevoja shumë më të mëdha se fëmija në moshën e njejtë pa ndonjë sëmundje ose paaftësi. Fëmijët nuk mund të kërkojnë këtë ndihmë vetëm se atyre ju duhet ndihmë me pregaditjen e ushqimit. Nuk ka caktim më të ulët për moshë se kurrrë mund të bëni kërkesën për këtë pjesë të ndihmave.
  • ju keni problem të ecni kur delni jashtë. Kjo paguhet në njërën prej dy shkallëve. juve mund të ju takoj shkalla e lartë nëse keni vështërsi të ecni; juve ju takon shkalla e ulët nëse ju duhet dikush të ju përcjell ose ndihmojë kurrë delni jashtë. Për shkallën e ulët fëmija nën moshën 16-të vjeqare duhet të tregon që atyre ju duhet përcjellje ose ndihmë më shumë se fëmijët të moshës së njejtë pa asnjë paaftësi. Ju mund ta merrni shkallën e lartë prej moshës 3 vjeqare dhe shkallën e ulët nga mosha 5 vjeqare.

Që ta bëni kërkesën për Fondin Jetësor për të Paaftë telefononi 0800 882 200 në Angli, Wales dhe Skotland dhe 0800 220 674 in Irlandën Veriore. E kërkoni formën DLA1 (DLA1 Child (Fëmija) për personat nën moshën 16-të vjeqare).

Informata tjera për Fondi Jetësor për të Paaftë

  • problemet që i përshkruani duhet t'i keni pasur bile për tre muajt e fundit dhe për gjashtë muajt e ardhshëm ose ju duhet që dikush të jetë me ju tërë kohën të kujdeset për sigurinë tuaj.
  • ju duhet ta bëni kërkesën para ditëlindjes së 65-të por mund të vazhdoni të paguheni pasi që i mbushni 65 vjet. Nëse jeni 65 vjet ose më shumë ju duhet të bëni kërkesën për Fondin për Mbikqyerje
  • nëse ju merrni Fondin Jetësor për të Paaftë ndoshta mund të merrni Ndihme me Para, Ndihme per Qirra dhe Ndihme per Taksa Komunale. Ju poashtu mund të merrni shenjën e kaltërt (Blue Badge) (privilegj të posaqëm për parkim) dhe nuk keni nevojë të paguani tatim për rrugë;
  • nëse ju takon ndihma ai/ajo që kujdeset për ju mund të kualifikohet për Fondin për Kujdes të Invalidëve(Invalid Care Allowance).

Fondi për Mbikqyerje

Kjo është një ndihmë për personat e paaftë të moshës 65 vjeqare ose më shumë, të cilët kanë vështërsi të kujdesen për vetëveten. Nëse jeni nën moshën 65 vjeqare ju duket të bëni kërkesën për Fondin Jetësor për të Paaftë (Disability Living Allowance). Ju e merrni Fondi për Mbikqyerje (Attendance Allowance) nëse keni shumë vështërsi të visheni ose pastroheni, ose ju duhet që dikush të jetë me ju tërë kohën të kujdeset për sigurinë tuaj.

Kjo ndihme paguhet në dy shkalla:

  • shkalla e ulët është për ata persona të cilët kanë vështërsi gjatë ditës ose natës:
  • shkalla e lartë është për ata persona të cilët kanë vështërsi bashkë gjatë ditës dhe natës

Që ti merrni këto ndihma ju duhet t'i keni këto vështërsi për 6 muaj (jo në raste të sëmundjeve terminale, atëherë ndihmat mund të ju paguhen menjëherë).

Që ta bëni kërkesën për Fondin për Mbikqyerje (Attendance Allowance) telefononi 0800 882 200 në Angli, Wales dhe Skotland ose 0800 220 674 në Irlandën Veriore dhe e kërkoni formularin DS2.

Kjo ndihmë paguhet pa marrë parasysh të ardhurat, kursimet ose ndihmat tjera tuaja. Nëse i merrni këto ndihma ju do të merrni shtesë në Ndihmë me Para (Income Support), Ndihmë me Qirra (Housing Benefit), dhe Ndihmë me Taksa Komunale (Council Tax) (kjo quhet 'RateRabate' në Irlandën Veriore)

Nëse ju takojnë këto ndihma ai/ajo që kujdeset për ju mund ta bëj kërkesën për Fondin për Kujdes të Invalidëve.

Fondi I Paaftëve për Punë

Kjo është një ndihmë që u bëhet atyre që nuk janë në gjendje të punojnë përshkak të sëmundjes ose paaftësisë.

Ajo paguhet nëse:

  • ju keni paguar kontribute të mjaftueshme nga te ardhurat (National Insurance)
  • ju nuk mund të merrni pushim mjekësor (Statutory Sick Pay) nga punëdhënësi juaj.

Nëse jeni nën moshën 20 vjeqare (ose nën moshën 25 dhe student) dhe keni qenë sëmurë bile 28 javë, ju ndoshta mund të merrni Fondin e Paaftëve për Punë (Incapacity Benefit) edhe pse nuk keni paguar kontributet nga te ardhurat personale - kërkoni këshilla më të mëtejshme për këtë.

Këto ndihma paguhen në tri shkalla:

  • shkalla e ulët për 28 javët e para për të cilat jeni shumë sëmurë për të punuar;
  • shkalla më e lartë prej javës së 29 -të deri në 52 javë
  • shkalla maksimale prej javës së 52-të e më tutje - e njohur si shkallë afatgjatë. Çdo javë që ju keni qenë në pushim mjekësor nga punëdhënsi juaj njihet si javë që ju keni qenë shumë të sëmurë të punoni.
  • ju mund të merrni shkallën afatgjatë prej javës së 29-të; nëse jeni të sëmur terminalisht;
  • ju e merrni shkallën më të lartë për kujdes nga pjesa e Fondit Jetësor për të Paaftë (Disability Living Allowance)

Kredi Takse për Persona të Paaftë

Kjo është ndihmë për personat me paaftësi dhe të cilët punojnë në të ardhura të ulëta. Shuma që e merrni varet nga shuma e të ardhuarve dhe kursimeve tuaja.

Që të merrni Takse për Persona të Paaftë (Tax Kredi Credit) ju duhet të punoni bile 16 orë në javë dhe që të keni paaftësi që ju vendos në treg të pafavorshëm për punësim. Poashtu ju duhet të merrni ose keni marrë rishtazi njëren prej ndihmave në listën e ndihmave tjera përshkak të sëmundjes afatgjate ose paaftësisë.

Që të bëni kërkesë për Kredi Takse për Persona të Paaftë (Disabled Person's Credit), pyetni në linjen ndihmëse për formular 0845 605 5858 për Angli, Skotland dhe Wales, ose 0845 609 7000 për Irlandën Veriore.

Për personat me të ardhura të ulta

Ka ndihma të ndryshme për njerëzit me të ardhura të ulta. Kryesoret janë:

  • Ndihmë me Para (Income Support) - për personat me të ardhura të ulëta prej të cilëve nuk pritet të shikojnë për punë;
  • Ndihmat e Bazuar në të Ardhurat e Punë-kërkuesit (Income-based Job Seeker's Allowance) - për personat që janë të papunësuar ose që punojnë me orar jo të plotë dhe që pritet prej tyre të shikojnë për punë me orar të plotë;
  • Kredi Takse për Personat e Paaftë(Disabled Person's Tax Credit) - për personat që punojnë për 16 ose më shumë orë në javë për të ardhura të ulëta dhe kanë sëmundje afatgjate ose paaftësi;
  • Kredi Takse për Familjet e Punësuara(Working Families Tax Credit) - për personat që punojnë 16 ose më shumë orë në javë, kanë të ardhura të ulëta dhe kanë fëmijë;
  • Ndihmë me Qirra (Housing Benefit) - për personat me të ardhura të ulëta të cilët paguajnë qirra;
  • Ndihmë për Taksa Komunale(Council Tax Benefit) - për personat me të ardhura të ulëta të cilët paguajnë Taksat Komunale
  • Fondi Social (Social Fund) - jap kredi dhe ndihmë në të holla për personat të cilët janë më të ardhura të ulta;
  • Ndihma për Shëndet (Health Benefits) - ju jap ndihmë njerëzve me të ardhura të ulëta që t'i mbulojnë shpenzimet mjekësore.

Ndihmë me Para (Income Support)

Kjo ndihmë është për personat të cilët nuk kanë të ardhura ose atyre të cilëve të ardhurat janë nën nivelin minimal të vendosur nga shteti. Niveli minimal varet nga rrethanat tuaja. Niveli minimal mund të përfshijë shumën që të ndihmojë me kamatën e peng pronësisë (mortgage).

Shumica e njerëzve të cilët e bëjnë kërkesën për Ndihmë me Para (Income Support) nuk mund të punojnë, ose duhet të punojnë më pak se 16 orë në javë (nëse keni partner ata duhet të punojnë më pak se 24 orë në javë). Shumica e njerëzve të cilët nuk punojnë duhet të kërkojnë punë të marrin ndihma dhe të bëjnë kërkesë për Fond të Punë-kërkuesit (Jobseeker's Allowance). Për disa njerëz nuk pritet prej tyre të kërkojnë punë dhe mund ta bëjnë kërkesën për Ndihme me Para (Income Support). Në mes të njerëzve të cilët mund të kërkojnë Ndihmë me Para, janë prindër të vetëm, njerëzit mbi moshën 60 vjeqare, dhe njerëzit të cilët janë sëmurë ose kanë paaftësi.

Ata/ato që kujdesen për dikend të sëmuar mund të kërkojnë Ndihmë me Para (Income Support) pa i kufizuar orët që punojnë.

Të dyjat, të ardhurat dhe kursimet tuaja merren parasysh kur ju bëni kërkesën për Ndihmë me Para (Income Support):

  • Njerëzit me kursime përmbi 8000 funta (ose 12.000 nëse jeni mbi moshën 60-të vjeqare) nuk mund të kërkojnë Ndihmë me Para.
  • Njerëzit me 3000-8000 funta të kursyera (ose 6000 deri 12.000 funta nëse jeni mbi moshën 60-të vjeqare) marrin ndihmë të zvogëluar.

Rregullat për kursime ndryshojnë nëse jetoni nën kujdes shtëpiak (residential care).

Të merrni Ndihmë me Para zakonisht do të thotë ju merrni:

  • ndihmë që ta paguani qirranë dhe Ndihmë për Qirra (thirret 'rates' në Irlandën Veriore) Ndihma për Shëndet (p.sh. parashkrim për medikamente dhe teste për sy)
  • ndihma tjera (p.sh. shujta falas në shkollë).

Ta bëni kërkesën për Ndihmë me Para kontaktoni agjencionin lokal të ndihmave (Benefits Agency). Detalet për kontakt I gjeni në librin e telefonave.

Fondi për Punë-kërkuesit të bazuar në të ardhurat (Income-based Job Seeker's Allowance)

Kjo ju paguhet personave të cilët janë të papunësuar ose punojnë me orar jo të plotë dhe që pritet prej tyre të kërkojnë punë me orar të plotë.

Personat të cilët i kërkojnë këto ndihma duhet të tregojnë se çfarë hapa marrin për të gjetur punë.

Të dyjat, të ardhurat dhe kursimet tuaja merren parasysh kur ju bëni kërkesën për Fond për punë-kërkuesit të bazuar në të ardhura (Income-based Job Seeker's Allowance):

  • Njerëzit me kursime mbi 8000 funta (ose 12.000 nëse jeni mbi moshën 60-të vjeqare) nuk mund të kërkojnë Fond për punë-kërkuesit të bazuar në të ardhura (Income-based Job Seeker' Allowance)
  • Njerëzit me 3000 -8000 funta të kursyera (ose 6000 deri 12.000 funta nëse jeni mbi moshën 60-të vjeqare) marrin ndihmë të redukuar.

Fondi për punë-kërkuesit të bazuar në të ardhura poashtu përmban elementetë bazuara në kontributet e bëra më parë. Paguhet në masë të përcaktuar (varësisht nga mosha juaj) për deri në 28-të javë. Nuk varet nga kursimet tuaja. Redukohet me të ardhurat dhe pensionet private por nuk varet nga të ardhurat tjera.

Që ta bëni kërkesën për kontaktoni Fond për Punë-Kërkuesit të bazuar në të ardhura qendrën lokale për punësim. Mund t'i gjeni detalet e tyre në librin e telefonave.

Kredi Takse për Familjet që Punojnë (Working Families Tax Credit)

Kjo ndihmë është për familjet dhe fëmijët ku njeri prej prindërve punon mbi 16-të orë në javë. Të ardhurat në shtëpinë tuaj duhet të jenë mjaftë të ulta. Shuma mëvaret nga kush është në familjen tuaj. Të dyjat, të ardhurat dhe kursimet tuaja merren parasysh nëse e bëni kërkesën. Ju nuk mund ta bëni kërkesën nëse i keni të kursyera 8000 funta.

Ta bëni kërkesën për këto ndihma telefononi linjen ndihmëse të Kredisë Tatimore në 0845 609 5000 në Angli, Skotland dhe Wales dhe 0845 609 7000 në Irlandën Veriore.

Ndihma për Qirra (Housing Benefit)

Kjo ndihmë i ndihmon personave me të ardhura të ulta që ta paguajnë qirranë. Shuma që e merrni varet nga se kush jeton me ju dhe nga çmimi i qirrasë.

Të dyjat, të ardhurat dhe kursimet tuaja merren parasysh kur ju bëni kërkesën. Ju nuk mund ta bëni kërkesën nëse i keni të kursyera më shumë se 16.000 funta.

Ju mund ta merrni formularin për kërkesë nga Komuna Lokale (ose nga Komiteti i Banimit në Irlandën Veriore)

Nëse jeni duke marrë Fondin për Kujdes ndaj Invalidëve (Invalid Care Allowance) ju ndoshta mund të merrni shtesë për ta paguar qirranë në mes Premiumit të Kujdestarëve(Carer Premium).

Ndihma me Taksa Komunale Council Tax Benefit ('Rate Rebate' në Irlandën Veriore)

Kjo ndihmë ju ndihmonë njerëzve ta paguajnë Taksat Komunale. Shuma varet nga se kush jeton me ju dhe nga çmimi i Tatimit Komunës tuaj. Të dyjat, të ardhurat dhe kursimet tuaja merren parasysh kur ju bëni kërkesën. Ju nuk mund ta bëni kërkesën nëse i keni të kursyera më shumë se 16.000 funta.

Ju ndosha mund të merrni redukim të Tatimit të Komunës e cila nuk varet nga të ardhurat ose kursimet tuaja. Për shembull, tatimi mund të redukohet nëse shtëpija juaj është e adaptuar për të paaftë ose nëse ai/ajo që kujdeset për ju jeton me ju. Ju lutem e mbani në mend që në Irlandën Veriore shumica e këtyre redukimeve nuk janë në dispozicion.

Nëse jeni duke marrë Fondin për Kujdes ndaj Invalidëve (Invalid Care Allowance) ju ndoshta mund të merrni shtesë për ta paguar qirranë në mes të Premiumit të Kujdestarëve (Carer Premium).

Që ta bëni kërkesën për Ndihmë të Taksave Komunale, kontaktoni Komunën Lokale . Nëse jetoni në Irlandën Veriore e bëni kërkesën ne Komitetin e Banimit nëse jeni qirragji dhe Agjencionit të Mbledhjes se Tatimit nëse jeni pronar i shtëpisë tuaj.

Fondi Social (Social Fund)

Ky fond ju ndihmon njerëzve me harxhime të njëhereshme. Përfshinë:

  • pagesat për varrim
  • pagesat për ngrohje gjatë dimrit - pagesat bëhen të ju ndihmojë personave mbi moshën 60 vjeqare për ti paguar harxhimet e ngrohjes gjatë dimrit;
  • pagesa gjatë motit të ftohtë - pagesat u bëhen atyre personave të cilët janë duke marrë ndihma specifike gjatë motit të ftohtë; shpenzimet e shtatëzanisë;
  • kredi nëse ju duhen të holla sa më parë - p.sh. nëse i humbni ndihmat javore
  • Ndihme financiare (Grant) për personat që janë duke marrur Ndihmë me Para ose Ndihmë të Bazuara nga të Ardhurat që të ju ndihmojë të jetojnë në komunitetin e tyre në vend se të shkojnë të jetojnë në shtëpi të pleqëve, ta shtrojnë shtëpinë pasi që kanë qenë pa shtëpi, të ia lehtësojnë barrën në familje, ose që ta vizitojnë dikend që është sëmurë ose në burg;
  • kredi për personat që janë duke marrë Ndihma me para ose Fond për punë-kërkuesit të bazuar në të ardhura të ju ndihmojë të blejnë sende si p.sh. orendi.

Kontaktoni agjencionin e ndihmave për më shumë informata për pagesat e Fondit social.

Ndihmat për shëndet (Health Benefits)

Këto ndihma ju ndihmojnë njerëzve me të ardhura të ulta të cilët kanë më pak se 8000 funta të kursyera (ose 12.000 funta nëse mbi moshën 60-të vjeqare).Këto mund të paguhen për njerëzit e moshuar ose ata të cilët:

  • marrin disa prej ndihmave
  • janë shtatëzanë ose sa kanë lind fëmijën
  • kanë të ardhura të ulta

Ju mund të merrni ndihmë me:

  • shpenzimet e përshkrimeve për medikamente;
  • qumësht dhe vitamina për gratë shtatëzanë dhe fëmijët e vegjël;
  • shpenzimet për dentist;
  • test për sy dhe shpenzimet për syza;
  • ndihmë në transport për vizitat në spital;
  • ndihmë për peruka dhe materiale nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS).

Njerëzit e moshuar Pension nga shteti (Basic State Pension)

Kjo ndihmë u paguhet atyre personave të cilët e kanë kaluar moshën e pensionit. Mosha e pensionit është 60-të vjet për femra dhe 65-së për meshkuj.

Shuma të cilën ju e merrni varet se sa keni paguar kontributet. Gratë e martuara, të vejët dhe të shkurorzuarit të cilët kanë paguar mjaft kontribut që të marrin pension të plotë ndoshta mund të marrin pension të redukuar të bazuar nga kontributet e bashkëshortit/es.

Ju mund ta plotësoni pensionin Ndihma me Para (Income support). Kur kjo ju paguhet pensionerve, ndihma me para (Income Support) quhet 'të ardhura të siguruara minimale'.

This document was provided by Carers UK