Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Prezantim i sëmundjeve ngjitëse seksuale
HIV AND AIDS: BASIC INFORMATION

Çka është HIV?

Shkurtesë e cila rrjedhë nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerëzor i cili dëmton sistemin e imunitetit. Është virusi që e shkakton Aids apo Sidën siq njihet tek ne. HIV e dëmton sistemin imun në trup dhe personi me virus është i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a është HIV pozitiv nuk do të thotë se vuan nga Aids. Mund të shkojnë vite të tëra deri sa HIV ta dëmton sistemin imun dhe personi të sëmuret. Gjatë kësaj kohe personi me HIV pozitiv mund të jetojë me shëndet të mirë me vite të tëra pa zhvilluar Aids.

Çka është AIDS (SIDA)?

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga të dy emrat kuptohet se AIDS është sindromi i fituar nga virusi i cili dëmton sistemin e immunitetit. AIDS është një kolekcion i infektimeve dhe kancereve të ralla që njerëzve me HIV pozitiv mund të ju zhvillohen. Nëse një person me HIV sëmuret me njërën nga këto sëmundje të veçanta atëherë do të thotë se vuan nga AIDS. Shumë nga këto organizma që i shkaktojnë këto sëmundje janë mjaft të zakonshme dhe relativisht të padëmshme për personat me imunitet të shëndosh. Megjithatë, te personat me imunitet të dëmtuar keqësisht mund të shkaktojnë sëmundje serioze dhe vdekje.

Si infektohen njerëzit me HIV?

Katër mënyrat kryesore për tu infektuar me HIV janë:

  • Duke pasur marrëdhënie seksuale vaginale dhe anale pa përdorim të kondomit me dikend që është i/e infektuar me HIV
  • Duke marrë drogë me pajisje të injeksioneve që është e kontaminuar me gjak të infektuar
  • Foshnjet gjatë shtatëzanisë nga nënat e infektuara me HIV, gjatë lindjes apo ushqimit me gji.
  • Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar

HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:

  • puthjeve në faqe, prekjeve, përqafimeve, takimi me duar
  • larja në pishinë, nga nevojtoret, enët, lugët/pirunët apo ushimet që pregaditen nga personi i infektuar me HIV
  • kollitja, teshja apo lotët, kafshimet e insekteve apo kafshëve.

Marrëdhëniet seksuale

Ju mund të infektoheni me HIV dhe infektime të tjera seksuale nëse keni marrëdhënie seksuale vaginale apo anale pa përdor kondom me dikend që është i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kundër HIV nëse keni marrëdhënie seksuale. Kondomat poashtu mund të ju mbrojnë kundër infektimeve të tjera seksuale poashtu edhe shtatëzanive të padashura.

Droga

Ju mund të infektoheni me HIV dhe me viruse të tjera të gjakut si Hepatitin C nëse merrni drog dhe i ndani gjilëpërat dhe shiringat me të tjerët. Nëse merrni drogë përdorni gjilpërë dhe shiringë të papërdoruar çdo herë dhe mos i ndani me të tjerët.

Shtatëzania

Nëse jeni shtatëzanë dhe jeni të infektuar me HIV, kujdesi i përshtatshëm para, gjatë dhe pas lindjes mund të zvogëlojë rrezikun e transmetimit të HIV në fëmijën tuaj 20 përqind në deri në një përqind. Për ta zvogëluar mundësin e transmetimit të HIV ju mund të:

  • merrni tretman me medikamente kundër HIV gjatë shtatëzanisë
  • Lindni foshnjen me operacion
  • ta ushqeni fëmijën me shishe nëse është e mundhsme sepse është e vërtetuar që ka mundsi 10 përqind që HIV mund të kalojë nga qumshti i nënës

Dhënja dhe marrja e gjakut

Dhënja e gjakut në Britani të Madhe është e sigurt. Të gjitha pajisjet janë të sterilizuara dhe përdoren vetëm njëherë. Të gjitha prodhimet, organet dhe indet për transplantim analizohen për antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehësitje për të shkatruar HIV. Kështu që tani për tani rreziku për tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut në Britani të Madhe është i papërfillshëm.

Analiza e HIV

Diagnoza e HIV zakonisht bëhet me analizë të gjakut, që njihet si analizë për antitrupa të HIV apo analizë e HIV. Kur bëhet kjo analizë kërkohen antitrupa të formuar nga sistemi imun nëse HIV është prezent. Kur një person infektohet nga HIV mund të shkojë deri në tre muaj që sistemi i imunitetit të prodhojë mjaft antitrupa për tu lajmruar në gjak. Kjo periudhë quhet periudhë tremujorshe apo serokonverzion.

Nëse antitrupat gjinden në gjak, rezultati i analizës njihet si pozitiv. Kjo do të thotë se personi është HIV pozitiv. Nëse antitrupat nuk gjinden rezultati i analizës njihet si negativ. Kjo do të thotë që personi është HIV negativ, përderisa analiza është bërë pas periudhës tre mujorshe. Nëse mendoni ta bëni analizën e HIV ju mund ta kontaktoni Sexual Health Information Line (linjën telefonike për informata shëndetsore seksuale) në këtë numër 0800 567 123 të cilët mund të ju tregojnë se çka duhet të bëni dhe ku është vendi më i përshtashëm për ta bërë analizën.

Tretmanet e HIV

Terapia kundër HIV është tretman me ilaqe që e sulmojnë HIV. Këto ilaqe ndërprejnë mënyrën e shumimit të virusit brenda qelizave njërëzore, por këto ilaqe nuk mund ta shkatërrojnë virusin krejtësisht.

Ilaqet kundër HIV zakonisht përshkruhen në kombinim të tri apo më shumë lloje të ilaqeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet të lartë antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Qysh nga viti 1996 kur është prezentuar, kjo terapi është vërtetuar se është efektive për ta kontrolluar HIV dhe ta vonojë fillimin e Aids për shumë njerëz mirëpo jo të gjithë.

Tretmanet ju kanë ndihmuar shumë njerëzve por ilaqet kanë kundërindikacione që ndonjëherë mund të jenë serioze. Kjo mund të bëjë vështirë të vazhdohet me tretmane dhe mund të ketë reagim të tretmaneve të komplikuar që njerëzit duhet ta vazhdojnë. Këto vështërsi për të vazhduar me ilaqe mund të thotë se tretmani mund të dështojë. Poashtu sa më gjatë që merren këto tretmane mundësi të dështojnë janë më të larta.

Tretmanet dështojnë kur HIV i reziston ilaqet që merren. Kur një kombinim dështon, një kombinim tjetër i ilaqeve duhet të merret, por sa më shumë që tretmanet dështojnë më vështirë është që të gjindet kombinim i sukseshëm.

A ka ilaqe që mund ta parandalojnë infektimin e HIV?

Tani për tani nuk ka vaksinë që e prandalon infektimin e HIV dhe ende nuk ka shërim për Aids. Vaksinat eksperimentale janë duke u hulumtuar por ende nuk ka ndikim për vaksinë efektive në të ardhmen.

This document was provided by The National AIDS Trust, November 2003. www.nat.org.uk