Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Çka është autizmi?
What is autism?

Megjithëse autizmi është identifikuar ne vitin 1943 ende është paaftësi relativisht e panjohur. Por është vlerësuar më shumë se 500.000 mijë familje në Britani të Madhe kanë dikend që vuajnë prej çrregullimeve nga spektri autistik.

Njerëzit me autizm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.

‘Për shkak se fëmijët me autizm duken ‘normal’ njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo prindërit nuk mund ta kontrollojnë fëmiun. Njerëzit zakonisht e shohin këtë si ‘dështim’.

Mbikëqyrësit

Çka është autizmi?

Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizm kanë vështërsi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar.

Njerëzit me autizm shpesh mund të kenë paftësi të tjera por çdonjeri me këtë gjendje ka vështërsi të kuptojnë gjërat në botë.

Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit. Për më shumë informata lexoni fletushkën Çka është sindromi i Aspergerit?

‘Realiteti për personin me autizm është e pshtjelluar, një grumbull i ngjarjeve bashkëvepruese, njerëzve, vendeve, tingujve dhe pamjeve. Duket që nuk ka kufi të qartë, rregull apo kuptim për asnjëgjë. Një pjesë e madhe e jetës time e kaloj duke u munduar të gjejë kuptim pasë çdo gjëje.’

Personi me autizëm

Cilat janë karakteristikat e autizmit?

Në përgjithësi njerëzit me autizëm përjetojnë vështërsi në tri mënyra kryesore, këto njihen si treshi i dobësive.

  • Bashkëveprimi shoqëror (i vështirë me marrëdhënie shoqërore, për shembull duket i ftoftë dhe indiferent për njerëzit e tjerë).
  • Komunikim shoqëror (vështërsi me komunikim verbal dhe jo verbal, për shembull nuk i kuptojnë plotësisht kuptimin e gjesteve të zakonshme, shprehjeve të fytyrës apo tingullin e zërit).
  • Imagjinatën (vështërsi në zhvillimin interpersonal të lojrave dhe imagjinatës, për shembull aktivitete të kufizuara imagjinative, mundësisht të kopjuara në mënyrë të shtanguar dhe përsëritëse).

Si shtojcë të treshit të dobësive shpesh si karakteristikë janë edhe sjelljet e përsëritura dhe kundërshtime nëse gjërat e përditshme ndryshohen.

Çka e shkakton autizmin?

Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi. Poashtu nga studimet është e dukshme që autizmi mund të jetë i lidhur me gjendjet e tjera që ndikojnë në zhvillimin e trurit që ndodhin para, gjatë apo menjëherë pasë lindjes së foshnjes.

Diagnoza

Sa më shpejtë që bëhet diagnoza e autizmit aq më shumë ka shansa që personi të merr ndihmë dhe përkrahje të duhur.

A mund të ju ndihmohet njerëzve me autizëm?

Arsimim i posaqëm dhe përkrahja e organizuar mund të bëjë ndryshim të madh për jeten e personit me autizëm, duke ju ndihmuar për t’i shtuar aftësitë dhe për të arritë potencial të plotë më vonë në moshë.

Shoqata kombëtare e autizmit

Shoqata kombëtare e autizmit është krijuar në vitin 1962 dhe është zhvilluar në një ndër organizatat kryesore në Britani të Madhe për njerëzit me autizëm dhe për mbikëqyrësit e tyre, duke qenë në ballë të iniciativave kombëtare dhe internacionale dhe ka zë të fuqishëm për autizëm. Organizata punon në disa anë që të ju ndihmon njerëzve me autizëm që të jetojnë jetën e tyre me sa më të pavarur.

Këto ditë shoqata kombëtare për autizëm:

  • organizon arsim dhe qendra për të rriturit
  • i përkrah autoritetet lokale në zhvillimin e shërbimeve të tyre të posaqme
  • boton disa lloj libra dhe fletushka
  • e ka biblotekën për prindët dhe profesional të cilët studiojnë, ata mund ta përdorin biblotekën duke caktuar takim
  • ka një linjë telefonike për ndihmë të prindëve dhe mbikëqyrësit dhe njerëzit me çrregullime të spektrit autistik
  • organizon konferenca dhe programe të trajnimeve
  • koordinon punën e vullnetarve anembanë për skemat nga ‘prindëri për prindër’ dhe nga njerëzit që shoqërohen me ju për të ju ndihmuar dhe përkrah
  • ofron diagnoza nga specialistët dhe shërbime vlerësuese
  • inkurajon studime për shkaqet e autizmit
  • përkrah grupet lokale dhe familjet anembanë shtetit
  • krijon qartësi dhe kuptim më të mirë për autizëm
  • konsultime për profesionalët dhe organizatat që punojnë në fushë të autizmit
  • ofron programe akreditimi për arsim specifik të autizmit shërbimeve të kujdesit
  • mban prospektiv, shërbime përkrahëse të punësimit për të rriturit nga spektri i çrregullimeve autistike.

Shoqata kombëtare për autizm

Headquarters

393 City Road, London

EC1V 1NG

Switchboard: 020 7833 2299

Fax: 020 7833 9666

Minicom: 0845 070 4003

E-mail: nas@nas.org.uk

www.autism.org.uk

Numra telefonike të dobishëm

Autism Helpline: 0845 070 4004

Education advice line:

0845 070 4002

Fundraising: 020 7903 3559

Information: 020 7903 3599

Press: 020 7903 3593

Publications: 020 7903 3595

Shoqata kombëtare për autizëm në Skotland

Central Chambers

109 Hope Street

Glasgow G2 6LL

Tel: 0141 221 8090

Fax: 0141 221 8118

Email: scotland@nas.org.uk

Shoqata kombëtare për autizëm në Uells

Glamorgan House, Monastry Road,

Neath Abbey SA10 7DH

Tel: 01792 815 915

Fax: 01792 815 911

Email: wales@nas.org.uk

Shërbimet ndarëse – për hollësirat e shkollave dhe qendrave për të rritur të shoqatës kombëtare për autizm

Church House, Church Road

Filton, Bristol BS34 7BD

Tel: 0117 974 8400

Fax: 0117 987 2576

Email: services@nas.org.uk

Prespektivat konsultuese për punësim

Tel: 020 7704 7450

Fax: 020 7359 9440

Email: prospects@nas.org.uk

Zhvillimet dhe puna jashtë zyreve dhe trajnimet

Castle Heights, 4th Floor

72 Maid Marian Way

Nottingham NG1 6BJ

Tel: 0115 911 3360

Fax: 0115 911 2259

Email: development@nas.org.uk

Konferencat dhe trajnimet

Tel: 0115 911 3363/67

Fax: 0115 911 3362

Email: training@nas.org.uk

conference@nas.org.uk

Koordinimi i vullnetarëve

Tel: 0115 911 3369

Fax: 0115 911 3362

Email: volunteering@nas.org.uk

Prindët për prindë

Tel: 0800 9 520 520

Qendra për shërbime të komunikim të çrregullimeve

Elliot House

113 Masons Hill

Bromley BR2 9HT

Tel: 020 8466 0098

Fax: 020 8466 0118

This document was provided by The National Autistic Society. www.nas.org.uk.