Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Pyetjet e shpeshta rreth çështjeve të imigrimit
Frequently asked questions about immigration

Këto informata aplikohen në Angli, Uells, Skotland dhe Irlandën Veriore.

Unë jam banor në Britani të Madhe, dhe dëshiroj të martohem me një vajzë e cila është nga një shtet tjetër, mirëpo ajo studjon në britani të Madhe dhe ka vizën e studentëve?

Unë kam ardhur në Britani të Madhe me vizë të vizitorëve dhe dëshiroj të qëndroj për të studjuar në fakultet. A lejohem ta bëjë këtë?

Nëna ime nuk është banore e Britanisë së Madhe dhe jeton jashtë këtij shteti. Ajo jeton vetëm dhe është mjaft e vjetër dhe e plogshtë. Une e kam përkrahur për disa vite. A mund ta sjell nënën të jetoj me mua në Britani të Madhe?

Axha im jeton në një shtet ku situata politike është mjaft e keqe dhe ekziston dhuna. Ai më thotë që frikohet të del nga shtëpia dhe i intereson a mund të vjen në Britani të Madhe për një kohë derisa situata politike qetësohet.

Unë jam banor në Britani të Madhe, dhe dëshiroj të martohem me një vajzë e cila është nga një shtet tjetër, mirëpo ajo studjon në britani të Madhe dhe ka vizën e studentëve?

Nëse martoheni, gruaja juaj duhet të kërkoj leje qëndrimi në Britani të Madhe si bashkshorte e juaja. Kushtet për leje qëndrimi janë të rrepta, dhe ajo duhet të i plotësoj për të vërtetuar autoritet e imigrimit që martesa juaj është e vërtet dhe që ajo duhet të lejohet të qëndroj. Ajo poashtu duhet të vërtetoj që ajo nuk ka për qellim t’i mashtroj autoritetet kur ka arritur në këtë shtet si studente. Ju së bashku duheni të vërtetoni se kur te martoheni jeni ne gjendje ta përkrahni vetën në mënyrë financiare pa kerkese ndihmë nga shteti. Leja qëndrimi gruas tuaj fillimisht mund ti lejohet për dy vite. Kah fundi i periudhës dy vjeqare ajo duhet të aplikoj për leje qëndrimi të përhershëm.

Ligji i imigrimit në Britani të Madhe është shumë i komplikuar, nëse veproni gabimisht ju mund të mbeteni me pasoja serioze. Është shumë me rëndsi të konsultoheni me këshilltar specialist të imigrimit.

Unë kam ardhur në Britani të Madhe me vizë të vizitorëve dhe dëshiroj të qëndroj për të studjuar në fakultet. A lejohem ta bëjë këtë?

Kur keni arritur në Britani të Madhe fillimisht ju jeni lejuar të hyni në shtet në mënyrë që të ktheheni në shtet tuajin pasi që vizës tuaj I del afati. Nën rregullat e imigrimit, ju nuk mund të lejoheni të qëndroni në shtet për studime. Nëse ju dëshironi të studjoni ju duhet ta lëshoni shtetin dhe aplikoni për vizë studentore për të ardhmen. Nëse ju qëndroni në Britani të Madhe pas dates kur ju kalon viza turistike dhe thyeni kushtet e hyrjes në shtet. Ky është veprim i paligjëshëm serioz dhe ju mund të dënoheni dhe të dëboheni nga shteti.

Nëna ime nuk është banore e Britanisë së Madhe dhe jeton jashtë këtij shteti. Ajo jeton vetëm dhe është mjaft e vjetër dhe e plogshtë. Une e kam përkrahur për disa vite. A mund ta sjell nënën të jetoj me mua në Britani të Madhe?

Ndoshta është e mundshëme që nëna juaj të vjen në Britani të Madhe të jeton me ju, por në shumë raste kushtet janë shumë të rrepta që ju dhe nëna juaj duhet të i plotësoni. Ju duhet të keni të drejtë të përhershme të qëndroni në Britani të madhe dhe nëna juaj duhet të varet nga ju në mënyrë financiare, dhe ajo nuk ka asnjë të afërm që mund të kujdeset për ate në shtetin tuaj.

Axha im jeton në një shtet ku situata politike është mjaft e keqe dhe ekziston dhuna. Ai më thotë që frikohet të del nga shtëpia dhe i intereson a mund të vjen në Britani të Madhe për një kohë përderisa situata politike qetësohet.

Britania e Madhe e ka nënshkruar deklaratën e konventes të kombeve të bashkuara për refugjatë, kjo do të thotë që Britania e Madhe duhet të i përkushtohet kësaj deklarate për ti ju ofruar azil njrëzve që janë në rrezik nga persekutimi në shtetin ku jetojnë. Procesi i kërkesës për azil në Britani të Madhe është shumë i komplikuar. Ju duhet të kërkoni këshilla specialiste për të kuptuar a është e mundshme që axha juaj kualifikohet për azil. Vetëm një numër i vogël i kërkesave për azil kanë sukses, kështu që ju duhet të konsideroni që axha juaj të vjen në këtë shtet në mënyrë tjetër. Për shembull nëse ai ka të afërm në Britani të Madhe që mund të ia lejojnë të drejtat që të qëndrojë në Britani të Madhe përderisa situata qetësohet në shtetin ku ai jeton.

Për më shumë informata për kërkesë të azilit në gjuhë të ndryshme vizitoni webfaqen e organizatës për refugjatë Refugee Council www.languages.refugeecouncil.org.uk

This document was provided by Citizen Advice from their website, www.adviceguide.org.uk.